Psalltiri 106
106
1Allilluja. Lavduroni Zonë, se ësht’ i mirë, se përdëllimi i ati është për gjithë jetënë.
2Kush munt të flasë për të fuqishimet punët e Zotit, të bënjë të ndigjonenë gjithë lavdurimet’ e ati.
3Lum ata që ruanjënë gjyq, edhe punonjënë drejtëri mbë ç’do kohë.
4Kujto-më, o Zot, ndë pëlqim të llauzit tënt; vështromë me shpëtimnë tënt,
5që të shoh të mirën’ e të cgjedhuret tu, që të gëzonem ndë gast të kombit tënt, që të mburrem bashkë me trashëgimnë tënt.
6Fëjyem bashkë me atërit tanë, punuam kundrë nomit, punuam pa udhë.
7Atëritë t’anë ndë Misirë nukë kupëtuanë punët’ e tua të maniçimetë, edhe nukë mbajtinë mënt të shumëtitë e përdëllimit tënt, edhe të hidhëruanë duke shkuarë përanë detit, ndë Det të Kuq.
8Po ay i shpëtoj për emërin’ e ti, që të bëntej të diturë punën’ e ti të fuqishimenë.
9Edhe qërtoj Den’ e Kuq edhe u tha; edhe u hoqi udhënë ndëpër avyssa, posi ndëpër shkretëtirë;
10edhe i shpëtoj prej dorësë ati që u kishtej mëri, edhe i çpërbleu prej dorësë arëmikut.
11Edhe ujëratë mbuluanë arëmiqt’ e atyreve, s’mbeti asnjë prej asish.
12Atëhere i besuanë fjalësë ati, edhe kënduanë lavdurimn’ e ati.
13Po shpejt harruanë punët’ e ati, nukë pritnë këshillën’ e ati,
14po dëshëruanë fort ndë shkretëtirët, edhe gëcitnë Perëndinë ndë vënt të thatë.
15Edhe ay u dha ç’i kërkuanë, po u dërgoj sëmundëje gjithë shpirtëvet.
16Po zëmëruanë edhe Mojsinë ndë fushatët, edhe Aaronë shënjtin’ e Zotit.
17U hap dheu, e përpiu Dhathanë, edhe mbuloj përmbëledhëjen’ e Avironit.
18Edhe u ndes ziar ndë përmbëledhëjet t’atyreve; flaka doq fajtorëtë.
19Edhe ndërtuanë viç ndë Horiv, edhe adhuruanë të derdhurënë idhullë,
20edhe ndërruanë lavdin’ e ti me shëmbëllim kau, që ha bar.
21Edhe harruanë Perëndinë që i shpëtoj, që bëri punë të mëdha ndë Misirë,
22punë të maniçime ndë dhe të Hamit, punë të frikçime ndë Det të Kuq.
23Edhe tha t’i prishtej ata, të mos ndënjëkej Mojsiu i cgjedhur’ i ati përpara ati, kur zu t’i dërrmontej, që të kthentej zëmërimn’ e ati, për të mos prishurë ata.
24Po nukë zunë për gjë as dhen’ e dëshëruarshim, nuk’ i besuanë fjalësë ati;
25edhe murmurisinë ndë tendat të tyre, nukë ndigjuanë zën’ e Zotit.
26Përandaj ngriti dorën’ e ti mbi ata, që t’i rrëzontej ndë shkretëtirët,
27edhe të rrëzontej farën’ e atyreve ndër kombet, edhe t’i përndantej ndëpër vëndet.
28Edhe u ngjitnë pas Veellfegorit, edhe hëngrë kurbane të vdekurish,
29edhe ndezë atë më të punuarat e tyre kaqë, sa u shumua ndër ata plaga.
30Atëhere ndënjti Fineesi e bëri gjyq, edhe pushoj plaga,
31edhe iu numërua për drejtëri bres pas brezi për gjithë jetënë.
32Edhe e zëmëruanë ndër ujërat të kundrë-fjalësë, edhe Mojsiu hoqi keq për ata,
33se i hidhëruanë shpirtinë kaqë, sa foli pa mënt me buzët e tia.
34Nukë prishnë ata kombetë, që u pat thënë Zoti,
35po u përzienë bashkë me kombet, edhe mësuanë punët’ e atyreve,
36edhe u shërbyenë idhullavet gdhëndura, të cilatë u bënë kurth ndër ata,
37edhe bënë kurban bijt’ e tyre, edhe bijat e tyre dhemonëvet,
38edhe derthnë gjak të pa-fajm, gjakn’ e të bijet edhe të bijavet, të cilëtë i bënë kurban mbë të gdhëndurat idhullat e Hanaanit, edhe u ndoh dheu prej gjakrash.
39Edhe u pëgënë me punët’ e tyre, edhe kurvëruanë me të punuarat e tyre.
40Përandaj u zëmërua fort Zoti kundrë llauzit ti, edhe i erdhi të ndohëtë nga trashëgimi i ti.
41Edhe dha ata ndër duart të kombevet, edhe i zotëruanë ata që u kishinë mëri.
42Edhe i shtrënguanë arëmiqt’ e atyreve, edhe u përgjunjnë ndënë duart të atyreve.
43Shumë herë i shpëtoj ata, po ata e hidhëruanë me këshillën’ e tyre, andaj u përgjunjnë për pa-udhërit e tyre.
44Po Zoti pa shtrëngimn’ e atyreve, kur ndigjoi lutëjen’ e atyreve,
45edhe kujtoj dhiatën’ e ti, edhe u pendua pas të shumëtit përdëllimit ti.
46Edhe i bëri të gjeninë përdëllim përpara gjithë atyreve që i patnë skllavosurë.
47Shpëto-na, o Zot Perëndia ynë, edhe mbëlith-na prej kombesh, që të lavdurojmë emrinë tënt të shënjtëruarinë, edhe të mburremi ndë lavdurimt tënt.
48I bekuarë qoftë Zoti Perëndia i Israillit për gjithë jetën’ e jetësë. Edhe le të thotë gjithë llauzi: Amin, Allilluja.
Currently Selected:
Psalltiri 106: PSTOKK1868
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
The text is an open source, but the transliteration and digitalisation is a copyright of IBSA
© Interconfessional Bible Society of Albania
© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë