të bërëtë 19
19
1Edhe të dy ëngjëjtë erdhë ndë Sodhomat mbrëmanet, edhe Lloti po rrinte përanë portësë Sodhomavet, edhe Lloti kur pa, u ngrit t’u dilte përpara atyreve, edhe unji vetëhen’ e ti gjer përdhe, 2e tha: Na o zotërit’ e mi, kthehi ndë shtëpi të shërbëtorit tuaj, edhe shkoni natënë, e lani këmbëtë tuaj, edhe ndë mëngjes si të ngrihi, do të shkoni udhësë tuaj. Edhe ata thanë: Jo, po do të shkojmë natënë mb’udhë. 3Edhe passi i nxitoi ata shumë, u kthyenë tek ay, edhe hynë ndë shtëpi t’ati, edhe u bëri atyreve gosti, edhe poqi kuleçë, edhe hëngrë.
4Edhe përpara se të flijnë, burrat’ e qytetit, burrat’ e Sodhomavet, qerthëlluanë shtëpinë, të ri e pleq, gjithë gjëndeja bashkë gjer mb’anë (të qytetit), 5edhe i thërrisninë Llotit, e i thoshinë: Ku (janë) ata burratë që hynë te ti natënë? Nxiri ata ndër ne që t’i njohëmë.
6Edhe Lloti dolli tek ata përpara derësë, edhe mbylli derënë prapa ti, 7e tha: Mos, o vëllezërit’ e mi, mos bëni (këtë) të keqe, 8na tek kam dy bija, që s’kanë njohurë burr, u bie juve pra ato jashtë, edhe u bëni atyreve, si t’u pëlqenjë juve, po këtyre burrave mos u bëni gjë të keqe, sepse përandaj hynë ndënë hiet të shtëpisë sime. 9Edhe ata thanë: Ik andyj. Edhe thanë: Ky i huajë erdhi të rrijë ndër ne, edhe kërkon të bënetë gjukatës? Tashi do të bëjmë më shumë keq ty, se atyreve. Edhe nxitoninë njerinë Llotnë fort tepërë, edhe u afruanë që të thyeninë derënë. 10Edhe burratë ndejtinë duart’ e tyre, edhe rroknë Llotnë pas vetëhes’ atyre, edhe mbyllnë derënë, 11edhe atyre njerëzet që ishinë ndë derët të shtëpisë, u ranë me verbësirë që nga i vogëli gjer ndë të madhë, kaqë sa u lothnë tuke kërkuarë derënë.
12Edhe burrat’ i thanë Llotit: A ke këtu tiatërë njeri? Dhëndërr, a bij a bija, a ndë paç tiatërë njeri ndë qytet, nxiri nga ky vënt, 13sepse neve po e prishëmë këtë vënt, sepse klithma e atyreve u shumua përpara Zotit, edhe Zoti na dërgoi që të prishëm’ atë. 14Dolli pra Lloti, edhe u foli dhëndurrëvet ti, që ishinë vluarë mbë të bijat e ati, e tha: Ngrihi, dilni nga ky vënt, sepse Zoti po prish qytetnë. Po dhëndurrëvet ti u duk se po qeshte.
15Edhe kur u sbardhëllua, ëngjëjtë nxitoninë Llotnë, tuke thënë: Ngreu, e merr gruanë tënde, edhe të dy tët bija që gjëndenë (këtu), që të mos humpç bashkë edhe ti ndë panomi të qytetit. 16Po passi mënohej, burratë rroknë për dore atë, edhe dorën’ e gruas ati, edhe duart’ e të dy bijavet ati (sepse iu dhemp Zotit për atë), nxuarrë atë edhe e vunë jashtë qytetit. 17Edhe kur i nxuarrë ata jashtë, (Zoti) tha: Shpëto jetënë tënde, mos vështro prapa teje, as mos rrish rrotullë këti vëndi, shpëto ndë malt, që të mos humbaç.
