YouVersion Logo
Search Icon

Jeremia 47

47
Për filistinët
1Fjala e Zotit drejtuar profetit Jeremi për filistinët, para se faraoni të sulmonte Gazën.
2Kështu thotë Zoti:
«Ja, po fryhen ujërat prej veriut,
po bëhen përrua rrëmbyes,
po e përmbytin tokën
me gjithçka e mbush,
qytetin e banorët e tij.
Gjithkush bërtet,
çdo banor i dheut ulërin.
3Prej tingullit të përpushjes së patkonjve të hamshorëve,
prej sokëllimës së karrocave, prej vringëllimës së rrotave,
etërit nuk kthehen kah bijtë,
se u flashken duart,
4se erdhi dita për t'i shkatërruar
të gjithë filistinët,
për të zhbirë nga Tiri e Sidoni
çdo ndihmëtar të mbetur,
se Zoti po i shkatërron filistinët,
tepricën e bregut të Kaftorit.
5Gazës i ka rënë shoga,
Ashkeloni ka rënë në heshtje.
O tepricë e luginës së tyre,
deri kur do të çirreni?
6Ah, shpatë e Zotit,
edhe sa kohë të duhet që të pushosh?
Hyr në mill,
ndalu e pusho!
7Si mund të pushojë,
kur Zoti e ka urdhëruar?
Kundër Ashkelonit e kundër bregdetit,
atje e ka caktuar».

Currently Selected:

Jeremia 47: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

Video for Jeremia 47