YouVersion Logo
Search Icon

1 Samuelit 21

21
Largimi i Davidit
1 # 21.1 të tjerë e rendisin si 20.42 Davidi u ngrit e iku, ndërsa Jonatani u kthye në qytet. 2Davidi mbërriti në Nob, te prifti Ahimelek, i cili u tremb kur e takoi Davidin e i tha: «Përse je vetëm e s'ke askënd me vete?». 3Davidi iu përgjigj: «Mbreti më ka urdhëruar të kryej një punë e më porositi të mos i tregoj askujt për këtë gjë, prandaj dhe u kam thënë djelmoshave të më presin diku. 4A të gjenden pesë bukë apo ndonjë gjë tjetër të më japësh?». 5Prifti iu përgjigj: «Nuk kam asnjë bukë të zakonshme. Kam vetëm bukë të shenjtëruara, por djelmoshat nuk duhet të kenë shkuar me gra». 6Davidi iu përgjigj priftit: «Pa dyshim. Gratë nuk na lejohen kur nisemi për udhë. Djelmoshat e kanë gjymtyrën të shenjtëruar edhe kur dalim rëndom. Sot e kanë edhe më të shenjtëruar!». 7Atëherë prifti i dha bukë të shenjtëruar, se nuk kishte bukë tjetër përveç bukës së paraqitjes që e kishte hequr nga prania e Zotit për ta zëvendësuar me bukë të ngrohtë.
8Atë ditë ndodhej aty një prej shërbëtorëve të Saulit për të përmbushur një detyrim para Zotit. Ai quhej Doeg Edomiti dhe ishte i forti i barinjve të Saulit.
9Davidi i tha Ahimelekut: «A të gjendet këtu ndonjë heshtë apo ndonjë shpatë? Nuk i mora dot me vete shpatën dhe armët, ngaqë nxitoja për punët e mbretit». 10Prifti u përgjigj: «Kam shpatën e Goliat Filistinit që ti e vrave në luginën e Elahut. Është e mbështjellë me një copë, mbrapa efodit. Merre nëse e do, se tjetër armë këtu nuk ka». Davidi i tha: «Kësaj s'i gjendet shoqja, ma jep!».
11Atë ditë Davidi iku larg Saulit e shkoi tek Akishi, mbreti i Gatit. 12Shërbëtorët e Akishit i thanë mbretit: «A nuk është ky Davidi, mbreti i vendit? A nuk është ky ai për të cilin këndojnë e kërcejnë duke thënë: “Sauli vrau një mijë, ndërsa Davidi dhjetëra mijëra!”?». 13Davidit i bënë përshtypje këto fjalë dhe i hyri frikë e madhe nga Akishi, mbreti i Gatit. 14Atëherë u shtir para tyre si i marrë duke çjerrë kanatet e portave e duke i lënë jargët t'i rridhnin nëpër mjekër. 15Akishi u tha shërbëtorëve: «A nuk e shihni se është i marrë, përse e sillni tek unë? 16A nuk kam mjaft të marrë që më paraqitni edhe këtë që sillet si i marrë para meje? Mos e lini të hyjë në shtëpinë time».

Currently Selected:

1 Samuelit 21: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in