YouVersion Logo
Search Icon

Jeremia 33

33
Premtimi për përtëritje
1Fjala e Zotit iu drejtua Jeremisë për të dytën herë, kur ai ishte mbyllur në tremen e rojës, e i tha: 2«Kështu thotë Zoti, që bëri tokën, Zoti, që i dha trajtë për ta bërë të qëndrueshme dhe që Zot është emri i tij. 3Thirrmë e unë do të të përgjigjem. Do të të tregoj gjëra të mëdha e të fshehura, për të cilat nuk ke njohuri. 4Se kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit, për shtëpitë e këtij qyteti dhe për pallatet e mbretit të Judës, që do të shemben nga rrethimi e nga shpata. 5Ata po vijnë për të luftuar kundër kaldenjve, për ta mbushur vendin me kufomat e njerëzve, që unë do t'i godas në zemërimin e në tërbimin tim, sepse e kam fshehur fytyrën time nga ky qytet, për shkak të tërë ligësisë së tyre. 6Ja, unë do t'i sjell shëndet e shërim, do t'i shëroj e do t'u zbuloj begatinë e paqes e të besnikërisë. 7Do t'i kthej robërit e Judës dhe robërit e Izraelit e do t'i përtërij si dikur. 8Do t'i pastroj nga të gjitha fajet me të cilat mëkatuan kundër meje dhe do ta fal tërë fajin e mëkatit e të kryeneçësisë së tyre kundër meje. 9#33.9 të tjerë: Ky qytet Do të jetë për mua emër gëzimi, lavdi e nderi mes të gjitha kombeve të tokës, që do të dëgjojnë për tërë mirësinë që unë u bëra dhe do të shtangen e do të dridhen për tërë të mirën dhe tërë begatinë që unë po bëj gati për ta.
10Kështu thotë Zoti: sërish në këtë vend, për të cilin ju thoni se është i shkretuar, pa njerëz e pa shtazë, në qytetet e Judës e në rrugët e Jerusalemit, që janë shkretuar, pa njerëz, pa banorë e pa shtazë, do të dëgjohet 11tingulli i gëzimit e tingulli i haresë, zëri i dhëndrit e zëri i nuses, zëri i atyre që thonë:
“Përlëvdojeni Zotin e ushtrive,
se i mirë është Zoti,
se mirësia e tij mbetet përgjithmonë”,
teksa sjellin fli falënderimi në tempullin e Zotit. Se unë do t'i kthej të robëruarit e tokës siç ishin në fillim, thotë Zoti.
12Kështu thotë Zoti i ushtrive: në këtë vend të shkretuar, pa njerëz e pa shtazë, dhe në të gjitha qytetet e tij, do të ketë kullota për barinjtë që do të vendojnë grigjën. 13Në qytetet kodrinore, në qytetet e Shefelahut e në qytetet e Negevit, në tokën e Benjaminit, në rrethinat e Jerusalemit e në qytetet e Judës, grigjat do të kalojnë përsëri në duart e atij që i numëron, thotë Zoti».
Mbretërit dhe priftërinjtë
14«Ja, po vijnë ditët, kumton Zoti, kur do ta përmbush premtimin që i bëra shtëpisë së Izraelit e shtëpisë së Judës. 15Në ato ditë e në atë kohë do të qes prej Davidit një pinjoll të drejtë, i cili do të zbatojë të drejtën dhe drejtësinë në vend. 16Në ato ditë Juda do të shpëtohet, Jerusalemi do të banojë i qetë e do të thirret: Zoti është drejtësia jonë.
17Se kështu thotë Zoti: Davidit nuk do t'i mungojë një burrë, që të ulet në fronin e shtëpisë së Izraelit. 18As priftërinjve levitë nuk do t'u mungojë një burrë prej pranisë sime, që të kushtojë fli shkrumbimi, të djegë temjan e drithë e të kushtojë fli çdo ditë».
19Fjala e Zotit iu drejtua Jeremisë e i tha: 20«Kështu thotë Zoti: nëse mund ta thyeni besëlidhjen time me ditën dhe besëlidhjen time me natën, e të mos vijnë dita e nata në kohën e vet, 21atëherë mund të thyhet edhe besëlidhja ime me Davidin, shërbëtorin tim, e nuk do të ketë një bir që të mbretërojë mbi fronin e tij, sikurse edhe me levitët priftërinj, shërbëtorët e mi. 22Siç nuk mund të numërohet ushtria e qiellit e nuk mund të matet rëra e detit, kështu do t'i shumoj pasardhësit e Davidit, shërbëtorit tim, dhe levitët, që më shërbejnë».
23Fjala e Zotit iu drejtua Jeremisë e i tha: 24«A nuk e ke vënë re ç'thotë ky popull? Thonë: “Zoti i përbuzi dy fiset që kishte zgjedhur”. Kështu e përçmojnë popullin tim, duke mos e parë më si komb. 25Kështu thotë Zoti: po të mos vlente më besëlidhja ime me ditën e natën, po të mos e kisha caktuar unë ligjësinë e qiellit e të tokës, 26atëherë do ta përbuzja farën e Jakobit e të Davidit, shërbëtorit tim, e nuk do të zgjidhja prej pasardhësve të tij një sundimtar mbi pasardhësit e Abrahamit, Isakut e Jakobit. Por unë do t'i kthej robërit e tyre e do të kem mëshirë për ta».

Currently Selected:

Jeremia 33: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

Video for Jeremia 33