Apolalipsi 13
13
Krie e trembëdhjetëtë
1Edhe unë qëndrova mbi rërë të detit; e paçë që dil nga deti një bishë, që kish shtatë krerë, e dhjetë bri; e mbi bri të saj dhjetë korona, e mbi krerë të saj ëmërin’ e vllasfimisë.
2E bisha që paçë qe mbë të gjarë posi pardhall; e këmbët’ e saj, posi këmbë ariut; e goja e saj, posi gojë liondarit; e dhrakoni i dha asaj fuqin’ e tij, edhe fron’ e tij, edhe urdhër të madh.
3E paçë një nga krerët’ e saj si të therturë për vdekëjë; e plaga e vdekësë saj u shërua; e u çudit gjithë dheu tuke vaturë pas bishësë.
4E ju falë dhrakonit që dha urdhër mbë bishë, e ju falë bishësë, e i thoshnë: Kush është si bisha? Kush mund të lëftojë me të?
5E ju dha bishësë gojë për të folë vllasfimira e fjalëra të mëdha, e ju dha asaj urdhër të bëjë luftë dizet e di muaj.
6E hapi gojën’ e saj për të sharë kondrë Perndisë, të vllasfimisjë ëmërin’ e tij, edhe fron’ e tij, edhe ata që rrinë ndër qiell.
7E ju dha asaj urdhër të bën luftë me Shënjtorë, e t’i mund ata; e ju dha asaj urdhër mbi çdo fili, e gjuhë, edhe milet.
8E do t’i falenë asaj gjith’ ata që rrinë mbi dhe, ëmëret’ e ature nukë janë shkruarë ndë kartë të jetësë të qengjit që është therturë që nga nisëja e jetësë.
9Ai që ka vesh, le të digjojë.
10Kush bie jetërinë ndë skllavi, ndë skllavi vete edhe ai; kush vret me thikë, duhetë të vritetë edhe ai me thikë; këtu qëndron durimi edhe besa e shënjtorëvet.
11E paçë tjatër bishë që hin nga dheu, e kish di bri si të qengjit, ma kuvëndon posi dhrakon.
12E bënte gjithë fuqin’ e bishësë parë përpara saj, e anangas dhenë edhe ata që rrinë mbë të, që t’i falishnë bishësë parë, asaj që ju shërua plaga e saj që qe për vdekëjë.
13E bënte çudira të mëdha, kaqë sa të zbrit edhe zjar nga qielli përpara njerëzet.
14E pllaneps ata që rrinë mbi dhe, për çudira që ju dha asaj urdhër të bën përpara bishësë; e thosh mb’ata që rrijnë mbi dhe, të bëijnë ikonë bishësë, asaj që kish plagën’ e thikësë, e rroi.
15E ju dha asaj të ip Shpirt mbë Ikonë të bishësë, që të flasjë edhe Ikon’ e bishësë, e të bëjë që ata që nuk’ i falenë ikonësë bishësë të vritenë.
16E do të bëjë që gjithë të vogjëjt’ e të mëdhinjtë, të pasuritë e të varfëritë, edhe zotërinjtë, edhe kopijtë që të kenë një nishan mbë dorë të ture të djathëtë, a ndë ballëra të ture.
17E që të mos mundjë njeri të blejë a të shesë, përveçe atij që ka nishanë, a ëmërin’ e bishësë, a nemurin’ e ëmërit së saj.
18Këtu është sofia, kush ka mënd le të llogarisjë nëmurin’ e bishësë; sepse është nemur njeriut, e nemuri i tij 666, Gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë.
Currently Selected:
Apolalipsi 13: ALTMK27
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.