18Edhe Lloti u tha atyreve: Të lutem, mos, o Zot, 19na shërbëtori tek gjeti hirë përpara teje, edhe madhove përdëllimnë tënt, që bëre tek unë, tuke ruajturë jetënë time, po unë s’munt të shpëtonj ndë malt, mos më harrinjë e keqeja, e vdes, 20të lutem, na ky qytet është afërë që të hynj atie, edhe ësht’ i vogëlë, të lutem, të shpëtonj atie (a nuk’ ësht’ i vogëlë?) edhe do të rronjë shpirti im. 21Edhe (Zoti) i tha ati: Na tek të dëgjova edhe për këtë punë, të mos e prish atë qytet që më the, 22shpejto, (e) shpëto atie, sepse nukë do të munt të bënj asgjë, gjersa të veç atie. Përandaj ja kluajti emërin’ ati qyteti Zoarë [i vogëlë].
23Edhe lindi dielli mbi dhet, kur hyri Lloti ndë Zoarë.
24Edhe Zoti lëshoi mbi Sodhomat e mbi Gomorrat shi squfuri e zjarri prej Zotit nga qielli, 25edhe prishi këta qytete, edhe gjith’ata vënde përqark, edhe gjithë vëndësit’ e qytetevet, edhe bimat’ e dheut. 26Po gruaja e ati prapa ati vështroi prapa, edhe u bë shtyllë krype.
27Edhe Avraami mëngoi ndë mëngjes (e erdhi) nd’atë vënt ku pat ndenjurë përpara Zotit, 28edhe Avraami kur shtiu sytë mbi Sodhomat e mbi Gomorrat, edhe mbi gjithë dhen’ e ati vëndit përqark, pa, edhe na tek po hipte tym nga dheu, posi tym kumine.
29Kështu pra, Perëndia kur prishi qytetet’ e ati vëndi përqark, Perëndisë i ra ndër mënt Avraami, edhe nxori Llotnë nga mesi i prishëjesë, kur prishi ata qytetetë, që rrinte Lloti.
30Edhe Lloti vate lart nga Zoara, e ndenji ndë malt, edhe të dy të bijat’ e ati bashkë me atë, sepse pat frikë të rrinte ndë Zoarë, edhe ndenji ndë (një) shpellë ay edhe të dy të bijat’ e ati.
31Edhe më e madheja i thotë së vogëlësë: Ati ynë (është) plak, edhe tiatërë njeri nuk’ (është) mbi dhet të hynjë ndër ne, pas zakonit gjithë botësë, 32eja, le t’i apëm’ atit tënë të pijë verë, edhe le të flemë bashkë me atë, edhe le të ngjallëmë farë nga ati ynë. 33I dhanë pra t’et të pinte verë atë natë, edhe hyri më e madheja, e fjeti bashkë me t’anë, edhe (ay) nuk’ e kupëtoi as kur ra ajo, as kur u ngrit. 34Edhe ndë nesëret i tha më e madheja, së vogëlësë: Na unë tek fjeta die natënë bashkë me atinë tanë, le t’i apëm’ ati të pijë verë edhe sonte, edhe hyrë ti, e fli bashkë me atë, edhe le të ngjallëmë farë nga ati ynë. 35I dhanë pra t’et të pinte verë edhe atë natë, edhe u ngrit e vogëla, e fjeti bashkë me atë, edhe (ay) nuk’ e kupëtoi as kur ra ajo, as kur u ngrit. 36Edhe u mbarsnë të dy të bijat’ e Llotit nga ati tyre. 37Edhe më e madheja polli dialë, edhe ja kluajti emërin’ ati Moav, ky (ësht’) i ati Moavitëvet gjer mbë sot. 38Pastaj polli dialë edhe e vogëla, edhe ja kluajti emërin’ ati Ven-ammi, ky (ësht’) i ati Ammonitëvet gjer mbë sot.
Currently Selected:
të bërëtë 19: AL1884
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Old Testament books in Tosk by Kostandin Kristoforidhi (transliteration from Greek to Latin) 1884
© Interconfessional Bible Society of Albania
Libra të Dhiatës së Vjetër të përkthyera në dialektin tosk nga Kostandin Kristoforidhi në 1884 (transliterim nga gërmat greke në latine) © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë