YouVersion Logo
Search Icon

Nehemia 7

7
Përfundimi i meremetimit të mureve
1Kur u ndërtua muri e unë i vendosa portat dhe caktova derëtarët, këngëtarët e levitët, 2e vura Jerusalemin nën zotërimin e vëllait tim, Hananiut, dhe të Hananiahut, kreut të fortesës, sepse ai ishte burrë besnik dhe e druante Perëndinë më shumë se shumë të tjerë. 3Atyre u thashë: «Portat e Jerusalemit nuk duhen hapur derisa të djegë dielli. Dyert të mbyllen pa ikur rojat. Le të caktohen rojtarë prej banorëve të Jerusalemit, si në vendrojë, edhe para shtëpive».
Popullimi i Jerusalemit
4Qyteti ishte i gjerë e i gjatë, por popullsia e tij ishte e vogël e nuk ishin ndërtuar shtëpi. 5Perëndia im më shtiu ndër mend të mblidhja fisnikët, zyrtarët dhe popullin për t'i regjistruar. Atëherë gjeta librin e Breznive të atyre që ishin kthyer të parët, ku ishte shkruar: 6Këta janë njerëzit e krahinës, që u kthyen nga skllavëria e shpërnguljes, të cilët mbreti i Babilonisë, Nabukodonosor, i pati shpërngulur e që u kthyen në Jerusalem e Judë, secili në qytetin e vet. 7Erdhën me Zorobabelin, Jozuehun, Neheminë, Azarjahun, Ramiahun, Namanin, Mordakain, Bilshanin, Misperetin, Bigvain, Nehumin e Banahun.
Ja numri i burrave të popullit të Izraelit: 8bijtë e Faroshit, dy mijë e njëqind e shtatëdhjetë e dy; 9bijtë e Shefatjahut, treqind e shtatëdhjetë e dy; 10bijtë e Arahut, gjashtëqind e pesëdhjetë e dy; 11bijtë e Pahat Moabit, domethënë bijtë e Jozuehut e të Joabit, dy mijë e dyqind e tetëmbëdhjetë; 12bijtë e Elamit, një mijë e dyqind e pesëdhjetë e katër; 13bijtë e Zatuit, tetëqind e dyzet e pesë; 14bijtë e Zakait, shtatëqind e gjashtëdhjetë; 15bijtë e Binuit, gjashtëqind e dyzet e tetë; 16bijtë e Bebait, gjashtëqind e njëzet e tetë; 17bijtë e Azgadit, dy mijë e treqind e njëzet e dy; 18bijtë e Adonikamit, gjashtëqind e gjashtëdhjetë e shtatë; 19bijtë e Bigvait, dy mijë e gjashtëdhjetë e shtatë; 20bijtë e Adinit, gjashtëqind e pesëdhjetë e pesë; 21bijtë e Aterit, domethënë të Ezekisë, nëntëdhjetë e tetë; 22bijtë e Hashumit, treqind e njëzet e tetë; 23bijtë e Becait, treqind e njëzet e katër; 24bijtë e Harifit, njëqind e dymbëdhjetë; 25bijtë e Gibeonit, nëntëdhjetë e pesë; 26burrat e Betlehemit dhe të Netofahut, njëqind e tetëdhjetë e tetë; 27burrat e Anatotit, njëqind e njëzet e tetë; 28burrat e Bet Azmavetit, dyzet e dy; 29burrat e Kirjat Jearimit, të Kefirahut e të Berotit shtatëqind e dyzet e tre; 30burrat e Ramahut e të Gebait, gjashtëqind e njëzet e një; 31burrat e Mikmasit, njëqind e njëzet e dy; 32burrat e Betelit e të Ajit, njëqind e njëzet e tre; 33burrat e Neboit tjetër, pesëdhjetë e dy; 34bijtë e Elamit tjetër, një mijë e dyqind e pesëdhjetë e katër; 35bijtë e Harimit, treqind e njëzet; 36bijtë e Jerikosë, treqind e dyzet e pesë; 37bijtë e Lodit, të Hadidit e të Onosë shtatëqind e njëzet e një; 38dhe bijtë e Senahut, tre mijë e nëntëqind e tridhjetë.
39Priftërinjtë ishin këta: bijtë e Jedajahut, domethënë të shtëpisë së Jozuehut, nëntëqind e shtatëdhjetë e tre; 40bijtë e Imerit, një mijë e pesëdhjetë e dy; 41bijtë e Pashhurit, një mijë e dyqind e dyzet e shtatë; 42dhe bijtë e Harimit, një mijë e shtatëmbëdhjetë.
