YouVersion Logo
Search Icon

Psalteri 34

34
Psallm’ e Davidit, kur ndërroi faqen’ e vet përpara Abimellehut, edhekyi e lishoi, e iku.
1Kam me bekuem Zotinë mbë qish do kohë, lavdurimi i ati ka me qenunë kurdo ndë gojët t’eme.
2Shpirti em do të mburretë mbë Zotinë, të butëtë kanë me ndëgjuem, edhe kanë me u gëzuem.
3Madhënoni Zotinë bashkë me mue, edhe le të naltoimë bashkë emënin’ e ati.
4Kërkova Zotinë, edhe më ndëgjoi, edhe më shpëtoi prei gjithë frikavet mia.
5Shtinë sytë mb’atë, edhe u ndritnë, edhe faqet’ e atyne s’u turpënuenë.
6Kyi i vobegu thërriti, edhe Zoti e ndëgjoi, edhe e shpëtoi prei gjithë shtrëgimevet ati.
7Engjulli i Zotit ve ushtërinë rreth atyneve qi e kanë frikë, edhe i ruen.
8Ngjinoni edhe shifni, se Zoti asht’ i mirë. Lum ai njeri qi shpëren mb’atë.
9Droni Zotinë, o shenjtënit’ e ati,se s’u mengon gja atyne qi druejën’ atë.
10Këlysht’ e leonëvet kanë nevojë edhe kanë uni, por ata qi kërkojënë Zotinë, s’u mengon as ndonji gja e mirë.
11Eni, o dielm, më ndëgjoni: kam me u mësuem frikën’ e Zotit.
12Qish asht’ ai njeri qi dëshëron jetë, edhe do ditt të gjata, për me pamë të mira?
13Ruei gjuhënë tande prej së keqesë, edhe buzët’ e tua prei të folunit gënjeshtrë.
14Hiqu prei së keqesë, edhe ban mirë, lyp paqtim, edhe ndiq atë.
15Syt’ e Zotit janë mbi të dreitët, edhe veshët’ e ati mbë të bërtitunit e atyne.
16Faqeja e Zotit ashtë kundrë atyne qi bajënë keq, për me bierrë të përmendunit’ e atyne prei dheut.
17 Të dreitëtë thërritnë, edhe Zoti i ndëgjoi, edhe i shpëtoi prei gjithë shtrëngimevet atyne.
18Zoti ashtë ngjat atyne qi kanë zemërën’ e thyeme, edhe shpëton të përvumitë ndë shpirt.
19Shtrëngimet’ e të dreitit janë shumë, por Zoti ka me e shpëtuem prei gjithë këtyne.
20Ai ruen gjithë eshtënat’ e ati, as nji prei këtyne s’ka me u thyem.
21E keqeja ka me vramë fajtorinë, edhe ata qi kanë mëni të dreitinë, kanë me u bamë fajtorë.
22Zoti shpërblen shpirtin’ e shërbëtorëvet vet, edhe gjith’ ata qi shpërejënë mb’atë s’kanë me u shkretuem.

Currently Selected:

Psalteri 34: PSGEKK1872

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in