1
Numrat 14:9
Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK)
Mos ngrini krye kundër ZOTIT! Mos e kini frikë popullin e vendit, se është kafshatë e vogël për ne. Ata s'ka kush t'i ndihmojë, ndërsa me ne është ZOTI. Mos i kini frikë!».
Compare
Explore Numrat 14:9
2
Numrat 14:18
“ZOTI është i ngadaltë në zemërim e plot mirësi, e fal paudhësinë e shkeljen, por nuk lë pa dënuar. Paudhësinë e etërve e ndëshkon, deri te fëmijët, deri te breznia e tretë dhe e katërt”.
Explore Numrat 14:18
3
Numrat 14:8
Nëse ZOTI na përkrah, do të na çojë në këtë vend e do të na e japë tokën ku rrjedh qumësht e mjaltë.
Explore Numrat 14:8
4
Numrat 14:24
Por me Kalebin, shërbëtori tim, ishte një frymë tjetër dhe ai më qëndroi besnik, prandaj do ta çoj në tokën që shkeli dhe që pasardhësit e tij do ta zotërojnë.
Explore Numrat 14:24
5
Numrat 14:28
Prandaj thuaju: “Pasha jetën, kumton ZOTI, unë do të bëj me ju siç dëgjova se thatë.
Explore Numrat 14:28
6
Numrat 14:11
dhe ZOTI i tha Moisiut: «Edhe për sa kohë do të më përbuzë ky popull? Edhe për sa kohë nuk do të më zërë besë, pas gjithë atyre shenjave që bëra mes tyre?
Explore Numrat 14:11
7
Numrat 14:2
Të gjithë izraelitët murmuritën kundër Moisiut e Aronit e u thanë: «Më mirë të kishim vdekur në Egjipt ose këtu në shkretëtirë.
Explore Numrat 14:2
8
Numrat 14:6-7
Jozuehu, biri i Nunit, dhe Kalebi, biri i Jefunehut, dy nga vëzhguesit, i shqyen rrobat e i thanë bashkësisë së izraelitëve: «Toka që përshkuam e hetuam është tej mase e mirë.
Explore Numrat 14:6-7
9
Numrat 14:21-23
por pasha jetën e lavdinë e ZOTIT që mbush tërë tokën, asnjë nga njerëzit që pa lavdinë time e shenjat që bëra në Egjipt e në shkretëtirë dhe më vuri në provë dhjetë herë pa më dëgjuar, s'ka për ta parë tokën që u premtova etërve të tyre. Asnjë nga ata që më përbuzën nuk do ta shohë.
Explore Numrat 14:21-23
Home
Bible
Plans
Videos