Apolalipsi 12
12
Krie e dimbëdhjetëtë
1E u duk një çudi e madhe ndër qiell: Një grua veshurë diellinë, e hënëza ndënë këmbë të saj, e mbi krie të saj një kurorë me dimbëdhjetë ull.
2E si qe me barrë thërrit nga të dhëmburat’ e pjellësë, e mundonej për të pjellë.
3E u duk një tjatër çudi ndër qiell, sepse ja një dhrakon i madh i kuq, që kish shtatë krerë, e dhjetë bri, e mbë krera të tij shtatë korona.
4E bishti i tij hiq të tretënë pjesë të ullet së qiellit, e i hodhi ata mbë dhe; e dhrakoni qëndroi përpara gruasë që duaj të pill, për të ngrënë djalën’ e saj kur ta pill.
5E polli djalë mashkull, e ai do të qiverrisjë gjithë filitë me shkop të hekurtë; e u rrëmbie djali i saj te Perndia, e ndë fron të tij.
6E gruaja shpëtoi nd’erimi, tek kish bërë gati vënd nga Perndia, që ta ushqejnë atë atje një mijë e diqind e gjashtëdhjetë dit.
7E u bë luftë ndër qiell; Mihaili edhe ëngjëllit’ e tij lëftuanë kondrë dhrakonit, e dhrakoni edhe ëngjëllit’ e tij lëftuanë.
8Po nukë mundnë, as u gjënd më vënd për ata ndër qiell.
9E u hodh poshtë ai dhrakoni i madh, ai gjarpëri i lashtë, që quhetë djall edhe Satana, ai që gënjen gjithë dhenë, u hodh mbë dhe; e bashkë me të u hodhë poshtë edhe ëngjëllit’ e tij.
10E digjova zë të madh ndër qiell që thosh: Ndashti u bë shpëtimi, edhe fuqia, edhe mbretëria e Perndisë sonë, edhe urdhëri i Krishtit së tij; sepse u hodh poshtë kallëzeësi i vëllazëret sonë, ai që i kallëzon ata përpara Perndisë sonë dit’ e natë.
11E ata e mundnë atë me fuqi të gjakut së qengjit, e me fuqi të fjalësë të martirisë ture; e nuk’ i deshnë shpirtërat’ e ture ngjera mbë vdekëjë.
12Pra andaj gëzoni, o qiell, edhe ju që rriji mbë ta. Ve mbë juvet që rriji ndë dhe e ndë det; sepse zbriti djalli mbë juvet me zëmërim të madh, sepse edhe që pak kohë ka.
13E kur pa dhrakoni se u hodh poshtë mbë dhe, ndoqi gruanë që pat pjellë mashkullinë.
14E gruasë ju dhanë krahë të Aetoit së madh, që të fluturojë nd’erimi ndë vënd të saj, atje tek ushqenetë për një kohë të kohëvet, e për një gjusmë të kohësë lark nga gjarpëri.
15E gjarpëri kreu jashtë nga goja e tij ujë posi lumë pas gruasë, që ta bën ta mirr lumi.
16Ma dheu i dha ndihmë gruasë, e hapi dheu gojën’ e tij e piu lumënë, që pat krierë dhrakoni nga goja e tij.
17E u zëmërua dhrakoni mbë gruanë, e vate të bën luftë me ata që mbenë nga far’ e saj, që ruajnë porsit’ e Perndisë, e që kanë martirin’ Iisu Hristoit.
Currently Selected:
Apolalipsi 12: ALTMK27
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.