YouVersion Logo
Search Icon

GJIONNIT 12

12
KAPTINA XII.
1Iesui pra, gjashtë ditt para pashkësë, erdhi ndë Bethani, atie ku ishte Lazari qi pat vdekunë, të cillin’ e ngjalli prei së vdekunish.
2Edhe i banë darkë atie; edhe Martha shërbente; edhe Lazari ishte nji prei asish qi rrijshinë ndë mësallë bashkë me ate.
3Atëherë Maria muer nji litrë voj eret prei nardi të papërziem, shumë të shtreitë, edhe leu kambët’ e Iesuit, edhe mpëshiu kambët’ e ati me flokët’ e veta, edhe shtëpia u mbush me erën’ e vojit.
4Nji pra prei të dy-mbë-dhetë dishepujvet ati, Iudë Iskarioti, i biri Simonit, ai qi kishte me e trathtuem, thotë:
5Përse të mos shitei kyi voj eret tre qind dinarë, e të nepei ndëpër të vobeq?
6Edhe tha këte, jo se kishte gaile ai për të vobeqit, por sepse ishte viedhës, edhe kishte kuletën’ e astërvet, edhe mbante qish viheshinë nd’ate.
7Iesui pra tha: Len-e, se e rueiti për ditën’ e së vorruemesë s’eme.
8Sepse të vobeqit’ i keni përherë bashkë me vetëhe; por mue nukë më keni përherë.
9Shumë gjindëje pra prei Iudeish muer vesht se asht’ atie, edhe erthnë jo për Iesunë vetëmë, por qi të shofin’ edhe Lazarinë, të cillin’ e ngjalli prei së vdekunish.
10Por krye-priftënitë banë këshille për me vram’ edhe Lazarinë, 11sepse shumë vetë prei Iudeish shkojshinë për ate, edhe i besojshinë Iesuit.
12Ndë nesëret shumë gjindëje qi kishin’ ardhunë për festënë, kur ndëgjuenë se vien Iesui ndë Ierusalem,
13muernë dega hurmash, edhe i duelnë përpara me e pritunë, edhe thërritshinë: Hosanna, i bekuem asht’ ai qi vien mb’emënë të Zotit, Mbëreti i Israelit.
14Edhe Iesui gjeti nji polisht, edhe ndejti mbi ate; sikurse ashtë shkruem:
15“Mos ki frikë bij’ e Sionit, qe Mbëreti yt te vien ndenjunë mbi polisht gomareje”.
16Edhe dishepujtë nuk’ i muernë vesht këto përpara herësë, por kur u lavdue Iesui, atëherë u ranë ndë mend atyne, se këto ishinë shkruem për ate, edhe këto i ban’ ati.
17Gjindëja pra qi ishte bashkë me ate deshmonte, se thirri Lazarinë prei vorrit, edhe e ngjalli prei së vdekunish.
18Përandai edhe gjindëja i duel përpara, sepse ndëgjoi se ai kishte bamë këte mërekulli.
19Fariseitë pra thanë njiani tietrit: Veni ore se nukë bani gja të mirë ju? Qe bota te shkoi mbrapa ati.
20Edhe ishinë disa Grekë ndërmiet atyneve qi kishinë hypunë për me adhuruem për festënë.
21Këta pra erthnë te Filippi qi ishte prei Bethsaidasë Galilesë, edhe i luteshinë, tue thanë: Zot, duemë me pamë Iesunë.
22Filippi vien e i thot’ Andreut, edhe për-së-ri Andreu edhe Filippi i thonë Iesuit.
23Edhe Iesui u përgjeq atyne, tue thanë: Erdhi ora për me u lavduem i Bir’ i nieriut.
24Për të vërtet, për të vërtet po u thom juve - Ndë mos raftë koqeja e ngrunit ndë dhet e të vdesi, mbet vetëmë, por ndë vdektë, bije shumë pemë.
25Ai qi do jetën’ e vet ka me e vdierrë; edhe ai qi ka mëni jetën’ e vet ndë këte botë, ka me e rueitunë për jetën’ e pasosëme.
