Zanafilla 49
49
Jakobi bekon të bijtë
1Jakobi i thirri të bijtë e u tha: «Ejani t'ju tregoj se çfarë do t'ju ndodhë në ditët që po vijnë:
2Mblidhuni e dëgjoni, o bijtë e Jakobit,
dëgjojeni Izraelin, atin tuaj!
3O Ruben, i parëlinduri im,
ti, fuqia e fryti i parë i burrërisë sime,
i epërm në krenari e fuqi,
4i rrëmbyer si uji, mos paç epërsi,
se u shtrive në shtrojën e atit tënd dhe e fëlliqe.
Mbi shtratin tim ai u shtri.
5Simeoni e Levi vëllezër janë
e për dhunë shpatat i kanë!
6Në kuvendin e tyre mos marrtë pjesë shpirti im
e në mbledhjet e tyre mos qoftë nderi im.
Se nga zemërimi vranë njerëz
e dema gjymtuan si deshën.
7Mallkuar qoftë zemërimi i tyre i tërbuar
e mëria e tyre mizore.
Te Jakobi do t'i ndaj
e nëpër Izrael do t'i shpërndaj.
8O Judë! Ty, do të lavdërojnë vëllezërit e tu.
Mbi zverkun e armiqve të tu
do të jetë dora jote.
Para teje do të përkulen bijtë e atit tënd!
9Pjellë luani është Juda.
Prej presë u ktheve biri im.
Ai ulet e shtrihet si një luan
e kush guxon ta zgjojë?
10Skeptri nuk do t'i hiqet Judës,
as shkopi i prijësit këmbëve të tij.
Do t'i sjellin#49.10 të tjerë: derisa të vijë ai të cilit i përket; derisa të vijë Shilohu tagrin,
popujt do ta dëgjojnë.
11Gomarin e lidh në pjergull,
kërriçin te hardhia më e mirë.
Me verë e lan rrobën e tij,
me lëngun#49.11 he. gjakun e rrushit petkun.
12Të kuq si vera sytë e tij,
të bardhë si qumështi dhëmbët.
13Zabuloni pranë detit do të banojë
e për lundrat liman do të jetë.
Kufirin në Sidon do ta ketë.
14Isahari është gomar i fortë,
shtrirë mes dy gardhesh#49.14 ose: me hejbe mbi të.
15Pa se vendpushimi ishte i mirë
e toka e këndshme
e uli kurrizin nën barrë,
shërbëtor i nënshtruar u bë!
16Dani, popullin e vet do të gjykojë,
si çdo fis tjetër i Izraelit.
17Qoftë si gjarpri rrugës
e nepërka udhës,
që thembrën e kalit kafshon
e kalorësin në shpinë e rrëzon.
18Shpëtimin tënd pres, o Zot!
19Gadin do ta sulmojnë kusarët,
por në kthim do t'i sulmojë ai.
20Asheri do të ketë bukë të shijshme
e për mbretër ushqime të përzgjedhura.
21Neftaliu është drenushë e lirë
që pjell drerë#49.21 të tjerë: brirë; fjalë të bukur.
22Jozefi është si pemë frutore#49.22 ose: gomar i egër,
si pemë frutore pranë burimit,
me degë tej murit#49.22 he. e paqartë; të tjerë: si kërriç mbi kodër.
23Hidhur e qëlluan,
harkëtarët e sulmuan.
24Por i fortë mbeti harku i tij
e krahët iu forcuan
nga dora e të fuqishmit të Jakobit,
nga bariu e shkëmbi i Izraelit,
25nga Perëndia i atit tënd
që të ndihmon,
nga i gjithëpushtetshmi
që të bekon
me bekime nga qielli lart
e me bekime nga humnera poshtë,
me bekime nga gjiri e nga barku.
26Bekimet e atit tënd ua tejkalojnë
bekimeve të maleve të amshuara#49.26 të tjerë: e të parëve të mi
e begatisë#49.26 të tjerë: deri në majat së kodrave të përjetshme.
Ato qofshin mbi kryet e Jozefit,
mbi ballin e të zgjedhurit ndër vëllezër!
27Benjamini është ujk grabitqar,
prenë e ha në mëngjes
e në mbrëmje plaçkën ndan!».
28Të gjithë këta janë dymbëdhjetë fiset e Izraelit. Kështu u tha ati i tyre kur i bekoi me radhë, secilin sipas bekimit të vet.
Vdekja e Jakobit
29Pastaj Jakobi i urdhëroi e u tha: «Së shpejti do të vdes. Më varrosni me etërit e mi, në shpellën që është në arën e Efron Hititit, 30në shpellën që ndodhet në arën e Makpelës, përballë Mamreut, në tokën e Kanaanit, në fushën që Abrahami bleu si pronë varri nga Efron Hititi. 31Atje janë varrosur Abrahami e Sara, gruaja e tij. Atje është varrosur Isaku e Rebeka, gruaja e tij. Atje kam varrosur Lean. 32Fusha e shpella iu blenë bijve të Hetit». 33Pasi urdhëroi të bijtë, Jakobi i mblodhi këmbët mbi shtrat e dha shpirt. Ai u varros me popullin e tij.
Currently Selected:
Zanafilla 49: AL1
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020
© Interconfessional Bible Society of Albania 2020