YouVersion Logo
Search Icon

Psalltiri 22

22
Mbë të parinë kënkëtuar, për ndihmë të mëngjesit. Psallm’ e Dhavidhit.
1O Perëndi, Perëndia im, përse hoqe dorë prej meje? (Përse rri) lark prej shpëtimit t’im, (edhe prej) fjalëvet psherëtimavet mia?
2Perëndia im, thërres ditënë, e nukë ndigjon, edhe natënë, e s’kam pushim.
3Po ti rri ndë (vënt) të shënjtëruarë, lavdia e Israillit.
4Atëritë t’anë shpëryenë mbë ty, shpëryenë, edhe i ruajte.
5Klithnë mbë ty, edhe shpëtuanë; shpëryenë mbë ty, edhe s’u turpëruanë.
6Po unë jam krimp, e jo njieri, çpërnderim njierëzish, edhe të përqeshurë llauzi.
7Gjithë sa më shohënë, më përdredhënë buzëtë, flasënë me buzë, tuntnjënë kryetë,
8(duke thënë): Shpëreu mbë Zonë, le ta ruanjë, le ta shpëtonjë, sepse e do.
9Po ti je ai që më çqite nga barku, shpëresa ime që prej sisëvet ëmësë s’ime.
10Mbë ty u hodha prej shtratit barkut: ti je Perëndia im që nga barku i ëmësë s’ime.
11Mos u mërgo prej meje, se shtrëngimi është ngjat, se s’ka kush të më ndihnjë.
12Shumë dema më qarkuanë, mëzetë të fortë prej Basanit më rrethuanë.
13Hapnë gojën’ e tyre mbi mua, posi leoni kur rrëmben edhe ulurin.
14U derdha posi ujë, edhe gjith’ eshtërat’ e mia u cbërthyenë, zëmra ime u bë posi qiri, treturë ndë mes të zorrëvet mia.
15Fuqia ime u tha posi guacë, edhe gjuha ime u ngjit ndë gurmast t’im, edhe ti më cbrite ndë baltë vdekëje.
16Sepse më qarkuanë shumë qen, përmbëledhëje të këqijsh më rrethuanë, çpuanë duart’ e mia edhe këmbët’ e mia.
17Munt të numëronj gjith’ eshtërat’ e mia, edhe ata shtinë sytë e më panë.
18Ndanë petkat’ e mia ndë vetëvetëhet, edhe shtynë shortë mbë petkunë t’im.
19Po ti, o Zot, mos mërgo ndihmënë tënde prej meje, nxito të më ndihç.
20Ruaj shpirtinë t’im prej shpate, dhe të vetëminë t’im prej dorësë qenit.
21Shpëto-më prej gojësë leonit, edhe ndigjomë (të më shpëtojsh) prej brirësh bri-vetëmish.
22Do të dëftenj emrinë tënt vëllazrëvet mi, në mes të përmbëledhëjesë do të të lavdonj.
23Ju që kini frikë Zotit, lavduroni atë, gjithë fara e Jakovit, lavdoni atë, edhe kini frikë prej ati, gjithë fara e Israillit.
24Se nukë hodhi poshtë, edhe nuk’ u rëndua nga lutëja e dorë-hollit, edhe nukë fshehu faqen’ e ti prej ati, po kur thërriti mb’atë, e ndigjoi.
25Lavdimi im do të rrëfehetë prej teje ndë përmbëledhëje të madhe, do të ap uratat’ e mia përpara atyreve që kanë frikë ati.
26Dorë-hollëtë do të hanë, edhe do të nginjenë; edhe do të lavduronjënë Zotnë ata që kërkonjënë atë, zëmra juaj do të rronjë gjithë jetën e jetësë.
27Gjithë anët’ e dheut do të kujtonjënë, edhe do të kthenenë te Zoti, edhe gjithë farat’ e kombevet do të adhuronjënë përpara ati.
28Se mbëretëria ësht’ e Zotit, edhe ay urdhëron kombetë.
29Gjithë të majmit’ e dheut do të hanë, edhe do të adhuronjënë, gjith’ ata që cbresënë ndë baltë, do të bienë mbë gjunjë përpara ati, edhe nukë munt të rronjë shpirti ti.
30Edhe fara do t’i shërbenjënë, do të numëronetë te Zoti për bres që vien pas.
31Edhe do të dëftenjënë drejtërin’ e ati llauzit që do të lindetë, se këtë bëri Zoti.

Currently Selected:

Psalltiri 22: PSTOKK1868

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in