YouVersion Logo
Search Icon

1 Samuelit 11

11
Fitorja mbi amonitët
1Atëherë Nahash Amoniti u ngrit, fushoi kundër Jabesh Gileadit e ata i thanë: «Eja të lidhim besën e ne do të të shërbejmë». 2Nahash Amoniti u përgjigj: «Vetëm nëse nxirrni syrin e djathtë do të bëj besëlidhje me ju, që ta turpëroj gjithë Izraelin». 3Pleqësia e Jabeshit i tha: «Na prit për shtatë ditë, që të dërgojmë lajmëtarë nëpër gjithë vendin e Izraelit. Nëse nuk ka kush të na shpëtojë, do të dorëzohemi». 4Lajmëtarët mbërritën në Gibeahun e Saulit dhe e njoftuan popullin për gjithçka. Atëherë mbarë populli vuri kujën e vajtoi.
5Ndërkohë Sauli po kthehej prej kullotës duke ecur pas qeve. Atëherë pyeti: «Çfarë ka populli që po vajton?». Ata i treguan lajmin që kishin sjellë burrat e Jabeshit. 6Kur i dëgjoi këto fjalë, shpirti i Perëndisë vërshoi mbi të dhe ai u zemërua fort. 7Mori një pendë qe dhe i bëri copa-copa, të cilat i dërgoi përmes lajmëtarëve në çdo vend të Izraelit duke thënë: «Kështu do të përfundojnë qetë e kujtdo që nuk i shkon pas Saulit e Samuelit». Tmerri i Zotit e kaploi popullin e ata dolën si një trup i vetëm. 8Sauli mblodhi në Bezek treqind mijë izraelitë, prej të cilëve tridhjetë mijë ishin prej Judës. 9Ai u tha lajmëtarëve që kishin ardhur: «Thuajuni njerëzve të Jabesh Gileadit se nesër në mesditë do të çlirohen». Lajmëtarët i njoftuan njerëzit e Jabeshit dhe ata u gëzuan. 10Atëherë njerëzit e Jabeshit i thanë Nahashit: «Nesër do të dorëzohemi. Bëj me ne si të duash». 11Të nesërmen Sauli e ndau popullin në tre njësi. Mbërriti në fushim që në orët e para të mëngjesit e i sulmoi amonitët deri në mesditë. Ata që mbetën u shpërndanë e nuk u gjetën as dy vetë bashkë.
12Atëherë populli i tha Samuelit: «Kush janë ata që thanë: “Pse Sauli do të mbretëruaka mbi ne?”. Sillini këtu që t'i vrasim». 13Por Sauli tha: «Mos vritni njeri sot, se në këtë ditë Zoti i dha fitoren Izraelit».
14Pastaj Samueli i tha popullit: «Ejani të shkojmë në Gilgal që të përtërijmë mbretërinë». 15Mbarë populli shkoi në Gilgal e po atje e bënë Saulin mbret para Zotit. I kushtuan Zotit fli paqtimi dhe Sauli e të gjithë izraelitët u gëzuan pa masë.

Currently Selected:

1 Samuelit 11: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy