Psalltiri 90
90
Urata e Moisiut, njieriut Perëndisë.
1O Zot, ti na u bëre mpshtetëje bres pas brezi.
2Para se të lenjënë maletë, edhe të gatuajsh dhenë e botënë, edhe që nga jeta e jetësë, ti je Perëndia.
3Kthen edhe e bën njierinë pluhurë, edhe thua: Kthehuni, o të bijt’ e njierëzet.
4Se një mijë viet ndë syt të tu janë posi dit’ e dieshme që shkoi, edhe (posi një) të ruajturë nate.
5I bën t’i rrëmbenjë ujëtë; janë posi ëndërrë, posi bar ndë mëngjes, që përtërihetë.
6Ndë mëngjes lulëzon e përtërihetë, mbrëmanet këputet’ e thahetë.
7Se po humbemi prej mërisë s’ate, edhe po përzihemi prej zëmërimit tënt.
8Vure pa-udhëritë t’ona përpara teje, edhe të mpshehëtatë tona ndë dritë të faqesë s’ate.
9Se gjithë dittë t’ona shkonjënë ndë zëmërimt tënt; shkojmë vietë t’anë, posi mendim që shkon ndër mënt.
10Ditt’ e vietvet t’anë janë prej vetiu shtatë-dhietë viet, edhe ndë qofshinë tetë-dhietë viet nga pun’ e shëndetit, po më e shuma (piesë) e atyreve është mundim e dhëmbëje, sepse shkon shpejt, edhe na fluturojmë.
11Kush ngjeh fuqin’ e mërisë s’ate, edhe të zëmërimit tënt, pas frikësë s’ate?
12Mëso-na të numërojmë kështu ditt t’ona, që të ngjitmë zëmrënë ndë dituri.
13Kthehu, o Zot, gjer kur? Edhe bënu i përdëllyeshim mbë shërbëtorët e tu.
14Nginj-na me përdëllimnë tënt ndë mëngjest, edhe do të gëzonemi e të ngazëllonemi gjithë dittë t’ona.
15Gëzo-na për ato ditt që na mundove, edhe për ata viet që pam të këqia.
16U çpërfaqtë puna jote mbë shërbëtorët e tu, edhe lavdia jote mbë të bijt e atyreve,
17edhe qoftë ndriçimi i Zotit Perëndisë t’anë mbi ne, edhe ndreq punën’ e duaret t’ona ndër ne, edhe punën’ e duaret t’ona ndreq-e.
Currently Selected:
Psalltiri 90: PSTOKK1868
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
The text is an open source, but the transliteration and digitalisation is a copyright of IBSA
© Interconfessional Bible Society of Albania
© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë