Ligji i përtërirë 30
30
Pendimi dhe falja
1«Kur të bien mbi ty të gjitha këto bekime e mallkime, që po t'i parashtroj, kur të jesh mes kombeve, ku Zoti, Perëndia yt, do të të degdisë, dhe të bie në mend për to 2e kthehesh drejt Zotit, Perëndisë tënd, ti e fëmijët e tu, e dëgjon zërin e tij me gjithë zemër e shpirt në çdo gjë që unë po të urdhëroj sot, 3atëherë Zoti, Perëndia yt, do të ta ndryshojë fatin#30.3 të tjerë: do të të kthejë nga skllavëria e do të ketë mëshirë për ty. Zoti, Perëndia yt, do të të mbledhë nga të gjithë popujt mes të cilëve të shpërndau. 4Edhe po të jesh degdisur në fund të botës, Zoti, Perëndia yt, do të të mbledhë e do të të marrë prej andej. 5Zoti, Perëndia yt, do të të çojë te vendi që etërit e tu zotëronin e ti do ta pushtosh. Do të të bekojë me mirësi e begati më shumë se etërit e tu.
6 Zoti, Perëndia yt, do të ta rrethpresë zemrën ty e pasardhësve të tu, që ta duash Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemër e me gjithë shpirt dhe kështu do të jetosh. 7Atëherë Zoti, Perëndia yt, do t'i hedhë këto mallkime mbi armiqtë e mbi kundërshtarët që të përndjekin. 8Ti do të kthehesh e do ta dëgjosh zërin e Zotit. Do t'i zbatosh të gjitha urdhërimet e tij, që unë po të urdhëroj sot. 9Zoti, Perëndia yt, do ta begatojë çdo punë tënden, frytin e barkut, të kafshëve e të dheut, sepse Zoti do të ngazëllehet sërish me ty, siç ngazëllehej me etërit e tu, 10ngaqë e dëgjove zërin e Zotit, Perëndisë tënd, i mbajte urdhërimet dhe rregullat e tij, të shkruara në këtë libër të ligjit, e u ktheve me gjithë zemër e shpirt drejt Zotit, Perëndisë tënd.
Vendimi
11Ky urdhër që po të jap sot nuk është as i pakuptueshëm e as i pakapshëm. 12Nuk është në qiell, që të thuhet: “Kush do të ngjitet në qiell, që të na e sjellë e të na e shpallë për ta zbatuar?”. 13Nuk është përtej detit, që të thuhet: “Kush do të shkojë përtej detit, që të na e sjellë e të na e shpallë për ta zbatuar?”. 14Ja, fjala është fare pranë teje. Është në gojën tënde e në zemrën tënde, që ta zbatosh.
15Shiko, sot po të parashtroj jetën e të mirën, vdekjen e të keqen. 16Nëse u bindesh urdhërimeve të Zotit, Perëndisë tënd#30.16 ose: Unë të urdhëroj sot që ta duash Zotin, Perëndinë tënd, të cilat t'i urdhërova sot, që ta duash Zotin, Perëndinë tënd, ta ndjekësh udhën e tij e t'i mbash urdhërimet, rregullat dhe vendimet e tij, atëherë do të rrosh dhe Zoti, Perëndia yt, do të të shtojë e do të të bekojë në tokën ku po hyn për ta pushtuar. 17Nëse nuk bindesh e nuk dëgjon, joshesh, adhuron perëndi të tjerë e u shërben atyre, 18atëherë sot po të shpall se do të marrësh fund krejt. Nuk do të jetosh gjatë në tokën që po hyn për të pushtuar përtej Jordanit. 19Qielli e toka qofshin sot dëshmitarë se po ju parashtroj jetën e vdekjen, bekimin e mallkimin. Zgjidh, pra, jetën, që të jetosh ti e pasardhësit e tu. 20Duaje Zotin, Perëndinë tënd, dëgjoje zërin e tij e mbahu fort pas tij, sepse ai është jeta dhe mbushullia e ditëve të tua. Kështu do të banosh në vendin, për të cilin Zoti iu betua etërve të tu, Abrahamit, Isakut e Jakobit, se do të ta jepte ty».
Currently Selected:
Ligji i përtërirë 30: AL1
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020
© Interconfessional Bible Society of Albania 2020