YouVersion Logo
Search Icon

Efesio 6

6
Krie e gjashtëtë
1Djelm, të jini bindurë ndë përin tuaj si mbë Zotnë, sepse këjo ësht’ e udhësë.
2Ndero babanë tënd, edhe mëmmënë tënde (që është porsi e parë, që ka të taksurë).
3Që të bëneç i lumurë e të rroç shumë kohë mbi dhe.
4E juvet baballarë, mos i cërisni ndë urgji djelmtë tuaj, po rritni ata ndë dhidhaskali, e ndë nasihat të Zotit.
5Shërbëtorë, jini të gjegjurë ndë zotërinj të mishtë, me frikë e me të shpejtë, me zëmërë të hapëtë tuaj, si mbë Krishtinë.
6Tuke punuarë jo me si, si për të pëlqierë mbë njerëz, po si shërbëtorë të Krishtit, tuke bërë thelimën’ e Perndisë me zëmërë.
7Tuke punuarë me dashuri sikur punoni Zotnë, e jo sikur punoni njerëzet.
8E diji, se atë që bën gjithëkush, atë të mirë do të marrë nga Zoti, kaqë shërbëtuar, kaqë eleftero (e zot).
9Edhe ju zotërinj, të tilatë bëni mb’ata, pakëconi t’ashprëtë tuaj, e diji se Zoti juaj e i ature ësht’ ndër Qiell, e ai nuk’ është cgjedhës faqevet.
10Sa për jetërinë, o vëllazër, bëni të fortë mbë Zotnë, e ndë fuqi të fortë të tij.
11Vishuni armët’ e Perndisë, që të mundni juvet të qëndroni kondrë ndë zanate të së paudhit.
12Sepse nukë kemi të lëftojmë nevet me mish a me gjak, po me arhira, me urdhëratës, me ata që kanë mbë dorë këtë jetë t’errurë, me Shpirtëre të liga, t’erësë.
13Andaj mirri gjithë armët’ e Perndisë, që të mundni të rriji kondrë ndë ditë të keqe, e si të jini gati mbë të gjitha, të qëndroni.
14Qëndroni adha tuke ngjeshurë mishnë tuaj me të vërtetë, e veshurë me kallkan të së drejtësë.
15E mbathni këmbëtë të jini gati për Ungjill të paqit.
16Mbi të gjitha merri skutarë e besësë, me atë mundni të shuani gjithë shugjetat e dhezura të së ligut.
17E merri periqefaleën e shpëtimit, edhe thikën’ e Shpirtit, që është fjal’ e Perndisë.
18Me çdofarë të luturë e të falë, fali gjithënjë me Shpirt, e mbë këtë të tillënë të rriji cgjuarë, me çdofarë durim e të luturë për gjithë Shënjtorë.
19Edhe për mua, që të më ipetë fjalë, që të më hapetë goja ime, që të bëj të çfaqetë mistiri i Ungjillit.
20Për atë jam basaduar me zinçir, që të çfaqem mbë të unë, e të flas sikundrë duhetë.
21Edhe që të diji edhe juvet punët’ e mia, ç’bëj, do t’ua dëftojë juvet të gjitha Tihikoi, vëllai im i dashuri e shërbëtori i besësë mbë Zonë.
22Atë e kam dërguarë mbë juvet për këtë punë, që të njihni punët’ e mia, e t’u parigorisjë zëmëratë tuaj.
23Paq mbë vëllazër, e dashuri me besë nga Perndia babai, edhe nga Zoti Iisu Hristoi.
24Dhurëti mbë gjith’ ata që pa prishurë duanë Zotnë tënë Iisu Hristonë. Kështu qoftë!
* Karta mbë Efesiot u shkrua nga Romi, me anë të Tihikoit.

Currently Selected:

Efesio 6: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in