Psalltiri 21
21
Mbë të parinë kënkëtuar. Psallm’ e Dhavidhit.
1Mbëreti do të gëzonetë ndë fuqit tënde, o Zot, edhe do të gëzonetë fort ndë shpëtimt tënt!
2I dhe dëshërimin’ e zëmrës’ ati, edhe nuk’ i shtere dashurimn’ e buzëvet ati. Sellah.
3Sepse e harrite me bekime të mirë, vure mbi krye t’ati kurorë ari të kulluarë.
4Të lypi jetë, edhe i dhe ditt të gjata ndë jetë të jetësë.
5Lavdia e ati ësht’ e madhe ndë shpëtim tënt; vure mbi atë lavdi e madhëri.
6Se ti i dhe bekim ndë jetë të jetësë, e gëzove me gëzim me faqenë tënde.
7Se mbëreti shpëren mbë Zonë, edhe me anë të përdëllimit të Lartit nukë do të tundetë.
8Dora jote do të gjenjë gjith’ arëmiqt’ e tu, e diathta jote do të gjenjë gjithë ata që të kanë mëri.
9Do të bënjç ata posi furrë ziari ndë kohë të zëmërimit tënt: Zoti do t’i përzienjë ndë zëmërim të ti, edhe ziar do t’i hajë,
10Do të priç pemën’ e atyreve prej dheut, edhe farën’e atyreve prej të bijet njierëzet.
11Se vunë ndër mënt të këqia kundrë teje, menduanë këshille (të këqia), të cilatë nukë muntnë t’i ngrehënë.
12Përandaj do t’i bënç të kthenjënë krahatë, (kur) të bënç gati (shigjetat’ e tua) mbi kordhëzat’ e tua kundrë faqes’ atyreve.
13Lartohu, o Zot, ndë fuqit tënde: do të këndojmë e do të psallmë për fuqinë tënde.
Currently Selected:
Psalltiri 21: PSTOKK1868
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
The text is an open source, but the transliteration and digitalisation is a copyright of IBSA
© Interconfessional Bible Society of Albania
© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë