YouVersion Logo
Search Icon

Psalteri 35

35
Psallm’ e Davidit.
1Gjuko, o Zot, ata qi gjukohenë me mue, lufto ata qi më luftojënë.
2Rrok armë e mburonjë, edhe ngreu të më ndimojsh.
3Edhe kap shtizënë, edhe zen’ udhën’ e atyneve qi më ndiekinë; thuei shpirtit t’em: Unë jam shpëtimi yt.
4U turpënofshin’ e u marrofshin’ ata qi kërkojënë shpirtinë t’em; u këthefshinë mbrapazë, edhe u turpënofshin’ ata qi mendojënë keq për mue.
5U bafshinë porsi byk ndë sy të erësë, edhe engjulli i Zotit i ndiektë.
6U baftë udha e atyne errësinë e rrëshqitë, edhe engjulli i Zotit i ndiektë.
7Sepse pa ndonji farë pune mpëshefnë kurthin’ e vetndë gropë për mue, pa ndonji farë pune mihnë atë për shpirtinë t’em.
8Arthtë prishëje mb’atë, pa mos ditun’ atë, edhe kurthi qi mpëshefi, zantë atë, edhe raftë nd’ atë për prishëje.
9Por shpirti em ka me u gëzuem për Zotinë, edhe ka me u gazmuem për shpëtimin’ e ati.
10Gjith’ eshtënat’ e mia kanë me thanë: Zot, cilli të gjan tyi, qi shpëton të vobegunë prei dorësë ma të fortit, edhe të vobegun’ edhe të nevojëshiminë prei ati qi e rrëmben?
11U ngritnë deshmitarë të paudhë e më pyetshinë për punë qi unë s’dishiem.
12Më banë të keqe ndë vend të së mirësë, edhe të shterunë ndë shpirt t’em.
13Por unë vishesh me thes, kur ishin’ ata ndë shtrëngim, përvuna shpirtinë tem ndë agjinim, edhe të falunitë t’em këthehei ndë gji t’em.
14Sillesh porsi mbë mik, porsi mbë vëllanë t’em, kurrusesh tue prishunë fytyrënë, porsi ai qi mban zi për t’amënë.
15Por ata u gëzuenë për të keqenë t’eme, edhe u mbëlothnë; u mbëlothnë kundrë meje të poshtëmë, e unë s’dishiem, shqyeishinë, edhe s’pushoishinë.
16Kërcëlloishinë dhambëtë kundrë meje bashkë me përqeshësa dy faqesh ndë gostia.
17Kurë do të shofish, o Zot? Liro shpirtinë t’em prei prishëjes’ atyne, të vetëminë t’em prei leonëvet.
18Kam me të lavduem ndë përmbëledhëje të madhe, ndërmiet shumë populli kam me të nderuem.
19Mos u gëzofshinë për mue ata qi kanë anëmiqësi me mue pa-udhë, edhe mos bafshinë me sy ata qi më kanë mëni pa ndonji fare pune.
20Se nukë flitshinë paqtim, por shtijshinë ndër mend gënjeshtra kundrë atyne qi rrinë urtë mbi dhet.
21Edhe sgjanoishinë gojën’ e vet kundrë meje, tue thanë: Të lumtë, të lumtë! Pa syni ynë!
22Pe, o Zot, mos pushojsh, o Zot, mos mërgohesh prei meje.
23Ngreu edhe çohu për gjyqinë t’em, o Perëndia em edhe Zoti em, del-i zot punësë s’eme.
24Gjuko-më, o Zot Perëndia em, mbas dreitënisë s’ate, edhe mos u gëzofshinë për mue.
25Mos thanshinë ndë zemërat të veta: I lumtë shpirtit tynë! As mos thanshinë: E përpimë atë.
26U turpënofshin’ e u marrofshinë bashkë, ata qi gëzohenë për të keqenë t’eme; u veshshinë me marre e me turp ata qi mbahenë mbë të math kundrë meje.
27U gëzofshin’ e u gazmofshin’ ata qi duenë dreitëninë t’eme, edhe thanshinë përherë: U madhoftë Zoti qi do paqtimin’ e shërbëtorëvet vet.
28Edhe gjuha eme ka me folë për dreitëninë tande, edhe për lavduriminë tand gjithë ditënë.

Currently Selected:

Psalteri 35: PSGEKK1872

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in