43Levitët, bijtë e Jozuehut, domethënë të Kadmielit, prej bijve të Hodvahut, ishin shtatëdhjetë e katër. 44Këngëtarët, bijtë e Asafit, ishin njëqind e dyzet e tetë. 45Rojtarët, bijtë e Aterit, bijtë e Talmonit, bijtë e Akubit, bijtë e Hatitait, bijtë e Shobait, ishin njëqind e tridhjetë e tetë.
46Shërbestarët e tempullit ishin bijtë e Cihasë, bijtë e Hasupait, bijtë e Tabaotit, 47bijtë e Kerosit, bijtë e Sijahait, bijtë e Padonit, 48bijtë e Lebanahut, bijtë e Hagabahut, bijtë e Shalmait, 49bijtë e Hananit, bijtë e Gidelit, bijtë e Gaharit, 50bijtë e Reajahut, bijtë e Recinit, bijtë e Nekodait, 51bijtë e Gazamit, bijtë e Uzait, bijtë e Paseahut, 52bijtë e Besait, bijtë e Meunimit, bijtë e Nefusimit, 53bijtë e Bakbukut, bijtë e Hakufait, bijtë e Harhurit, 54bijtë e Baclutit, bijtë e Mehidait, bijtë e Harshait, 55bijtë e Barkosit, bijtë e Siserit, bijtë e Temahut, 56bijtë e Neziahut dhe bijtë e Hatifait.
57Bijtë e shërbëtorëve të Solomonit ishin bijtë e Sotait, bijtë e Soferetit, bijtë e Peridait, 58bijtë e Jalait, bijtë e Darkonit, bijtë e Gidelit, 59bijtë e Shefatjahut, bijtë e Hatilit, bijtë e Pokeret Hacbajimit dhe bijtë e Amonit.
60Tërë shërbëtorët e tempullit dhe bijtë e shërbëtorëve të Solomonit ishin treqind e nëntëdhjetë e dy.
61Këta janë të kthyerit nga Tel Melahu, nga Tel Harshai, nga Kerub Adoni e nga Imeri, të cilët nuk qenë në gjendje të tregonin pasardhësit e cilës shtëpi ishin, për të vërtetuar se ishin izraelitë. 62Ata ishin bijtë e Delajahut, bijtë e Tobisë, bijtë e Nekodait, gjithsej gjashtëqind e dyzet e dy. 63Nga priftërinjtë ishin bijtë e Hobajahut, bijtë e Hakocit, bijtë e Barzilait. Ai kishte marrë për grua njërën nga bijat e Barzila Gileaditit dhe mbante emrin e tyre. 64Këta e kërkuan regjistrin ku duhej të ishin shënuar, por nuk e gjetën, prandaj u përjashtuan nga priftëria 65dhe qeveritari u tha të mos i hanin ushqimet e kushtuara deri kur të vinte prifti me Urim e Tumim.
66Tërë bashkësia e mbledhur kishte dyzet e dy mijë e treqind e gjashtëdhjetë vetë, 67përveç skllevërve e skllaveve që ishin shtatë mijë e treqind e tridhjetë e shtatë. Ata kishin edhe dyqind e dyzet e pesë këngëtarë e këngëtare, #7.67b-69 të tjerë i rendisin si 7.68-70shtatëqind e tridhjetë e gjashtë kuaj, dyqind e dyzet e pesë mushka, 68katërqind e tridhjetë e pesë deve e gjashtë mijë e shtatëqind e njëzet gomarë. 69Disa prej kryefamiljarëve bënë dhurata për punimet. Qeveritari i dhuroi thesarit një mijë drahma ar, pesëdhjetë kupa dhe pesëqind e tridhjetë tunika priftërinjsh. 70Disa prej kryefamiljarëve dhanë për thesarin e punimeve njëzet mijë drahma ar e dy mijë e dyqind mina argjend. 71Pjesa tjetër e popullit dha njëzet mijë drahma ar, dy mijë mina argjend e gjashtëdhjetë e shtatë tunika priftërinjsh.
72Priftërinjtë, levitët, derëtarët, këngëtarët, disa nga populli, të kushtuarit e të gjithë izraelitët u vendosën në qytetet e veta.
Kur erdhi muaji i shtatë, izraelitët gjendeshin në qytetet e veta.

Currently Selected:

Nehemia 7: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in