të bërëtë 18
18
1Edhe Zoti iu duk ati ndë list të Mamvrisë, atie ku rrinte ndë derët të tendësë ndë vapët të ditësë. 2Edhe ay kur ngriti syt’ e ti, pa, edhe na tre burra tek po rrijnë përpara ati, edhe (kur) pa, u sul t’u dalë përpara atyre nga dera e tendësë, edhe unji vetëhen’ e ti gjer përdhe, 3edhe tha: Zoti im, ndë paça gjeturë hirë përpara syvet tu, mos ikë, të lutem, nga shërbëtori yt, 4të lutem, le të bienë pak ujë, edhe lani këmbëtë tuaj, edhe prehi ndënë drut, 5edhe unë do të bie pakëzë bukë, edhe forconi zemrënë tuaj, pastaj do të shkoni, sepse përandaj shkuatë nga shërbëtori juaj. Edhe ata thanë: Bën kështu, si the.
6Edhe Avraami vate me vrap ndë tendët të Sarrësë, e tha: Shpejto (e) ngjish tri masa mielli të mirë, edhe bën kuleçë. 7Edhe Avraami vate me vrap ndër lopët, edhe mori një viç të kërthinjë e të mirë, edhe ja dha shërbëtorit, edhe ay shpejtoi t’e bënte gati, 8pastaj mori gjalpë e klumësht, edhe viçinë që bëri gati, edhe e vuri përpara atyreve, edhe ay rrinte afër’ atyreve ndënë list, edhe ata hëngrë.
9Edhe i thanë ati: Ku (është) Sarra gruaja jote? Edhe ay tha: Na ndë tendët. 10Edhe (ay) tha: Me të vërtetë do të kthenem te ti posi mbë këtë kohë të vitit, edhe na Sarra gruaja jote tek do të ketë bir. Edhe Sarra dëgjoi ndë derët të tendësë, që (ishte) prapa ati. 11Edhe Avraami edhe Sarra (ishinë) pleq të vietërë ndë moshë, Sarrës’ i kishinë mbeturë të ardhurat e gravet. 12Edhe Sarra qeshi me vetëhen e saj, tuke thënë: Passi u plaka do të më ketë anda? Edhe im zot (është) plak. 13Edhe Zoti i tha Avraamit: Përse qeshi Sarra, tuke thënë: Passi u plaka unë, a do të piell me të vërtetë? 14A është gjë që s’munt (ta bënjë) Zoti? Mb’atë kohë që vura do të kthenem te ti, posi mbë këtë kohë të vitit, edhe Sarra do të ketë bir. 15Atëhere Sarra mohoi, e tha: Nukë qesha; sepse pati frikë. Edhe ay tha: Jo, po qeshe.
16Edhe burratë si u ngrenë andejë, ja mbajtnë për ndë Sodhoma, edhe Avraami dolli bashkë me ata që t’i përcillte. 17Edhe Zoti tha: A do t’e fsheh unë nga Avraami, atë që bënj? 18Edhe Avraami me të vërtetë do të bënetë (një) komb i math e i fortë, edhe gjithë kombet’ e dheut do të bekonenë mb’atë, 19sepse e njoh atë, se do të porositnjë bijt’ e ti, edhe shtëpin’ e ti, pas vetëhesë ti, edhe do të ruanjën’ udhën’ e Zotit, të bënjënë dreitëri e gjyqë, që të bierë Zoti mbi Avraamnë (gjithë) sa i foli ati.
20Edhe Zoti tha: Klithma e Sodhomavet edhe e Gomorravet u shumua, edhe faji i atyre (është) fort i math, 21do të sbres pra, edhe do të shoh, ndë punuanë të tërë pas klithmësë që vien tek unë, ndë mos, po ta di.
22Edhe burrat’ iknë andej, e vanë ndë Sodhomat, edhe Avraami po qëndronte edhe më përpara Zotit. 23Edhe Avraami u afrua e tha: Mos do të prishç të dreitinë bashkë me të pabesinë? 24Ndë qofshinë pesëdhietë të dreitë ndë qytet, vallë do t’i prishç (ata)? Edhe nukë do të ndëlenjç vëndinë për të pesëdhietë të dreitëtë që janë nd’atë? 25Qoftë lark, ti mos bënjç kurrë të tillë punë, të vraç të dreitinë bashkë me të pabesinë! Qoftë lark prej teje! A s’do të bënjë gjyqë ay që gjukon gjithë dhenë?
26Edhe Zoti tha: Ndë gjeça pesëdhietë të dreitë ndë qytet të Sodhomavet, do të ndëlenj gjithë vëndinë për ata.
27Edhe Avraami u përgjeq e tha: Na tashi tek kuxova t’i flas Zotit tim, ndonëse jam dhe e hi, 28ndë qënçinë më pak se pesë (vetë) nga të pesëdhietë të dreitëtë, a do të prishç gjithë qytetnë për punë të pesëvet? Edhe (Zoti) tha: S’do t’e prish (atë), ndë gjeça atie dyzet’ e pesë.
29Edhe (Avraami) ngjati fialën’ edhe më, e i tha ati: (po) Ndë u ngjëntçin atie dyzet? Edhe (ay) tha: S’do t’e prish (atë) për të dyzetët.
30Edhe (Avraami) tha: Le të mos zemëronetë Zoti im, ndë folça edhe më, po ndë u gjëntçin’ atie tridhietë? Edhe (ay) tha: S’do t’e prish (atë), ndë gjeça atie tridhietë.
31Edhe (Avraami) tha: Na tashi tek kuxova t’i flas Zotit tim, (po) ndë u gjëntçin’ atie njëzet? Edhe (ay) tha: S’do t’e prish (atë) për të njëzetët. 32Edhe (Avraami) tha: Le të mos zemëronetë Zoti im, ndë folça edhe një herë: (po) ndë u gjëntçin’ atie dhietë? Edhe (ay) tha: S’do t’(e) prish (atë) për të dhietët.
33Edhe Zoti iku, passi pushoi tuke folë me Avraamnë, edhe Avraami u kthye ndë vënt të ti.
Currently Selected:
të bërëtë 18: AL1884
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Old Testament books in Tosk by Kostandin Kristoforidhi (transliteration from Greek to Latin) 1884
© Interconfessional Bible Society of Albania
Libra të Dhiatës së Vjetër të përkthyera në dialektin tosk nga Kostandin Kristoforidhi në 1884 (transliterim nga gërmat greke në latine) © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë