YouVersion Logo
Search Icon

Psalltiri 91

91
1Kush rri ndë ndihmë të Lartit, do të ketë të ndenjuritë ndënë hijet të Fuqi-madhit.
2I kam për të thënë Zotit: Ti je mpshtetëja ime, edhe ndihmësi im, Perëndia im, kam për të shpëryerë mbë atë.
3Se ay do të të shpëtonjë prej kurthit gjahtorëvet, edhe prej murtajësë që u bie njierëzet.
4Do të të mbulonjë me pëndët e tia, edhe do të shpërenjç ndënë fletët t’ati; e vërteta e ati do të jetë qark teje armë edhe mburonjë.
5Nukë do të frikësonesh prej frikësë natësë, (as) ditënë prej shigjetësë së hidhët,
6as prej murtajës, që ecën ndë errëcirë, (as) prej prishëjesë që shkreton ndë mes të ditësë.
7Një mijë do të bienë së mëngjërit teje, edhe dhietë mijë së diathtit teje, po te ti nukë do të afronetë.
8Veç me syt të tu do të shikonjç, edhe do të shohç çpagimn’ e fajtorëvet.
9Se ti vure Zotnë për shpëresënë t’ime, të Lartinë për pshtetëjenë tënde.
10Nukë do të avitetë ndonjë e keqe, edhe frushkullë nukë do të afronetë ndë tendët tënde.
11Se do të urdhëronjë ëngjëjt’ e ti për ty, që të ruanjënë ndë gjithë udhët të tua.
12Do të të ngrenë mbi duar, që të mos përpiekç këmbënë tënde mbë gur.
13Do të shkelç mbi leon e mbi aspidhë, do të shkelç mbi këlysh leoni e mbi drangua.
14Se shpëreu mbi mua, përandaj do t’e shpëtonj, do t’e lartonj, se ngjohu emërinë tim.
15Do të thërresë mbë mua, edhe do t’e ndigjonj, do t’i jem përanë ndë shtrëngim, do t’e shpëtonj, edhe do t’e lavdonj.
16Do t’e nginj me ditt të gjata, edhe do t’i dëftenj shpëtimnë tim.

Currently Selected:

Psalltiri 91: PSTOKK1868

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in