26Ndë më shërbeftë kushi, le të më marri mbrapa; edhe ku të jemi unë, atie ka me qenun’ edhe shërbëtori em; edhe ndë më shërbeftë kushi, Ati ka me e nderuem.
27Tashti shpirti em ashtë përziem; edhe qish të thom? Atë, shpëto-më prei kësai orësë, por përandai erdha mbë këte orë.
28Atë, lavdo emëninë tand. Erdhi pra nji za prei qiellit. Edhe e lavdova, edhe prap kam me e lavduem.
29Gjindëja pra, qi kishte ndenjun’ edhe ndëgjoi zaninë, thoshte, se u ba bumbullimë; të tierë thoshinë, se i foli engjull.
30Iesui u përgjeq e tha: Ai za nuk’ u ba për mue, por për ju.
31Tashti ashtë gjyq’ i kësai bote, tashti urdhënari i kësai bote ka me u hedhunë jashtë.
32Edhe unë, ndë u ngritsha prei dheut, kam me tërhequnë të gjitha mbas vetëvetëhesë.
33- (Edhe thoshte këte, tue diftuem me çë farë vdeke kishte me vdekunë.)
34Gjindëja iu përgjeq: Na kemi ndëgjuem prei ligjësë, se Krishti mbet për gjithë jetënë. Si thue pra ti, se i Bir’ i nieriut duhetë me u ngritunë? Cilli ashtë kyi i bir’ i nieriut?
35Iesui pra u tha atyne: Edhe pak kohë drita ashtë bashkë me ju. Ecëni qysh sa të keni dritënë, por mos me u zanë juve errësina, sepse ai qi ecën nd’errësinët nukë di se ku vete.
36Qysh sa të keni dritënë, i besoni dritësë, qi të baheni të bijt’ e dritësë. - Këto foli Iesui, edhe iku, e u mpëshef prei atyneve.
37Por ndonëse ai bani kaqi mërekullia përpara atyneve, nuk’ i besuenë,
38për me u mbushunë fjala e profetit Isaisë qi tha: “Zot, cilli i besoi predikimit t’anë? Edhe mbë cillin u sbulue krahi i Zotit?”
39Përandai nukë mundeshimë me besuem, sepse për-së-ri tha Isaia:
40“Verboi syt e atyneve, edhe ashpëroi zemërën’ e atyneve, qi të mos shofinë me syt, edhe të mos marrinë vesht me zemrënë, edhe të mos këthehenë qi t’i shëndosh”.
41Këto tha Isaia, kur pa laftin’ e ati, edhe foli për ate.
42Por shumë vetë edhe prei të parësh i besuenë, por prei frikësë Farisevet nukë rrëfejshinë, qi të mos bahenë jashtë synagogësë,
43sepse deshnë laftin’ e nierëzëvet ma tepërë se laftin’ e Perëndisë.
44Edhe Iesui bërtiti e tha: Ai qi më beson, nukë beson mue, por ati qi më dërgoi.
45Edhe ai qi ve ore mue, ve ore ate qi më dërgoi.
46Unë kam ardhunë dritë te bota, qi të mos mbesi nd’errësinë gjithë-kush të më besojë.
47Edhe ndë ndëgjoftë kushi fjalët’ e mia, edhe të mos besojë, unë nuk’ e gjukoj, sepse nuk’ erdha me gjukuem botënë, por me shpëtuem botënë.
48Ai qi më heth poshtë, edhe nukë pret fjalët’ e mia, ka se kush ta gjukojë: fjala qi fola, ajo ka me e gjukuem ndë të mbrapmenë ditë.
49Sepse unë nukë fola prei vetiut; por Ati qi më dërgoi, ai më la porosi, qish të thom, e qish të flas.
50Edhe e dij se porosia e ati ashtë jet’ e pasosëme; unë pra sa flas, sikurse më ka thanë Ati, kështu flas.

Currently Selected:

GJIONNIT 12: DHRGKK72

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in