YouVersion Logo
Search Icon

Nehemia 12

12
Priftërinjtë dhe levitët
1Priftërinjtë dhe levitët që u kthyen me Zorobabelin, të birin e Shealtielit, e me Jozuehun janë këta: Serajahu, Jeremia, Ezra, 2Amarjahu, Maluku, Hatushi, 3Shekanjahu, Rehumi, Meremoti, 4Idoi, Gintoi, Abijahu, 5Mijamini, Madiahu, Bilgahu, 6Shemajahu, Jojaribi, Jedajahu, 7Salai, Amoku, Hilkiahu e Jedajahu. Këta ishin krerët e priftërinjve e të vëllezërve të tyre në kohën e Jozuehut.
8Levitët ishin Jozuehu, Binui, Kadmieli, Sherebiahu, Juda e Matanjahu, i cili bashkë me vëllezërit e vet kujdesej për këngët e lavdit. 9Vëllezërit e tyre Bakbukiahu e Uniu shërbenin kundruall tyre.
10Jozuehut i lindi Jojakimi, Jojakimit i lindi Eliashibi, Eliashibit i lindi Jojadai, 11Jojadait i lindi Jonatani e Jonatanit i lindi Jaduai.
12Në kohën e Jojakimit priftërinjtë kryefamiljarë ishin Merajahu për familjen e Serajahut; Hananiahu për familjen e Jeremisë; 13Meshulami për familjen e Ezrës; Jehohanani për familjen e Amarjahut; 14Jonatani për familjen e Melikuit; Jozefi për familjen e Shebanjahut; 15Adnai për familjen e Harimit; Helkaji për familjen e Merajotit; 16Zakaria për familjen e Idoit; Meshulami për familjen e Ginetonit; 17Zikriu për familjen e Abijahut; Piltai për familjen e Minjaminit të Moadiahut; 18Shamuai për familjen e Bilgahut; Jonatani për familjen e Shemajahut; 19Matenai për familjen e Jojaribit; Uziu për familjen e Jedajahut; 20Kalai për familjen e Salait; Eberi për familjen e Amokut; 21Hashabiahu për familjen e Hilkiahut; Netaneli për familjen e Jedajahut.
22Në kohën e Eliashibit, të Jojadait, të Johananit e të Jaduait, deri në kohën e mbretërimit të Darit të Persisë, levitët u regjistruan sipas kryefamiljarëve, sikurse edhe priftërinjtë. 23Kryefamiljarët e pasardhësve të Levit u regjistruan në librin e Kronikave deri në ditët e Johananit, birit të Eliashibit. 24Krerët e levitëve, Hashabiahu, Sherebiahu e Jozuehu, biri i Kadmielit, bashkë me vëllezërit e tyre, që u rrinin kundruall, këndonin me radhë lavde e falënderime, sipas urdhrit të Davidit, njeriut të Perëndisë. 25Matanjahu, Bakbukiahu, Abdia, Meshulami, Talmoni e Akubi ishin derëtarë e ruanin qilarët e portave. 26Këta jetuan në kohën e Jojakimit, birit të Jozuehut, të birit të Jocadakut, kur Nehemia ishte qeveritar e prifti Ezra ishte shkrues.
Kushtimi i mureve të qytetit
27Për kushtimin e mureve të Jerusalemit njerëzit kërkuan levitët prej të gjitha vendeve, që t'i sillnin në Jerusalem, për ta kremtuar kushtimin me gëzim, me falënderim, me këngë, me cimbale, me lira e me harpa. 28Këngëtarët u mblodhën nga rrethinat e Jerusalemit, nga fshatrat e Netofatitit, 29nga Bet Gilgali e nga krahina e Gebës dhe Azmavetit, sepse këngëtarët kishin ndërtuar për vete fshatra përreth Jerusalemit. 30Priftërinjtë e levitët u pastruan vetë e pastaj pastruan popullin, portat e murin. 31Atëherë unë ngjita mbi mur prijësit e Judës dhe caktova dy kore të mëdha që këndonin këngë falënderimi për parakalim. Njëri shkoi mbi mur në të djathtë, në drejtim të Portës së Hedhurinave. 32Pas tyre shkuan Hoshajahu, gjysma e prijësve të Judës, 33Azarjahu, Ezra, Meshulami, 34Juda, Benjamini, Shemajahu, Jeremia 35e disa priftërinj të rinj me trumbeta, Zakaria, biri i Jonatanit, të birit të Shemajahut, të birit të Matanjahut, të birit të Mikahut, të birit të Zakurit, të birit të Asafit, 36bashkë me vëllezërit e tij Shemajahun, Azarelin, Milalain, Gilalain, Main, Netanelin, Judën e Hananiun, me veglat muzikore të Davidit, njeriut të Perëndisë. Para tyre ecte shkruesi Ezra. 37Kur mbërritën te Porta e Gurrës, u ngjitën drejt nëpër shkallët e Qytetit të Davidit, tek e përpjeta e murit mbi shtëpinë e Davidit, në drejtim të Portës së Ujit, në lindje.
38Kori tjetër shkoi në të majtë e unë shkova pas tyre mbi mur me gjysmën tjetër të popullit, përtej Kullës së Furrave, në drejtim të Murit të Gjerë. 39Kaluam Portën e Efraimit, Portën e Vjetër, Portën e Peshqve, Kullën e Hananelit, Kullën e të Njëqindve dhe Portën e Deleve. Ata u ndalën te Porta e Burgut. 40Të dy koret u ndalën te tempulli i Perëndisë e bashkë me ta edhe unë e gjysma e zyrtarëve, që ishin me mua, 41si edhe priftërinjtë Eliakimi, Masejahu, Minjamini, Mikahu, Eljoenai, Zakaria e Ananjahu, që mbanin trumbetat. 42Ishin edhe Masejahu, Shemajahu, Eleazari, Uziu, Jehohanani, Malkjahu, Elami dhe Ezeri. Atëherë këngëtarët kënduan nën drejtimin e Izrahjahut. 43Atë ditë ata kushtuan flijime të mëdha e u ngazëlluan, sepse Perëndia i kishte ngazëlluar shumë. U gëzuan edhe gratë e fëmijët dhe ngazëllimi i Jerusalemit u dëgjua që nga larg.
44Atë ditë disa burra u caktuan kujdestarë të kthinave të grumbullimit të dhuratave, të të lashtave e të të dhjetave, që të grumbullonin në to nga fushat përreth qyteteve pjesën që u takonte me ligj priftërinjve e levitëve, duke qenë se judenjtë u ngazëlluan me priftërinjtë e levitët që shërbenin. 45Ata kryen shërbesën e Perëndisë së tyre, si edhe shërbesën e pastrimit. Kështu vepruan edhe këngëtarët e derëtarët, sipas urdhrit të Davidit e birit të tij, Solomonit. 46Dikur, në kohën e Davidit e të Asafit, këngëtarët kishin pasur drejtues. Kishin pasur edhe këngë lavdi e falënderimi për Perëndinë. 47Në kohën e Zorobabelit e të Nehemisë mbarë Izraeli u jepte këngëtarëve e derëtarëve pjesën e përditshme. Ata ndanin veç pjesën që u takonte levitëve e levitët ndanin veç pjesën që u takonte pasardhësve të Aronit.

Currently Selected:

Nehemia 12: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy