YouVersion Logo
Search Icon

Jobi 17

17
1«Po më zihet fryma,
po më shuhen ditët
e varri po më pret.
2A nuk më rrethojnë shpotitësit?
Sytë m'i kanë zënë trazuesit.
3Bëhu, pra, dorëzanë për mua!
Kush tjetër do të ma japë dorën?
4Meqë ua more mendjen,
nuk do t'i lësh të ngadhënjejnë.
5Kush kallëzon miqtë dhe ndan bukën me miqtë
u zë sytë fëmijëve.#17.5 ose: Kush e ndan bukën me miqtë i lë fëmijët pa ngrënë
6Ai më bëri përrallë para njerëzve
e për t'u pështyrë në fytyrë jam bërë.
7Sytë më janë errur nga dhimbja
e gjymtyrët m'u bënë të gjitha si hije.
8Të drejtët çuditen për këtë
e i pafajshmi zemërohet kundër të pafeut.
9Por i drejti qëndron në udhën e tij
e kush ka duar të pastra bëhet më i fortë.
10Ejani prapë ju të gjithë
e nuk do të gjej ndër ju asnjë të urtë.
11Kaluan ditët e mia, u zvordhën shestimet e mia,
ëndjet e zemrës sime.
12Ata e bëjnë natën ditë
e thonë se errësira i afrohet dritës.
13S'kam tjetër shpresë, veç të banoj në skëterrë,
në errësirë ta vë shtrojën time.
14Varrit i thashë: “Im atë je ti”
e krimbave: “Ju jeni nëna e motrat e mia”.
15Ku është, pra, shpresa ime?
Kush mund ta shohë shpresën time?
16A do të zbresë me mua në skëterrë
e bashkë në pluhur do të zhytemi?».

Currently Selected:

Jobi 17: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in