Psalteri 45
45
Mbë të parinë kankatuer, mbi Shoshannim, për të bijt’ e Koreut,
Mashhil: kankë për të dashuninë.
1Zemëra eme bunon fjalë të mirë, un’ i thom mbëretit: punët’ e mia, gjuha eme ashtë pendë shkronjësi qi shkruen hollë.
2Ti je ma i bukurë se të bijt’ e njerëzëvet, t’u derth hir ndë buzët, përandai të bekoi Perëndia për gjithë jetënë.
3Ngjish shpatënë tande mbi kofshët, o i fortë, ndë lavdit tande, e ndë madhënit tande.
4Edhe shko mbarë ndë madhënit tande, edhe mbëretëno ndë të vërtetë, e ndë butësinë, e ndë dreitëni, edhe e diathta jote ka me të dëftyem punë të mërekullueshime.
5Shigjetat’ e tua janë të prefëta, popuj kanë me ranë ndënë tyi, edhe ato shigjeta kanë me u futunë ndë zemërë t’anëmiqvet mbëretit.
6Shkambi yt, o Perëndi, ashtë ndë jetë të jetësë, shkop dreitënie ashtë shkopi mbëretënisë s’ate.
7Deshe dreitëninë, edhe more mëni shtrembëninë, përandai të leu Perëndia, Perëndia yt, me voj gëzimi ma tepërë se piesëtarët’ e tu.
8Gjithë petkavet tu u vien erë myrre e aloje e kasie, kur del prei pallatevet elefandinë, andej ku të gëzuenë.
9Bija mbëretënish ishinë ndër të ndershimet e tua, mbëretënesha ndenji së diathtash tua veshunë me petk prei ar Ofiri.
10Ndëgjo, o bijë, edhe shif, edhe ul veshinë tand, edhe harro gjindëjenë tande, edhe shtëpin’ e tyt-et;
11edhe mbëreti ka me dëshëruem bukurinë tande, se ai asht’ yt-zot: edhe lut ate.
12Edhe bij’ e Tyrësëdo të dali përpara me dhunëtia, të pasunit’ e popullit kanë me iu lutunë faqesë s’ate.
13Gjithë lavdia e së bijësë mbëretit ashtë përmbrenda, petku i asai asht’ endunë me ar.
14Do të bihetë te mbëreti veshunë me petk të qendisunë; virgjineshatë shoqet’ e asai, mbas asai, kanë me u prumë te ti.
15Kanë me u prumë me gëzim e me gazmend, kanë me hymë ndë shtëpi të mbëretit.
16Ndë vend të atënavet tu do të jenë bijt’ e tu, ke me i vumë urdhënarë mbi gjithë dhenë.
17Kam me përmendun’ emëninë tand ndë gjithë brezat, përandai kanë me të lavduruem popujtë ndë jetët të jetësë.
Currently Selected:
Psalteri 45: PSGEKK1872
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
The text is an open source, but the transliteration and digitalisation is a copyright of IBSA
Albanian Geg Psalms Konstandin Kristoforidhi © Interconfessional Bible Society of Albania, 1872.
Pssalmet Gegnisht - Kostandin Kristoforidhi © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë, 1872.