YouVersion Logo
Search Icon

Filippiot 1

1
Krie e parë
1Pavllua edhe Timotheoi, ropt’ e Iisu Hristoit, mbë gjithë Shënjtorë mbë Krishtinë Iisunë, që janë ndë Filippë, bashkë me Piskopë e me Dhiakonë.
2Dhurëti mbë juvet e paq nga Perndia, babai inë, edhe nga Zoti Iisu Hristoi.
3I ap lëvdim Perndisë sime, kurdo që u kujtonem juvet.
4(Tuke bërë të luturë për gjithë juvet ndë çdo të falturë tim me gëzim).
5Për pjesë tuaj që kini nd’Ungjill, që ditën’ e parë ngjera ndashti.
6E kam edhe këtë shpëresë, se ai që nisi ndër ju punën’ e mirë, do ta bëjë të sosurë ngjera mbë ditë të Iisu Hristoit.
7Sikundr’ ësht’ e drejtë që të silloisem unë kështu për gjithë juvet, sepse u kam juvet pa luajturë ndë zëmërë time, edhe ndë zinçire të mia, e ndë të përgjegjurë tim, edhe ndë të veveosurë t’Ungjillit, jini gjithë shokë ndë gëzim tim.
8Sepse martir mbë mua është Perndia çfarë lloi u dua unë gjithë juvet ndë thelp të zëmërësë Iisu Hristoit.
9E për këtë i lutem Perndisë që të tepërojë dashuria juaj shumë e më shumë ndë të njohurë e ndë çdofarë të digjuarë.
10Që të cgjidhni më të mirënë juvet, që të jini të qëruarë e pa spodhi ngjera mbë ditë të Krishtit.
11Mbushurë me pemmë të së drejtësë, me anë të Iisu Hristoit, për lëvdim e nder të Perndisë.
12Dua dha të diji juvet, vëllazër, që punëtë që janë mbë mua, më shumë janë kthierë për mbrodh t’Ungjillit.
13Kaqë që të lidhurat’ e mia që pësova për Krishtinë, u çfaqnë ndë gjithë pretori, e mbë gjithë të tjerë.
14E më të shumëtë nga vëllazëritë mbë Zonë, si muarrë tharos nga të lidhurat’ e mia, guxojënë më shumë të flasënë pa frikë fjalën’ e Perndisë.
15Dica me të vërtetë për zili, e për inat, e ca të tjerë pa me zëmërë të mirë qiriksjënë Krishtinë.
16Dica pa nga sinerija qiriksjënë Krishtinë, jo me zëmërë të qëruarë, e vënë ndër mënd që të më bienë mua helm ndë të lidhura të mia.
17Dica pa për dashuri, sepse e dinë sa jam kolisurë ndë të ndihurë t’Ungjillit.
18Po çë? Përveçë, çdofarëlloiet, ja me të shtijturë, ja me të vërtetë, Krishti qiriksetë. E mbë këtë gëzoj, edhe do të gëzonem.
19Sepse e di që këjo do të më vëjejë mua për shpëtim me të luturë tuaj, e me ndihmë të Shpirtit Iisu Hristoit.
20Sikundr’ është të prituritë e shpëresa ime, që mbë ndonjë punë do të mos turpëronem, po me gjithë tharos si kurdo, edhe ndashti do të larconetë Krishti ndë kurm tim, kaqë për të rruarë, kaqë për vdekëjë.
21Sepse jeta ime është Krishti, e vdekëja ndë fitim.
22E nd’është pa që këta të rruarë ndë kurm më vëjen mua për fitim, e unë çfarë punë të cgjedh nuk’ e di.
23E jam shtrënguarë mbë të di anë, dojë të ngrihëshë e të jeshë bashkë me Krishtinë, që është shumë më mirë.
24Ma ndë rri ndë kurm, këjo është më e vëjierë për juvet.
25E tuke pasurë tharos unë mbë këtë e di që do të qëndroj, e do të bëj të ndënjuritë bashkë me juvet gjithë, për mbrodh tuaj e për gëzim të besësë.
26Që të tepërojë të mburitë tuaj për mua mbë Hristo Iisunë, me t’ardhuritë tim pa ndër juvet.
27Përveçe të biri sikundrë kërkon Ungjilli i Krishtit, që ja të vij unë e t’u shoh juvet, ja për së largut të digjoj për juvet të thonë, që qëndroni pa luajturë, ndë një Shpirt e ndë një zëmërë, tuke punuarë gjithë bashkë ndë besë të Ungjillit.
28E për ndonjë punë të mos trëmbi nga ata që janë kondrë; ajo që është aformi për ata për humbëjë, e për juvet është për shpëtim, e këjo është nga Perndia.
29Sepse me anë të Krishtit, mbë juvet është dhënë, jo të besoni nd’atë vetëmë, po edhe të pësoni për të.
30Tuke mbajturë atë luftë që patë mbë mua, e që digjoni ndashti mbë mua.

Currently Selected:

Filippiot 1: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in