YouVersion Logo
Search Icon

1 Samuelit 10

10
Sauli vajoset mbret
1Samueli mori enën me vaj dhe e zbrazi mbi kryet e Saulit, pastaj e puthi e i tha: «Zoti të vajosi si prijës për trashëgiminë e tij#10.1 të tjerë: Ti do të sundosh popullin e Zotit dhe do ta çlirosh prej dorës së armiqve të tij që janë përreth. Dhe, ja, shenja se Perëndia të ka vajosur për prijës mbi trashëgimin e vet. 2Kur të largohesh sot prej meje, do të takosh dy njerëz pranë varrit të Rakelës, në tokën e Benjaminit, në Celcah. Ata do të të thonë se i kanë gjetur gomaricat që po kërkoje dhe se yt atë në vend që të shqetësohet për gomaricat shqetësohet për ju e thotë: “Çfarë të bëj për tim bir?”. 3Pastaj, kur të kalosh përtej e të mbërrish te lisi i Taborit, do të takosh tre njerëz që po shkojnë për të kërkuar Perëndinë në Betel. Njëri prej tyre do jetë duke mbajtur tre keca, tjetri tri bukë të rrumbullakëta e i fundit një kacek me verë. 4Do të të përshëndesin e pastaj do të të japin dy bukë të rrumbullakëta, të cilat do t'i marrësh. 5Më pas do të mbërrish në Gibeah Elohim, ku gjenden çetat e filistinëve. Kur të hysh në qytet, do të takosh një turmë profetësh, që po profetizon teksa zbresin prej faltoreve në vende të larta, duke i rënë lirës, dajres e qestes. 6Shpirti i Zotit do të vërshojë mbi ty e ti do të fillosh të profetizosh bashkë me ta. Do të shndërrohesh në një njeri tjetër. 7Kur të shohësh se janë përmbushur këto shenja, vepro sapo të mundesh, se Perëndia është me ty. 8Pastaj shko para meje në Gilgal. Unë do të vij më pas për të kushtuar fli shkrumbimi e fli paqtimi. Më prit për shtatë ditë që të të tregoj çfarë të bësh».
9Sapo Sauli i ktheu shpinën Samuelit për t'u larguar, Perëndia ia tjetërsoi zemrën e të gjitha shenjat u plotësuan po atë ditë. 10Ai mbërriti në Gibeah, ku e takoi një turmë profetësh. Shpirti i Perëndisë vërshoi mbi të e ai filloi të profetizonte mes tyre. 11Kur ata që e njihnin më parë e panë se po profetizonte bashkë me profetët, filluan t'i thoshin njëri-tjetrit: «Ç'po i ndodh birit të Kishit? Edhe Sauli qenka profet?». 12Një nga vendasit u përgjigj: «Pse jo, bijtë e kujt qenkan këta të tjerët?». Kështu lindi thënia: «Pse, edhe Sauli qenka profet?». 13Pasi përfundoi së profetizuari, Sauli shkoi në faltoret në vende të larta.
14Ungji i Saulit i tha Saulit dhe shërbëtorit të tij: «Ku keni qenë?». Ai iu përgjigj: «Shkuam për të kërkuar gomaricat dhe, pasi nuk i gjetëm, shkuam te Samueli». 15Ungji i tha: «Më trego çfarë ju tha Samueli?». 16Sauli iu përgjigj: «Na tregoi se gomaricat ishin gjetur», por nuk i tregoi çfarë i kishte thënë Samueli për mbretërinë.
17Samueli e mblodhi popullin para Zotit në Micpah 18e u tha izraelitëve: «Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit. Unë e nxora Izraelin prej Egjiptit. Ju çlirova edhe ju prej dorës së egjiptianëve e prej gjithë mbretërive që po ju shtypnin. 19Ju sot e përbuzët Perëndinë tuaj, që ju shpëtoi prej çdo fatkeqësie e vështirësie, duke thënë: “Na cakto një mbret”. Tani, pra, paraqituni para Zotit sipas fiseve e familjeve».
20Samueli i paraqiti të gjitha fiset e Izraelit dhe shorti i ra fisit të Benjaminit. 21Pastaj paraqiti familjet e Benjaminit dhe shorti i ra familjes së Matriut. Mandej shorti i ra Saulit, birit të Kishit. E kërkuan Saulin, por nuk po e gjenin. 22Atëherë u këshilluan sërish me Zotin: «A presim të vijë ndonjë tjetër?». Zoti tha: «Ja ku është, i fshehur pas sendeve». 23Ata vrapuan dhe e morën që andej. Ai qëndroi në mes të popullit. Ishte shtatlartë, një kokë më lart se tërë populli. 24Atëherë Samueli i tha mbarë popullit: «A e shihni kë ka zgjedhur Zoti. Nuk ka si ai në mbarë popullin». Tërë populli brohoriti: «Rroftë mbreti!».
25Samueli i tregoi popullit të drejtat e mbretit. I shkroi në libër dhe i vuri para Zotit. Pastaj Samueli e nisi popullin, secilin në shtëpinë e vet. 26Edhe Sauli u kthye në shtëpinë e vet, në Gibeah, dhe me të shkuan luftëtarët që Perëndia i kishte prekur në zemër. 27Por disa njerëz të poshtër thanë: «Ky do të na shpëtuaka?». E përbuzën e nuk i çuan asnjë dhuratë, por Sauli bëri sikur nuk i dëgjoi.

Currently Selected:

1 Samuelit 10: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy