Psalltiri 104
104
1Beko Zonë, o shpirti im; o Zot Perëndia im, fort u madhove, je veshurë me lavdurim e me madhëri.
2Ay qi heth përmbi vetëhe dritënë, posi petkë; ay që shtrin qiellë, posi lëkurë.
3Ay qi mbulon me ujë të lartëtë vëndet’ e ti, ay që bën retë qerre e ti,
4ay që ecën mbi fletët të erëravet, ay që bën ëngjëjt’ e ti frymëra, edhe shërbëtorët’ e ti flakë ziari,
5ay që themelon dhenë mbi qëndrim të ati, që të mos tundetë jetë pas jete.
6Mbulove atë me avyssënë posi me petkë, ujëratë qëndruanë mbi malet.
7Prej qërtimit tënt iknë; prej zërit bubullimësë s’ate u hoqnë me nxitim,
8hipnë ndë malet, cbritnë ndë fushat, nd’atë vënt që i themelove.
9Vure sinuar, që nuk do t’e kapërcenjënë, as do të kthenenë, për të mbuluarë dhenë.
10Ay që dërgon burime ndër shpellat, që të shkonjënë ujëra për mes malevet;
11pinë ujë gjith’ egërsirat’ e fushësë, gomarët e egrë shuanjënë etëjen’ e tyre;
12mbi ato kanë të ndenjuritë shpest’ e qiellit, edhe apënë zë ndë mes të degavet.
13Ay që ujit maletë prej të lartëvet vëndevet ti, prej pemësë duaret tua nginjetë dheu.
14Ay që bën të mbinjë bar për bagëtinë, edhe barishte për shërbimn’ e njierëzet, që të nxierrë bukë prej dheut,
15edhe verë që gëzon zëmërën’ e njieriut.
16U nginjnë drut’ e Zotit, dëllinjat e Livanit, që mbolli,
17atie ku bënjënë fole zoqtë; të ndënjurit e lelekut janë bredhatë.
18Malet’ e lartë për dhit’ e egra; gurëtë janë pshtetëje për lepurat’ e butë.
19Bëre hënënë për motet; dielli ngjeh të perënduarët’ e ti.
20Lëshon errëcirë, e bënetë natë; ndë atë shkonjënë gjith’ egërsirat’ e pyllit.
21Këlyshët’ e leonëvet ulërinjënë për të rrëmbyerë, e për të lypurë prej Perëndisë ushqimn’ e tyre.
22Edhe posa len dielli, mbëlidhenë, edhe bien’ e flenë ndëpër shtrofkat të tyre;
23del njieriu ndë punët të ti, e ndë mundimet të ti, gjer mbrëmanet.
24Sa u madhuanë punët’ e tua, o Zot! të gjitha i bëre me dituri;
25dheu u mbush me krijesënë tënde, ay det i math e i gjerë, atie janë shtërpënj, që s’kanë numërë, shtëzë të vogëla bashkë me të mëdha;
26atie shkonjënë magje, (atie është) ky Leviathani, që krijove për të luajturë ndë atë.
27Gjithë këto shpërenjënë mbë ty, që t’u apç ushqimnë mbë kohë.
28Kur e ep, mbëledhënë; kur hap ti dorënë, të gjitha nginjenë së mirash,
29po kur kthen ti faqenë mbë-nj’-anë, përzihenë; u ngre frymënë, edhe shuhenë, edhe kthehenë ndë baltë të tyre;
30u dërgon frymënë tënde, edhe ndërtonenë, edhe përtërin faqen’ e dheut.
31Qoftë lavdi’ e Zotit për gjithë jetënë, u gëzoftë Zoti për punët e tia.
32Ay që shtie sytë mbi dhet, edhe bën atë të dridhetë, ay që përket maletë, edhe nxierrënë tym.
33Do t’i këndonj Zotit sa të rronj, do t’i psall Perëndisë s’im sa të jem.
34Mendimi im për atë do të jetë i ëmblë, edhe unë do të gëzonem për Zotnë.
35U shofshinë fajtorëtë prej dheut, edhe të pa-udhëtë mos qofshinë më. Beko Zotnë, o shpirti im. Allilluja.
Currently Selected:
Psalltiri 104: PSTOKK1868
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
The text is an open source, but the transliteration and digitalisation is a copyright of IBSA
© Interconfessional Bible Society of Albania
© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë