YouVersion Logo
Search Icon

Psalteri 74

74
Mashhil i Asafit.
1Përse, o Perëndi, na hodhe tej për kur-do? Përse nxier tym zemërimi yt kundrë dhenvet kullotësë s’ate?
2Kuito përmbëledhëjenë tande, të cillën’ e fitove çë ndë krye të herësë, shkopin’ e trashigimit t’yt, qi shpërbleve, këtë malin’ e Sionësë, qi ndenje mb’atë.
3Ngre hapat’ e tua përherë për të shkretuem, për sa të këqia bani anëmiku ndë të shenjtënueminë vendinë tand.
4Anëmiqt’ e tu ulurijënë ndë miedis të përmbëledhëjesë s’ate, vunë shenjet’ e veta për shenje.
5Ngjifetë, porsi ndonji qi ngre sëpatënë mbi druna të shpeshë.
6Kështu tashti ata dërrmuenë përnjiherë të latuemetë punët’ e ati me sëpata e me vare.
7Doqnë shenjtënorenë tande me ziarrm, ndynë për dhe vendin’ e emënit t’yt.
8Thanë me zemërët të vet: Le t’i dërrmoimë bashkë; doqnë gjithë përmbëledhëjet’ e Perëndisë ndë dhet,
9Nukë shofim shenjetë t’ona, s’ka ma profetë, asndonji ndër ne të ngjofi se deri kurë.
10Deri kurë, o Perëndi, do të shpërnderojë anëmiku? Do të nemi anëmiku emëninë tand kur-do?
11Përse këthen dorënë tande, edhe të diathtënë tande? Nxir-e prei miedisit gjinit t’yt, edhe vdir’-i.
12Por Perëndia ashtë çë ndë krye të herësë mbëreti em, qi punon shpëtim ndë miedis të dheut.
13Ti dave detinë me anë të fuqisë s’ate, ti theve krenët’ e dreqënavet nd’ujënat.
14Ti theve krenët’ e Leviathanit, edhe ia dhe për të ngranë popullit qi rri ndër shkretina.
15Ti bane me rriedhunë bunime e purroj, ti thave lumëna të mëdhej.
16Dita ashtë joteja, edhe nata ashtë joteja, ti bane gati dritën’ edhe diellinë.
17Ti vune gjithë sinoret’ e dheut, ti bane verën’ edhe dimëninë.
18Kuito këtë, se anëmiku shpërnderoi Zotinë, edhe populli i marrë nemi emëninë tand.
19Mos u ep bishavet shpirtin’ e turtullit t’yt, mos harro kurrë mbëledhëjen’ e të vobegëvet tu.
20Shtierë sytë mbi dhiatënë tande, se u mbushnë vendet’ e errëtë të dheut me shtëpia pa-udhëniash.
21I mjeri mos u këtheftë mbrapazë i turpënuem, i vobegu edhe i nevojshimi le të lavdurojën’ emëninë tand.
22Ngreu, o Perëndi, gjyko gjyqinë tand, kuito shpërnderiminë, qi të bani i marri gjithë ditënë.
23Mos harrojsh zanin’ e anëmiqvet tu; të britunit’ e atyneve qi janë ngritunë kundrë teje, po hypën gjithë-nji.

Currently Selected:

Psalteri 74: PSGEKK1872

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

Video for Psalteri 74