Çifut 10
10
Krie e dhjetëtë
1Sepse tuke pasurë nomi hienë të së miravet që do të vijënë, e jo vetë Ikonën’ e punëravet, s’mund kurrë të teliosjë, me anë të kurbanevet që bënenë për vit gjithënjë, ata që qasenë ndë Iero.
2Ndrishe deshnë të qëndroijnë nga të bëritë; sepse si të qëronishnë një herë ata që bëijnë kurbanetë do të mos njihnë më ndë vetëhe ndonjë faj.
3Ma ndë këto (thisira) bënetë kujtim çdo vit për faje.
4Sepse nukë mund gjaku i Demavet edhe i Cjepet të ngrërë fajetë.
5Andaj tek hin ndë jetë, thotë: Nukë deshe kurban, as mblatë, po mua më bëre kurm.
6Nukë të pëlqienë tij të djeguratë që bënenë për faje.
7Atëherë thaçë unë: Ja tek vij unë (ndë krie të kartësë është shkruarë për mua) për të bërë, o Perndi, thelimënë tënde.
8Pat thënë sipër, që kurbane e mblatëra, e të djegura për fajëra nuk’ i pate dashurë, as të patnë pëlqierë (ato punëra i bëjënë kurban sikundr’ e ka nomi).
9Atëherë tha: Ja që vij, o Perndi, të bëj thelimënë tënde; ngrë të parënë, për të stisurë të ditënë.
10E për këtë thelimë kemi qenë të shënjtëruarë me anë të mblatësë kurmit Iisu Hristoit (që u bë) një herë.
11E cilido Prift rri gati përditë ndë punë, e tuke bërë shumë herë ato të tilatë kurbane që nukë mundjënë kurrë të ngrëjënë fajetë.
12Ma kij (Iisui) si pru vetëhen’ e tij një herë për gjithë jetë kurban për fajëra, ndënji mb’anë të djathëtë të Perndisë.
13Tuke priturë më të pastajmenë kohënë ngjera sa të vihenë armiqt’ e tij fron ndënë këmbë të tij.
14Sepse me një mblatë vetëmë i bëri telio për jetë ata që janë të shënjtëruarë.
15Na e martiris nevet edhe Shënjti Shpirt, sepse si pat thënë:
16Kij është dhiathiqi, që do të bëj unë me ata pas ature ditet, thotë Zoti, tuke dhënë nometë ndë zëmëra të ture, e ndë mënd të ture, do t’i shkruaj ato.
17E do të mos kujtonem më kurrë fajet’ e ture edhe paranomit’ e ture.
18Tek është adha ndëjesë këture, nuk’ është më mblatë për faje.
19Kur kemi adha, o vëllazër, tharos të hijëmë ndë Shënjt të Shënjtorëvet, me anë të gjakut të Iisuit.
20Udhë thom që na e përtërijti nevet të re e të gjallë, me anë të velësë, domethënë të kurmit së tij.
21E tuke pasurë një prift të madh ndë shtëpi të Perndisë,
22Le të afëronemi me zëmërë të vërtetë me të plotë të besësë, qëruarë zëmëratë nga fiqiri i keq.
23E larë kurminë me ujë të pastruarë, le të ruaj pa luajturë molloin’ e besësë (sepse ësht’ i besësë ai që na ka taksurë).
24E le të vështrojmë njeri-jatërinë për t’anangasurë ndë dashuri e ndë punëra të mira.
25Le të mos lëmë të mbëjedhuratë tona, sikundrë kanë adet të bëjënë dica, tuke bërë zëmërë; e kaqë më shumë, sa që shihni që afëronetë ajo ditë.
26Sepse kur të fëjejmë nevet me thelimë tënë, si e njohm të vërtetënë e pastaje nukë mbetetë më kurban për faje.
27Ma një pandohi e tromaksurë e gjuqit e të djegurë të zjarit që është për të ngrënë armiqtë.
28Një që shkel nomn’ e Moisiut, përpara di a tri martirëvet vdes pa ndonjë ndëjesë.
29Sa më shumë mundim do të pësojë (silloisnie juvet) ai që shkel të bir’ e Perndisë, gjakn’ e dhiathiqit së ri që u shënjtërua mbë të, e e merr si çdo gjak, e shan Shpirtin’ e dhurëtisë?
30Sepse e dimë cili ësht’ ai që tha: Puna ime është të mundoj, e do të paguaj, thotë Zoti. E për së ditit: Zoti do të gjukojë llaon’ e tij.
31Pun’ e frikuarë është që të bjerë njeriu ndë duar të Perndisë gjallë.
32Kujtoni dit’ e para, si qetë ndriturë, duruatë shumë luftë të pësimevet.
33E ndashti tuke bërë boroli me dhunëra e me pikëllime, e ndashti pa tuke bërë shokë me ata që janë me të tillë shkallë.
34Sepse pësuatë bashkë me mua ndë hapset’ e mia, e duruatë pa helm të rrëmbierit’ e plaçkavet suaj; sepse e diji që kini të pasurë më të mirë ndë Qiell të vetëhesë suaj, e të patundurë.
35Mos humbitni adha tharosnë tuaj, që ai ka pagë të madhe.
36Sepse juvet u duhetë durim, që të bëni thelimën’ e Perndisë, e të mirri të taksuritë.
37Sepse edhe një çikëzë, e ai që do të vijë, do të vijë, e nukë do të mënojë.
38Ma i drejti do të rrojë me besë, e nd’u ktheftë mbë të prapë, nukë do të prëhetë Shpirti im mbë të.
39Ma nevet nukë jemi për të hequrë prapë, për të humburë, po për të besuarë të pohtisjëmë shpëtimn’ e Shpirtit.
Currently Selected:
Çifut 10: ALTMK27
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.