YouVersion Logo
Search Icon

Amosi 6

6
Mjerë prijësit
1«Mjerë ata që krekosen në Sion,
që ndihen të sigurt në malin e Samarisë,
mjerë paria e kombit të përzgjedhur,
te të cilët shtëpia e Izraelit shkon për ndihmë.
2Kaloni nëpër Kalneh e vështroni,
shkoni prej andej në Hamat Rabah,
zbrisni te Gati i Filistesë.
A mos jeni më të mirë se këto kombe?
A është vendi i tyre më i madh se vendi juaj?
3O ju, që shpërfillni ditën e mjerimit
e pushtetin e dhunës nxisni.
4Mjerë ata që shtrihen në shtretër të fildishtë,
që shtriqen divaneve,
e hanë qengjat e kopesë
dhe viçat e stallës.
5Ata luajnë me lirën
e si Davidi sajojnë vegla muzikore,
6pinë verë me tas,
veten vajosin me vaj të përzgjedhur
e për rrënojat e Jozefit nuk lëngojnë.
7Ndaj do të jenë në krye të të shpërngulurve,
fund do të marrë gazi i tyre i shfrenuar.
8U betua Zoti, Zoti im për veten e vet,
kumton Zoti, Perëndia i ushtrive:
“Më neveritet krenaria e Jakobit,
fortesat e tij i urrej
e qytetin me ç'ka brenda
do ta dorëzoj”.
9Nëse mbesin dhjetë vetë në një shtëpi, edhe ata do të vdesin. 10Një nga të afërmit, ai që djeg kufomat, kur të nxjerrë eshtrat nga shtëpia do të pyesë: “A ka mbetur ndonjë tjetër brenda?”. I afërti në fund të shtëpisë do të përgjigjet: “Jo!”. E më pas do të thotë: “Hesht! Se nuk bën të përmendet emri i Zotit!”.
11Ja, Zoti po jep urdhër,
shtëpinë e madhe do ta bëjë copë e çikë,
shtëpinë e vogël do ta bëjë thërrime.
12A kalërojnë kuajt mbi shkëmbinj?
A lërohet shkëmbi#6.12 të tjerë: deti me qe?
Por, ju e kthyet të drejtën në helm,
frytin e drejtësisë në farmak.
13O ju që mburreni për Lo Debarin#6.13 të tjerë: asgjë,
e thoni: “A nuk e pushtuam
me forcën tonë?”.
14Ja, po ngre kundër jush një komb, o shtëpia e Izraelit,
kumton Zoti, Perëndia i ushtrive,
do t'ju shtypin që nga Lebo Hamati
deri në luginën e Arabahut».

Currently Selected:

Amosi 6: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy