Apolalipsi 20
20
Krie e njëzetë
1E paçë ëngjëll që cbrit nga qielli, e mban quçn’ e avisit, e një zinçir të madh mbë dorë të tij.
2E ai e zuri dhrakonë, atë gjarpërin’ e lashtë, ai është djalli e satanai, e e lidhi atë një mijë vjet.
3E vuri atë nd’aviso, e mbilli atë, e e vulosi mbi të, që të mos pllanepsjë më miletetë ngjera sa të sosenë të një mijë vjetë e pastaje duhetë që të cgjidhetë ai për pak kohë.
4E paçë frone, e mb’ato ndëjnë (dica) e u dha ature të bëijnë gjuq; e (paçë) shpirtëret’ e ature që qenë peleqisurë për martiri të Iisuit, edhe për fjalë të Perndisë, e ata që nukë qenë falë bishësë, as ikonësë tij, e nukë panë marrë nishan’ e saj ndë ballë të ture, edhe mbë dorë të ture; e rruanë, e mbretëruanë bashkë me Krishtinë për një mijë vjet.
5E të tjerëtë nga të vdekuritë nukë rruanë ngjera sa të sosenë të një mijëtë vjet; këta është të ngjallturit’ e parë.
6I lumurë e Shënjt ësht’ ai, që ka pjesë ndë të ngjallturë të parë; mbi këta nukë ka fuqi mortia e ditë; po do të jenë priftër të Perndisë e të Krishtit, e do të mbretërojënë me të bashkë një mijë vjet.
7E kur të sosenë të një mijë vjetë, do të cgjidhetë satanai nga hapsana e tij.
8E do të dalë të pllanepsjë miletetë që janë mbë të katër qoshet’ e dheut, Gognë edhe Magognë, e t’i mbëjedhë ata për luftë; nemuri i këture është posi rëra e detit.
9E hipnë mbë të gjerë të dheut, e pushtruanë të ndënjurit’ e Shënjtorëvet, e qutetn’ e dashurë; e cbriti një zjar prej qiellit, dërguarë prej Perndisë, e i hangri ata.
10E djalli që i gënjen ata u shti ndë gjol të zjarit e të shqufurit atje tek është bisha, edhe profiti gënjeshtjar; e do të mundonenë dit’ e natë ndë jetë pas jetet.
11E paçë një fron të madh të bardhë, edhe atë që rrij mbi të, që nga faqea e tij iku dheu edhe qielli, e më s’u duknë.
12E paçë të vdekuritë, të vogjëj e të mëdhinj, që rrijnë përpara Perndisë, e u hapnë kartëratë; e një tjatër kartë u hap, që është e jetësë; e u gjukuanë të vdekuritë mbi ato që qenë shkruarë ndë kartëra, sikundrë qenë shërbesat’ e ture.
13E deti dha të vdekuritë që mbaj ndë vetëhe të tij, e vdekëja edhe Adhi dhanë të vdekurit’ e ture që kishnë; e u bë gjuqi mbë cilëdo sikundrë kishnë punuarë.
14E mortia edhe Adhi u hodhë ndë gjol të zjarit. Kij është morti i ditë.
15E kush nuk’ u gjënd shkruarë ndë kartë të jetësë, u hodh ndë gjol të zjarit.
Currently Selected:
Apolalipsi 20: ALTMK27
Highlight
Share
Copy

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.