Psalteri 73
73
Psallm’ e Asarit.
1Sa i mirë ashtë Perëndia ndë Israel, te zemërë-këthiellëtitë.
2Por mue për pak m’u tuntnë kambëtë; për pakëzë më rrëshqitnë hapatë.
3Se pata zmir të marrëtë, tue pamë mbarësin’ e të këqivet.
4Se s’kanë mundime ndë vdekët t’atyneve, por fuqia e atyneve asht’ e fortë.
5Nukë janë ndër mundime njerëzish, as vishkullohenë bashkë me njerës.
6Përandai i qarkon madhështia porsi qafore, i mbulon pa-udhënia porsi petk.
7U kanë dalunë sytë prei dhiamit, kaluenë dashunimet’ e zemrësë.
8Shkojënë ndër mend, e flasinë keq për pa-udhëni, flasinë me madhështi.
9Venë gojën’ e vet ndë qiell, edhe gjuha e atyneve shkon dhenë.
10Përandai ka me u këthyem këtu populli i ati, edhe do të gjindenë shumë ujëna ndër ata.
11Edhe thonë: Qysh ngjef Perëndia? Edhe ka mend i Nalti?
12Shif këta të pa-besëtë te shkojënë mbarë përherë, u shtohetë gjaja.
13Vallë kot qirova zemrënë t’eme, edhe lava duert’ e mia pa faj.
14Sepse u vishkullueshë gjithë ditënë, edhe mundimi em ishte për gjithë nadie.
15Ndë thansha: Kam me folunë kështu, qe te shaj brezin’ e bijvet tu.
16U mendueshë me kupëtuem këtë, por m’u duk e randë ndër sy.
17Deri sa hyna ndë shenjtënoren’ e Perëndisë, atëherë kupëtova të mbrapmet’ e atyne.
18Por ti vune ata ndë vende rrëshqiza, i hodhe ndë rrëpina.
19Qysh u banë përnjiherë të shkretë! U shuenë, u vdornë për pa-udhënin’ e vet.
20Porsi andërrën’ e ati qi sqohetë, o Zot, kur të ngrihesh, ke me prishunë shëmbëllesën’ e atyneve.
21Kështu digjei zemëra eme, edhe mundoheshinë veshnjet’ e mia.
22Edhe un’ ishiem pa mend, edhe nukë ngjifshiem, ishiem shtasë përpara teje.
23Por unë jam përherë bashkë me tyi, ti më zune prei dorësë diathtë.
24Me anë të këshillësë s’ate ke me më hiekun’ udhënë, edhe mbasandai ke me më marrë ndë lavdi.
25Ke kam ndë qiell? Edhe mbë dhet s’due tietërë veç teje.
26S’më mbeti mish e zemërë, Perëndia ashtë fuqia e zemrësë s’eme, edhe piesa eme për gjithë jetënë.
27Sepse qe te kanë me u vdierrë ata qi largohenë prei teje, ti rrenove gjith’ ataqi dalinë jashtë udhësë s’ate tue kurvënuem.
28Por për mue, të ngjitunitë mbas Perëndisë asht’ e mira eme, vuna shpëresënë t’eme mbë Zotinë Perëndinë, për me diftuem gjithë punët’ e tua.
Currently Selected:
Psalteri 73: PSGEKK1872
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
The text is an open source, but the transliteration and digitalisation is a copyright of IBSA
Albanian Geg Psalms Konstandin Kristoforidhi © Interconfessional Bible Society of Albania, 1872.
Pssalmet Gegnisht - Kostandin Kristoforidhi © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë, 1872.