YouVersion Logo
Search Icon

Isaia 27

27
1Atë ditë Zoti do të ndëshkojë me shpatën e vet të mprehtë, të madhe e të fuqishme Leviatanin, gjarprin dredharak, Leviatanin, gjarprin dredha-dredha, dhe do të vrasë përbindëshin e detit.
Vreshti i Zotit
2Atë ditë, vreshtit të ëmbël këndojini!
3Vetë unë, Zoti, e ruaj,
në kohën e duhur e ujis,
dhe, që të mos e dëmtojë askush,
ditë e natë bëj roje.
4I zemëruar nuk jam.
Po të më vinin ferra e gjemba,
do të marshoja për të luftuar kundër tyre,
në flakë krejt do t'i digjja.
5Por kush do të kërkojë mbrojtjen time,
do të bëjë paqe me mua,
po, do të bëjë paqe me mua.
6Në të ardhmen Jakobi do të lëshojë rrënjë,
Izraeli do të lulëzojë e do të çelë sytha,
frutat do ta mbushin faqen e dheut.
7A mos i ra vallë Izraelit,
aq sa u ra atyre që i binin atij?
A mos u vranë vallë,
aq sa u vranë ata që e vrisnin?
8E ndëshkoi duke e dëbuar,
padi kundër tij ngriti,
me frymën e tij të fuqishme e degdisi,
në ditën e erës së furishme nga lindja.
9Kështu do të shlyhet paudhësia e Jakobit,
ky do të jetë fryti i faljes së mëkatit të tij,
kur t'i kthejë tërë gurët e altarit
në pluhur gëlqereje të shuar,
kur shtyllat e Asherave dhe altarët e temjanit
të mos ngrihen më kurrë.
10Qyteti i fortifikuar i shkretë do të mbetet,
pa banorë e i braktisur si shkretëtira.
Aty do të shkojnë të kullotin viçat,
aty do të shtrihen e degë do të hanë.
11E kur degët të thahen e të këputen,
do t'i marrin gratë për të ndezur zjarr,
se ky popull nuk ka fare mençuri,
prandaj ai që e bëri,
s'do të ketë për të dhembshuri,
ai që i dha trajtë,
nuk do të ketë për të mëshirë.
12Atë ditë Zoti do t'i shijë kallëzat,
që nga rrjedha e lumit deri te përroi i Egjiptit,
ndërsa ju një nga një do të mblidheni,
o bij të Izraelit!
13Atë ditë do të bjerë boria e madhe
e do të vijnë të hapërdarët në tokën e Asirisë,
bashkë me të dëbuarit në dheun e Egjiptit.
Para Zotit do të përkulen
në malin e shenjtë, në Jerusalem.

Currently Selected:

Isaia 27: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy