YouVersion Logo
Search Icon

Jobi 6

6
1Atëherë Jobi u përgjigj e tha:
2«Po të peshohet krusma ime
e të matet mjerimi im,
3rëndojnë më shumë se rëra e detit,
prandaj po ngutem e po flas.
4I gjithëpushtetshmi m'i ka ngulur shigjetat,
helmin ua thëthin shpirti im
e tmerret e Perëndisë më janë kundërvënë.
5A pall gomari kur ka bar?
A pëllet lopa kur ka tagji?
6A hahet gjella pa kripë e pa shije?
A ka shije lëngu i bordullakut?
7Gjërat që nuk i prekja dot
janë bërë gjella ime e neveritshme.
8U pranoftë kërkesa ime
e Perëndia më dhëntë çfarë shpresoj!
9Dashtë Perëndia e më shtyptë,
zgjattë dorën e më zhbiftë!
10Le të jetë ky ngushëllimi im
dhe do të galdoj në dhimbjen time,
se nuk i mohova fjalët e të Shenjtit.
11Me çfarë force do të pres
dhe pse duhet të duroj?
12Vallë, si guri jam i fortë?
Prej bronzi është mishi im?
13As veten s'e ndihmoj dot
dhe prej meje ka ikur e mbara.
14Mikut nuk i mohohet besnikëria,
edhe kur s'e ka më drojën e të gjithëpushtetshmit#6.14 ose: Kush nuk i rri besnik mikut, braktis edhe drojën e të gjithëpushtetshmit.
15Shokët janë të pabesë si vau,
si përrenjtë që vërshojnë në zall.
16Shkrihen akujt e turbullohen,
fryhen, kur shkrihet bora.
17Kur është nxehtë, avullojnë,
kur vjen vapa, thahet zalli.
18Varganet ngatërrojnë udhën,
marrin shkretëtirën e birren.
19Varganet e Temait i kërkojnë,
udhëtarët e Shebës shpresojnë t'i gjejnë.
20Zhgënjehen, sepse shpresonin,
mbërrijnë aty e pështjellohen.
21Kështu jeni edhe ju për mua,
e patë zezonën dhe u tmerruat.
22A mos ju thashë të më jepnit gjë,
të më shpërblenit me pasurinë tuaj?
23Apo të më lironit nga dora e armikut,
të më shpaguanit nga dora e të pashpirtit?
24Mësomëni e do të hesht,
tregomëni ku kam gabuar.
25Sa të rënda janë fjalët e drejta!
Por, qortimet tuaja, çfarë qortojnë?
26A synoni t'i qortoni fjalët e mia?
A i merr era fjalët e të pashpresit?
27Edhe mbi jetimin do të hidhnit short
e mikun do ta shisnit.
28Prandaj, kthehuni kah unë, ju lutem,
se nuk do t'ju gënjej sy më sy.
29Pendohuni, që të mos bëhet padrejtësi!
Pendohuni, se unë kam të drejtë.
30A paska padrejtësi në gjuhën time?
A s'e dalluaka ligësinë qiellza ime?».

Currently Selected:

Jobi 6: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in