Çifut 9
9
Krie e nëntëtë
1Pati pa edhe tenda e parë ritot’ e llatrisë, edhe shënjtërin’ e dheut.
2Sepse pat qënë dërtuarë tenda e parë, tek qenë kandilieri, e mësalla, e prothesi i bukëvet, ajo që quhetë Shënjte.
3E pas së ditësë bulicë, tenda që quhetë Shënjte e Shënjtorëvet.
4Që mba brënda thimiaton’ e artë edhe arkën’ e dhiathiqit mbuluarë me ar mbë çdo anë; mb’atë (qe) Stamn’ e artë tek qe Manna edhe shkopi i Aaronit që biu, edhe pllakat’ e dhiathiqit.
5E mbi atë (arkë) qenë Heruvimitë e nderçurë, që bëijnë hie. Për ato punëra nukë kam ndashti të thom një për një.
6E si qenë bërë kështu këto punëra, sa për tendën’ e parë, atje hijnë përdita priftëritë të bëjnë punët’ e priftërisë.
7E ndë të ditënë pa një herë ndë mot, hin Arhiereu vetëmë, jo pa gjak, që bën kurban për vetëhe, e për faje të llaoit që nuk’ i njihnë.
8Sepse na dha kështu të shohëmë Shënjti Shpirt, që edhe nukë qe çfaqurë udha e Shënjtorëvet, se qëndron edhe mbë këmbë tend’ e parë.
9Që ajo ishte ksomblë e asaj kohet atëherë, mb’atë dhurëtira e kurbane birishnë, ato s’mundnë të bëijnë telio mbë sinidhis atë që bën kurbanë.
10Vetëmë me anë të së ngrënatë e të piravet e të lloi-lloi së laravet e cirimoni të kurmit që qenë dhënë të na bijnë ngjera mbë kohë që do të ndreqishnë.
11Ma Krishti, si erdhi Arhieref i së miravet që do të vijnë, me anë të një më së lartiet e më së mirësë tendë, jo bërë me duar, domethënë jo nga këta të dërtuarë.
12As me anë të gjakut Cjepet e Demavet, po me anë të gjakut së tij, hiri një herë ndë Shënjte, e gjeti një shpëtim të pasosurë.
13Sepse nd’është që gjaku i Demavet e i Cjepet edhe hiri i Mëshqerësë, kur randisej ndë të pëgëritë, i shënjtëron mbë të qëruarë të kurmit.
14Sa më shumë gjaku i Krishtit, që ai me anë të Shënjtit Shpirt pru vetëhen’ e tij të pakatigori te Perndia, do të qërojë sinidhisnë tënë nga punët’ e mortit, që të punojmë Perndin’ e gjallë?
15E andaj ësht’ ai mesit i dhiathiqit së ri, që të marrënë të ftuaritë të taksuritë e klironomisë pasosurë, sepse vdekëja (e tij) u bë për të shpërblierë të fajevet që bënishnë ndë dhiathiq të parë.
16Sepse tek është dhiathiq, pajetërë duhetë të vijë vdekëjë atij që bën dhiathiqnë.
17Sepse dhiathiqi me vdekëjë veveosetë, sepse ngjera sa rron ai që bëri dhiathiqnë, ësht’ edhe e pafuqi.
18Andaj as e para nukë u lutej pa gjak.
19Sepse kur dhiavasi Moisiu ndë llao gjithë porsit’ e nomit, mori gjakn’ e Viçëret e të Cjepet bashkë me ujë e me lesh të kuq e Isop, randisi bashkë me Vivlionë edhe gjithë llaonë.
20Tuke thënë: Këta është gjaku i dhiathiqit, që porsiti Perndia mbë juvet.
21E ashtu i randisi me gjak, edhe tendënë, edhe gjithë enët’ e punësë.
22E afëro gjithë punëtë me gjak qëronenë sikundr’ e ka nomi, e pa derdhurë gjak nukë bënetë ndëjesë e fajevet.
23Duhetë adha që ksomblët’ e punëravet së Qiellet, me anë të këture punëravet të qëronenë; ma ato punërat’ e qiellet qëronenë me thisi më të mira se këto.
24Sepse nukë hiri Krishti ndë të Shënjtëruara të bëra me duar, ksomblë së vërtetavet, po hiri nd’atë të Qiellvetë, që të çfaqej ndashti për të mirë tënë përpara Perndisë.
25Edhe jo për të prurë shumë herë vetëhenë, sikundrë hin Arhiereu nga vit ndë të Shënjtëruara mbë gjak të huaj.
26(Sepse ndrishe duhej që të kish pësuarë ai shumë herë, që mbë të nisurë të jetësë), ma ndashti u duk një herë mbë të sosurë të motet, për të prishurë fajnë me kurban të vetëhesë tij.
27E qish është dhiorisurë ndë gjithë njerëz të vdesënë një herë, e pas kësaj mortit është gjuq.
28Kështu edhe Krishti qe prurë një herë për të prerë fajetë e së shumëvet, e të ditënë herë do të duketë pa faj për shpëtim t’ature që e presënë atë.
Currently Selected:
Çifut 9: ALTMK27
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.