YouVersion Logo
Search Icon

Nehemia 11

11
Regjistrimi i të ardhurve
1Krerët e popullit u vendosën në Jerusalem dhe pjesa tjetër e popullit hodhi short për të sjellë nga një ndër dhjetë vetë me banim në Jerusalem, në qytetin e shenjtë, ndërsa nëntë të tjerët mund të rrinin në qytetet e tjera. 2Populli i bekoi të gjithë ata që shkuan me dëshirën e vet për të banuar në Jerusalem.
3Këta janë krerët e krahinës, të cilët u vendosën në Jerusalem. Në qytetet e tjera të Judës secili u vendos në pronën e vet, në qytetin e vet, si izraelitët, ashtu edhe priftërinjtë, levitët, shërbestarët dhe pasardhësit e shërbëtorëve të Solomonit. 4Në Jerusalem u vendosën disa prej pasardhësve të Judës dhe disa prej pasardhësve të Benjaminit. Prej pasardhësve të Judës ishin Atajahu, biri i Uziahut, të birit të Zakarisë, të birit të Amarjahut, të birit të Shefatjahut, të birit të Mahalalelit, njërit prej bijve të Perecit; 5Masejahu, biri i Barukut, të birit të Kolhozehut, të birit të Hazajahut, të birit të Adajahut, të birit të Jojaribit, të birit të Zakarisë, të birit të Shilonisë. 6Pasardhësit e Perecit, që u vendosën në Jerusalem, ishin gjithsej katërqind e gjashtëdhjetë e tetë burra trima.
7Pasardhësit e Benjaminit janë këta: Salui, biri i Meshulamit, të birit të Joedit, të birit të Pedajahut, të birit të Kolajahut, të birit të Masejahut, të birit të Itielit, të birit të Jeshajahut. 8Pas tij#11.8 të tjerë: Vëllezërit e tij vinin Gabai e Salai. Ata ishin nëntëqind e njëzet e tetë. 9Joeli, biri i Zikriut, ishte mbikëqyrësi i tyre, ndërsa Juda, biri i Hasnuahut, ishte i dyti i qytetit.
10Prej priftërinjve ishin Jedajahu, biri i Jojaribit, Jakini, 11Serajahu, biri i Hilkiahut, të birit të Meshulamit, të birit të Cadokut, të birit të Merajotit, të birit të Ahitubit, përgjegjësit të tempullit të Perëndisë, 12bashkë me vëllezërit e tyre që punonin në tempull. Ata ishin tetëqind e njëzet e dy. Pastaj Adajahu, biri i Jerohamit, të birit të Pelaliahut, të birit të Amciut, të birit të Zakarisë, të birit të Pashhurit, të birit të Malkjahut, 13bashkë me vëllezërit e tij kryefamiljarë. Ata ishin dyqind e dyzet e dy. Pastaj Amashai, biri i Azarelit, të birit të Ahzajit, të birit të Meshilemotit, të birit të Imerit, 14bashkë me vëllezërit e tyre të fortë e trima. Ata ishin njëqind e njëzet e tetë. Mbikëqyrësi i tyre ishte Zabdieli, biri i Hagdolimit.
15Prej levitëve ishin Shemajahu, biri i Hashubit, të birit të Azrikamit, të birit Hashabiahut, të birit të Buniut; 16Shabetai e Jozabadi, prej krerëve të levitëve, të cilët kishin marrë përsipër punimet e jashtme të tempullit të Perëndisë; 17Matanjahu, biri i Mikahut, të birit të Zabdiut, të birit të Asafit, i cili kryesonte lutjen e falënderimit; Bakbukiahu, i dyti prej vëllezërve, dhe Abdai, biri i Shamuait, të birit të Galalit, të birit të Jedutunit. 18Levitët e pranishëm në qytetin e shenjtë ishin gjithsej dyqind e tetëdhjetë e katër.
19Derëtarët ishin Akubi, Talmoni dhe vëllezërit e tyre. Ata ruanin portat dhe ishin gjithsej njëqind e shtatëdhjetë e dy. 20Pjesa tjetër e Izraelit, e priftërinjve dhe e levitëve u vendosën në të gjitha qytetet e Judës, secili në trashëgiminë e vet.
21Shërbestarët banonin në Ofel. Përgjegjësit e shërbestarëve ishin Cihai e Gishpai. 22Mbikëqyrësi i levitëve në Jerusalem ishte Uziu, biri i Baniut, të birit të Hashabiahut, të birit të Matanjahut, të birit të Mikait, njërit prej pasardhësve të Asafit, të cilët ishin këngëtarët e caktuar për t'u marrë me punët e tempullit të Perëndisë, 23sepse mbreti u kishte dhënë urdhër e porosi këngëtarëve për veprimtarinë e përditshme. 24Petahiahu, biri i Meshezabelit, njërit prej bijve të Zerahut, të birit të Judës, ishte mëkëmbësi i mbretit për të gjitha çështjet e popullit.
Gjendja jashtë Jerusalemit
25Për sa u përket fshatrave me fushat e tyre, disa prej bijve të Judës u vendosën në Kirjat Arba e në rrethinat e tij; në Dibon e në rrethinat e tij; në Jekabcel e në fshatrat e tij; 26në Jeshua, në Moladah, në Bet Pelet, 27në Hacar Shual, në Bershebë e në rrethinat e saj, 28në Ciklag, në Mekonah e në rrethinat e tij, 29në En Rimon, në Corah, në Jarmuth, 30në Zanoah, në Adulam e në fshatrat e tyre, në Lakish e në fushat e tij, në Azekah e në rrethinat e tij. Ata e vunë fushimin nga Bersheba deri në luginën e Hinomit. 31Pasardhësit e Benjaminit u vendosën në Gebë, në Mikmas, në Ajah, në Betel e në rrethinat e tij, 32në Anatot, në Nob, në Ananiah, 33në Hacor, në Ramah, në Gitaim, 34në Hadid, në Ceboim, në Nebalat, 35në Lod, në Ono, që është Ge Harashimi. 36Një pjesë e levitëve të Judës u bashkuan me Benjaminin.

Currently Selected:

Nehemia 11: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy