YouVersion Logo
Search Icon

GJIONNIT 13

13
KAPTINA XIII.
1Edhe përpara festësë pashkësë, Iesui tue ditunë se i erdhi ora, për me sdrypunë prei kësai bote tek Ati, sepse i deshi të vetëtë qi ishinë te bota, qysh së mbrapmi i deshi.
2Edhe si u ba darka (edhe dialli tashti i kishte vumë ndë zemërët Iudë Iskariotit, të birit Simonit, qi ta trathtojë),
3Iesui tue ditunë se Ati ia ka dhanë ndër duer të gjitha, edhe se duel prei Perëndisë, edhe vete te Perëndia,
4çohetë prei darkësë, edhe svesh petkatë, edhe muer nji rizë, e mpështolli vetëhenë;
5mbasandai ve ujë ndë legjen, edhe filloi me u lamë kambëtë dishepujvet, edhe me ua pshimë me atë rizënë qi ishte mpështiellë.
6Vien pra te Simon Pietri, edhe ai i thotë: Zot, ti më lan kambëtë?
7Iesui u përgjeq e i tha: Ate qi baj unë, ti nuk’ e di tashti, por ke me e ngjoftunë mbasandai.
8Pietri i thotë: S’ke me lamë kambët’ e mia për gjithë jetënë. Iesui i u përgjeq: Ndë mos të lafsha, s’ke piesë me mue.
9Simon Pietri i thotë: Zot, jo kambët’ e mia vetëmë, por edhe duertë, edhe kryetë.
10Iesui i thotë: Ai qi ashtë lamë s’ka nevojë veç me lamë kambëtë, sepse ashtë gjithë i qirutë, por jo të gjithë.
11- Sepse e dinte ate qi kishte me e trathtuem; përandai tha: Nukë jeni të gjithë të qirutë.
12Mbassi u lau atyne pra kambëtë, edhe muer petkat’ e veta, ndejti për-së-ri, e u tha atyne: E dini se qish u bana juve?
13Ju më thërritni Mieshtër edhe Zot; edhe mirë thoni, sepse jam.
14Ndë u lava kambëtë pra unë Zoti edhe Mieshtri, edhe ju keni detyrë me i lamë kambëtë njiani tietrit.
15Sepse u lashë juve shëmbëlltyrë qi të bani edhe ju sikurse u bana unë juve.
16Për të vërtet, për të vërtet po u thom juve, se nuk’ ashtë shërbëtori ma i math se i zoti vet; as i dërguemi ma i math se ai qi e ka dërguem.
17Ndë ditshi këto, jeni të lumunë ndë i bafshi.
18Nukë thom këto për të gjithë ju; un’ i dij cillëtë kam sgjedhunë, por qi të mbushetë shkronja - “Ai qi ha bukë bashkë me mue, ngriti shqelmin’ e vet kundrë meje.”
19Çë tashti po u thom juve këte para se të bahetë, qi të besoni kur të bahetë se unë jam.
20Për të vërtet, për të vërtet po u thom juve: Ai qi të presi ate qi të dërgoj unë, ka pritunë mue; edhe ai qi të më presi, ka pritun’ ate qi më dërgoi.
21Iesui mbassi tha këto, iu përzie shpirti, edhe deshmoi, e tha: Për të vërtet, për të vërtet po u thom juve, se nji prei jush ka me më trathtuem.
22Dishepujtë pra shikojshinë njiani tietrinë, tue u habitunë për cillinë thotë.
23Edhe nji prei dishepujvet ati ishte mpështetunë ndë gjit të Iesuit, të cillinë Iesui e donte.
24Simon Pietri pra i ban me shenjë, qi ta pyesi cilli asht’ ai qi thotë për ate?
25Edhe ai ra ndë krahanuer të Iesuit, e i thotë: Zot, cilli asht’ ai?
26Iesui përgjegjetë: Ai ashtë, qi unë kur të ngjyej bukënë kam me i dhanë. Edhe ngjeu bukën’ e ia dha Iudë Iskariotit, të birit Simonit.
27Edhe mbas bukësë, atëherë Satanai hyni mb’ate. Iesui pra i thotë: Qish ke për me bamë, ban-e shpeit.
28Edhe askushi prei atyneve qi ishinë ndenjunë ndë mësallë nuk’ e muer vesht këte fjalë, për se i tha.
29Sepse disa kujtojshinë, se Iesui i thotë: Blij qish na duhenë për festënë; a me dhanë ndonji gja send ndër të vobeq, sepse Iuda kishte kuletën’ e astërvet.
30Ai pra, si muer bukënë, duel jashtë përnjiherë; edhe ishte natë.
31Si duel pra, Iesui thotë: Tashti u lavdue i Bir’ i nieriut, edhe Perëndia u lavdue nd’ate.
32Ndë u lavdue Perëndia nd’ate, edhe Perëndia ka me e lavduem ndë vetëvetëhenë, edhe përnjiherë ka me e lavduem.
33Dielmthit’ e mi, edhe pak jam bashkë me ju. Do të më kërkoni; edhe sikurse u thashë Iudevet, se atie ku vete unë, ju nukë mundeni me ardhunë, po u thom tashti edhe juve.
34U la juve nji porosi të re: Të doni njiani tietrinë; sikurse un’ u desha juve, edhe ju të doni njiani tietrinë.
35Prei kësai kanë me u ngjofunë juve të gjithë, se jeni dishepujt’ e mi, ndë paçi dashuni njiani mbë tietrinë.
36Simon Pietri i thotë: Zot, ku vete? Iesui i u përgjeq: Atie ku vete unë, ti nukë mundesh tashti me më marrë mbrapa; por mbasandai ke me më marrë mbrapa.
37Pietri i thotë: Zot, përse nukë mundem tashti me të marrë mbrapa? Kam me vumë jetënë t’eme për tyi.
38Iesui i u përgjeq: Ke me vumë jetënë tande për mue? Për të vërtet, për të vërtet po të thom: - S’ka me kënduem gjeli, qysh sa të më mohojsh tri herë.

Currently Selected:

GJIONNIT 13: DHRGKK72

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in