YouVersion Logo
Search Icon

Apolalipsi 19

19
Krie e nëntëmbëdhjetëtë
1E pas kësuresh digjova zë të madh si një turmësë madhe ndër qiell, që thosh: Allilluia. Shpëtimi, edhe lëvdimi, edhe nderi, edhe fuqia mbë Perndinë tënë.
2Sepse të vërteta e të drejta janë gjuqërat’ e saj; se gjukoi kurvën’ e madhe, atë që prishi dhenë me kurvërin’ e saj, e mori hakë për gjak të ropet së tij (që u derdh) nga dor’ e asaj.
3E thanë për së ditit: Allilluia. E timi i saj hipi ndë jetë të jetëvet.
4E ranë të njëzet e katër pleqtë, e të katër kafshëtë, e u falë Perndisë që rrij mbi fron, tuke thënë: Amin. Allilluia.
5E dolli një zë nga froni që thosh: Epni lëvdim Perndisë sanë gjithë juvet ropt’ e tij, edhe juvet të vegjëj e të mëdhinj që i trëmbi atij.
6E digjova një zë posi një turmësë madhe, e si gjëmim ujëravet shumë; e si një zë gjëmimevet së mëdha, që thoshnë: Allilluia; sepse mbretëroi Zoti Perndia fuqimadhi.
7Le të gëzonemi, e le të hidhemi, e le t’apëmë lëvdim atij; sepse erdhi dasma e qengjit, e gruaja e tij është bërë gati.
8E ju dha asaj të vishetë me vishnje të qëruarë e të llampsurë; sepse vishnja është punërat’ e mira të shënjtorëvet.
9E më thotë mua: Shkruaj: Lum ata që janë ftuarë ndë gosti të dasmësë qengjit. E më thotë mua: Këto fjalët’ e Perndisë janë të vërteta.
10E raçë përpara këmbëvet së tij të falishë, po ai më tha mua: Ruaju të mos e bëç. Unë jam rop si edhe ti, e si vëllazërit’ e tu ata që kanë martirin’ e Iisuit. Nde Perndia falu, sepse martiria e Iisuit është Shpirti i profitisë.
11E paçë qiellinë hapurë, e ja një kalë i bardhë; e ai që ish hipurë mbi të, quhej i besësë e i vërtetës, e gjukon me të drejtë, e lëfton.
12E sit’ e tij qenë posi flakë zjarit, e mbi krie të tij shumë korona; e kish shkruarë një ëmërë që s’e dij njeri, përveçme atij.
13E qe veshurë me një të veshurë ngjierë ndë gjak; e ëmërit’ e tij thërret: Fjala e Perndisë.
14E asqerëtë që janë ndër qiell i vijnë pas atij, hipurë ndë kuaj të bardhë, veshurë me vishnjë të bardhë e të qëruarë.
15E nga goja e tij dil një kordhë e prëhurë, që të plagosjë me të filitë, e ai do t’i qiverrisjë ata me shkop të hekurtë. Ai shkel patitirn’ e verësë të zëmërimit e urgjisë Perndisë fuqimadhit.
16E ka shkruarë mbi rrobë të tij edhe mbi kordhë të tij ëmërinë: Mbreti i mbretëret, e Zoti i zotërinjet.
17E paçë një ëngjëll, që rrij ndë diell, e thirri me zë të madh, e tha gjithë shpezet që fluturojnë ndë mes të qiellit: Ejani e përmbëjidhi ndë darkë të Perndisë madhe.
18Të hai mishëra të mbretëret, e mishëra të hiliarhëvet, e mishëra të së fortëvet, e kufoma kuajet, e t’ature që janë hipurë mbi ta, e kufomat’ e gjithëvet zotërinjet e kopijet, të vogjëjet e të mëdhinjet.
19E paçë bishënë, edhe mbretëret’ e dheut, edhe asqerët’ e ture mbëjedhurë të bëijnë luftë me atë që qe hipurë ndë kalë, edhe me asqer të tij.
20E u zu bisha, e bashkë me të edhe profiti gënjeshtjar, ai që pat bërë çuditë përpara asaj; me ato pat gënjierë ata që muarrë nishanë bishësë, edhe ata që falishnë ikonën’ e saj. Të di u vunë të gjallë ndë gjol të flakësë që digjetë me shqufur.
21E të tjerëtë u vranë me kordhë t’atij që qe hipurë mbi kalë; ajo kordhë dilte nga goja e tij e gjithë shpeztë u ngosnë nga kufomat’ e ture.

Currently Selected:

Apolalipsi 19: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in