YouVersion Logo
Search Icon

Psalltiri 105

105
1Lavduroni Zotnë, edhe thërritni mbë emërit të ati; dëfteni kombevet punët’ e ati.
2Këndoni ati, edhe psallni ati, tregoni gjithë punët e ati të maniçimetë.
3Mburruni mbë emërin’ e ati të shënjtëruarinë; u gëzoftë zëmëra e atyreve që kërkonjënë Zotnë.
4Kërkoni Zotnë, edhe fuqin’ e ati; kërkoni faqen’ e ati përherë.
5Kujtoni punët’ e ati të maniçimetë, që bëri, shënjet’ e ati të frikçimetë, edhe gjyqet’ e gojësë ati.
6O far’ e Avraamit, shërbëtorit ati, o bijt’ e Jakovit, të cgjedhurit’ e ati.
7Ay është Zoti Perëndia ynë, mbë gjithë dhenë janë gjyqet’ e ati.
8Kujtoni përherë dhiatën’ e ati, fjalënë që porositi mbë një mijë breza,
9atë dhiatënë që bëri me Avraamnë, edhe benë e ati (që bëri) ndë Isaaku,
10edhe e vuri ndë Jakovi për urdhëratë, edhe ndë Israilli për dhiatë të përherëshme.
11Duke thënë: Ty të kam për të dhënë dhen’ e Hanaanit, piesën’ e trashëgimit tuaj.
12Kur ishinë ata të pakë ndë numërit, fort të pakë e të huaj ndë atë,
13edhe shkoninë prej kombi ndë komp, prej mbëretërie ndë tiatërë llaus,
14nukë la njieri t’u bëntej keq atyreve, po qërtoj mbëretrë për ata,
15(e tha) Mos përkitni të lyerët’ e mi, edhe mos u bëni keq profitëvet mi.
16Edhe pru zi buke mbi dhet, theu çdo forcat buke.
17Dërgoj përpara atyreve njieri, Josifnë, që u shit për shërbëtuar,
18të cilit i shtrënguanë këmbëtë me litar; shpirti i ati hoqi hekurë,
19gjer sa të vintej fjala e ati, fjal’ e Zotit shprovoi atë.
20Dërgoi mbëreti, edhe e cgjidhi, i par’i llauzit, edhe e la.
21E bëri të zon’ e shtëpisë ti, edhe të parin’ e gjithë gjësë ti,
22për të munduarë të parët’ e ati si të doj vetë, edhe për të mësuarë dituri pleqt’ e ati.
23Atëhere erdhi Israilli ndë Misirë, edhe Jakovi u ngul ndë dhet të Hamit.
24Edhe shtoj fort llausn’ e ti, edhe e bëri më të fortë se arëmiqt’ e ati.
25Ktheu zëmërën’ e atyreve për të marrë mëri llausn’ e ati, për të gënjyerë shërbëtorët’ e ati.
26Dërgoj Mojsinë shërbëtorin’ e ti, edhe Aaronë që cgjodhi.
27Dëftyenë ndër ata fjalët’ e shënjevet ati, edhe punët’ e frikçime ndë dhet të Hamit.
28Dërgoj errëcirë edhe u err; edhe nukë ndigjuanë fjalët’ e ati.
29Ktheu ujërat’ e atyreve mbë gjak, edhe vrau pishqet’ e atyreve.
30Dheu i atyreve nxori bretëkosa, gjer ndë qillaret të mbëretrëvet atyreve.
31Tha, edhe erthnë miza qensh, edhe mëshkonja mbë gjithë sinoret të atyreve.
32U lëshoi breshërë ndë vënt të shiut, edhe flakë ziari ndë dhet të atyreve.
33Edhe goditi vëreshtat’ e atyreve, edhe drurët’ e fiqet atyreve, edhe theu drurët’ e sinorevet atyreve.
34Tha, edhe erthnë karkaleca e krimba, që s’kishinë numërë;
35edhe hëngrë gjithë barrë e dheut atyreve, edhe hëngrë pemët’ e dheut atyreve.
36Edhe vrau ç’do dialë të paralindurë ndë dhet të atyreve, ballën’ e gjithë fuqisë atyreve.
37Edhe nxori ata me ergjënt e me ar, edhe s’qe ndonjë i sëmurë ndë farrat t’atyreve.
38U gëzua Misiri për të dalët të atyreve, që i kishtej marrë frika prej atyreve.
39Hapi re, që t’i mbulontej, edhe ziar që t’u ndristej natënë.
40Kërkuanë, edhe u pruri shkurtëza’ edhe i nginji me bukë qielli.
41Çau gurrë, edhe buroj ujë, rrothnë lumenj ndë vënde të thatë.
42Se i ra ndër mënt fjal’ e ti e shënjtëruara, ndë Avraami shërbëtori i ti.
43Edhe nxori llausn’ e ti me gëzim, edhe të cgjedhurit’ e ti me ngazëllim,
44edhe u dha dherrat e kombevet, edhe trashëguanë mundimet’ e llauzevet,
45që të ruaninë urdhëratat’ e ati, edhe të mbaninë nomet e ati. Allilluja.

Currently Selected:

Psalltiri 105: PSTOKK1868

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in