YouVersion Logo
Search Icon

Psalteri 44

44
Mbë të parinë kankatuer, për të bijt’ e Koreut Mashhil.
1O Perëndi, ndëgjuem me veshët tanë, atënitë tanë na diftuenë punënë qi punove ndë ditt t’atyne, ndë ditt të moçime.
2Ti nxore jashtë kombe me dorët tande, edhe i mbolle, shtrëngove popuj edhe i përzune.
3Sepse nukë trashiguenë dhenë me anë të shpatësë vet, edhe krahu i atyne nukë shpëtoi ata, por e diathta jote, edhe krahu yt, edhe drita e faqesë s’ate, se pëlqeve ata.
4Ti je vetë mbëreti em, o Perëndi, qi urdhënon shpëtimet’ e Iakobit.
5Me anë tande kemi me shtymë anëmiqtë t’anë, me anë të emënit t’yt kemi me vumë poshtë ata qi ngrihenë kundrë nesh.
6Sepse s’kam me shpëryem mbë harkunë t’em, as shpata eme ka me më shpëtuem.
7Sepse na shpëtove prei anëmiqvet t’anë, edhe turpënove ata qi na kanë mëni.
8Gjithë ditënë kemi me u mburrunë mbë Perëndinë, edhe kemi me lavduruem emëninë tand për gjithë jetënë. Selah.
9Por na hodhe tej, edhe na turpënove, edhe nukë del ma bashkë me ushtëriat t’ona.
10Na bane me u këthyem mbrapazë përpara anëmikut, edhe ata qi na kanë mëni rrëmbejënë t’onatë për vetëvetëhenë.
11Na dhe porsi dhentë për të ngranë, edhe na shpërdave ndëpër kombet.
12Shite popullinë tand pa nder, edhe nukë shtove pasëjenë tande prei të shitunavet atyne.
13Na bane shpërnderim ndër fëqinjt t’onë, të përdredhunë buzëtë e të përqeshunë ndër ataqi janë rreth nesh.
14Na bane përrallëzë ndër kombet, të tundunë kryetë ndër popujt.
15Gjithë ditënë turpi em ashtë përpara meje, edhe turpënia e faqesë s’eme më mbuloi.
16Për zanin’ e ati qi qirton e shan, për anëmikun’ edhe shpagë-marrësinë.
17Gjithë këto erthnë mbi ne, por nukë të harruem, edhe s’duelëm prei udhësë dhiatësë s’ate,
18edhe s’u këthye prapë zemëra jonë, as nxuerëm hapatë t’ona jashtë udhësë s’ate,
19ndonëse na dërrmove ndë vend të dreqënavet, edhe na mbulove me hien’ e vdekësë.
20Ndë harroishim emënin’ e Perëndisë t’onë, edhe ndë shtrijshim duertë t’ona mbë perëndi të huej,
21nukë do ta kërkonte këtë Përëndia? Sepse ai ngjef të mpëshefëtat’ e zemrësë.
22Se për punët tande vritemi gjithë ditënë, u numëruem si dhentë për t’u therunë.
23Çohu, ç’fle, o Zot? Ngreu, mos na hith tej për kurdo.
24Ç’këthen faqenë tande mbënjanë? Harron ligështinë t’onë edhe shtrëngiminë t’anë?
25Se na u përvu shpirti deri ndë pluhunë, barku na u ngjit përdhe.
26Ngreu të na ndimojsh, dhe shpërble-na për përdëlliminë tand.

Currently Selected:

Psalteri 44: PSGEKK1872

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in