Punët’ e Apostujvet 1
1
KAPTINA I.
1Fjalën’ e parë e bana, o Theofil, për gjithë sa filloi Iesui me bam’ e me mësuem,
2deri mb’ate ditë qi hypi nalt, mbassi u la porosi Apostujvet me anë të Shpirtit Shenjt, të cillët’ i pat sgjedhunë;
3mb’ata diftoi edhe vetëvetëhenë të gjallë me shumë shenje mbassi pësoi, tue u dukunë ndër ata katër-dhetë ditt, e tue folunë për punët’ e mbëretënisë Perëndisë;
4edhe kur mbëlidhei bashkë me ata, i porositi mos me u damë prei Ierusalemit, por me pritunë të zotuemit’ e Atit, qi ndëgjuetë prei mejet.
5Sepse Gjionni pagëzoi me ujë; por ju keni me u pagëzuem me Shpirtinë Shenjt, mbas këtyne pak ditsh.
6Ata pra kur u mbëlothnë bashkë mbë nji vend, e pyetshinë, tue thanë: Zot, vallë mbë këte kohë ke me i dhanë mbëretëninë Israelit?
7Edhe ai u tha atyne: Nuk’ ashtë pun’ e juei me ngjofunë kohënat’ a motetë, të cillat’ i ka vum’ Ati ndë pushtet të vet.
8Por keni me marrë fuqi, kur të vijë Shpirti Shenjt mbi ju; edhe keni me qenunë deshmitarë mbë mue edhe mbë Ierusalem, edhe mbë gjithë Iudenë e Samarinë, edhe deri mbë kant të dheut.
9Edhe mbassi tha këto, kur ishinë tue shikuem ata, hypi nalt; edhe e muer nji re prei sysh atyneve.
10Edhe ata kur ishinë tue vum’ ore ndë qiell, kur po shkonte ainalt, qe dy burra me petka të bardha te ndejnë për-an’ atyneve;
11të cillët’ edhe thanë: O burra Galileanë, përse rrini e veni ore ndë qiell? Kyi Iesui qi hypi nalt ndë qiell prei jush, kështu ka me ardhunë, sikurse e patë tue shkuem ndë qiell.
12Atëherë u këthyenë ndë Ierusalem prei malit qi quhet’ i ullishtësë, i cilli ashtë ngjat Ierusalemit, edhe mba lark sa nji udhë të shëtune.
13Edhe kur hynë ndë qytet, hynë ndë dhomë të siprëme, atie ku kishinë të ndenjunitë Pietri, edhe Iakobi, edhe Gjionni, edhe Andreu, Fillipi edhe Thomai, Bartholomeu edhe Mattheu, Iakobi i bir’ i Alfeut, edhe Simon Zeloti, edhe Iuda i vëllai i Iakobit.
14Këta të gjith’ ishinë tue pritunë me nji zemërë mbë të falunit’ e mbë të lutunitë, bashkë me grat, edhe me Marinë t’amën’ e Iesuit, edhe bashkë me të vëllazënit e ati.
15Edhe nd’ato ditt u ngrit Pietri ndë miedis të dishepujvet, e tha (edhe ishte mbëledhun’ aty gjindëje afër nji qind e njizet vetë):
16O burra vëllazën, duhei me u mbushun’ ajo shkronjë, qi pat thanë përpara Shpirti Shenjt me anë të gojësë Davidit për Iudenë, qi u ba udhë-tërhekës mb’ata qi zunë Iesunë.
17Sepse pat qenë ngjefunë bashkë me ne, edhe pat marrë piesën’ e kësai shërbese.
18- Kyi pra fitoi nji arë prei pagësë paudhënisë, edhe ra përmbys, e plasi ndë miedis, edhe iu derthnë gjithë zorrëtë.
19Edhe u ba e ditunë mbë gjith’ ata qi rrinë ndë Ierusalem, kaqi sa u queit ajo arë ndë gjuhë t’atyneve Akeldama, qi do me thanë Arë gjaku.-
20Sepse ashtë shkruem ndë libër të psalmevet: “U baft i shkretë vend’ i ati, edhe mos qoftë kush me ndenjunë nd’ate”; edhe: “Episkopinë e ati e marrtë nji tietër”.
21Duhetë pra prei atyne burravet qi erthnë bashkë me ne mbë çdo kohë, kur hyni e duel te na Zoti Iesu,
22zanë fillë çë prei pagëzimit Gjionnit, deri mb’ate ditë qi hypi nalt prei nesh, nji prei këtyneve me u bamë deshmitar bashkë me ne për të ngjallëmen’ e ati.
23Edhe vunë dy vetë, Iosefinë qi quhei Barsabë, i cilli u queit Iust, edhe Matthinë.
24Edhe si u falnë, thanë: Ti, o Zot, zemër-ngjofës i të gjithëve, difto nji prei këtyne të dysh, ate qi të keshë sgjedhunë,
25me marrë shortën’ e kësai shërbese edhe apostullie, qi Iuda ra prei asai, për me votunë ndë vend të vet.
26Edhe u dhan’ atyne shorta; edhe shorta i ra Matthisë; edhe u ngjef bashkë me të nji-mbë-dhet’ apostujt.
Currently Selected:
Punët’ e Apostujvet 1: DHRGKK72
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Gegh New Testament Kostandin Kristoforidhi, 1872.
© Interconfessional Bible Society of Albania