Gallatë 5
5
Krie e pesëtë
1Qëndroni adha pa luajturë ndë lefteri që na lefterosi nevet Krishti, e mos mbleksi pa ndë zgjedhë të skllavisë.
2Ja, unë Pavllua u thom juvet, se ndë qoftë të bëni peritomi, Krishti do të mos u vëjejë juvet fare gjë.
3Sepse unë e bëj ta diji përsëri, çdo njeri që pritetë, që ai është ndënë barrë të bëjë gjithë nomnë.
4Juvet që bëneni të drejtë nde nomi, s’jini gjë mbë Krishtinë. Ratë nga dhurëtia.
5Sepse navet nga Shpirti me anë të besësë presëmë shpëresën’ e së drejtësë.
6Sepse mbë Krishtinë Iisunë s’vëjen gjë të jetë njeriu i prerë, po besa që punon me anë të dashurimit.
7Mirë ecjëtë. Cili u mbodhisi juvet që të mos bindishitë ndë të vërtetë?
8Këta të bindurë nuk’ është nga ai që u thërret.
9Pak brumë, mbrun gjithë të mbrujturitë.
10Unë për juvet shpërej mbë Zotnë, që do të mos kini tjatër mënd, ma ai që u trubullon juvet do të ketë dëm, cilido që është.
11Sa për mua, o vëllazër, ndë dhidhaks edhe sot di peritominë, pse gjithënjë ndiqem? U ngre adha skandalia e Kruqit.
12Makar të pritishnë copë-copë ata që u nakatosjënë juvet.
13Sepse juvet, o vëllazër, jini thirrturë nd’elefteri, po vështroni mirë të mos bëni elefterinë aformi të kurmit, po punoni njeri-jatërinë me dashuri.
14Sepse gjithë nomi ndë një fjalë mbilletë: Të duaç gjitonë tënd si edhe vetëhenë tënde.
15Ma ndë ndukni, e të hai njeri-jatërinë, vështroni mos u hahi njeri nga jatëri.
16Unë ndashti u thom: Ecëni sikundrë do Shpirti, e mos bëni ato që dëshëron kurmi.
17Sepse kurmi dëshëron kondrë Shpirtit, e Shpirti kondrë kurmit, sepse këto punëra janë kondrë njera me jatërënë, që të mos mundni juvet të bëni gjith’ ato që doi.
18E nd’ecëni pas Shpirtit nukë jini ndënë nom.
19Të çfaqura dha janë punët’ e kurmit, ato janë mihira, kurvërira, molia, aseljia.
20Idhollollatria, magjia, armiqëria, qartëratë, filloniqitë, të zilepsuritë, të zëmëruaritë, të përqeshuritë, të përçquaritë, eresitë.
21Zilia, vreilatë, të dejturatë, harokopitë, e të tilatë te këto, mbi këto u thom, sikundr’ u paçë thënë më përpara, se ata që bëjënë të tilatë, nukë do të trashëgojënë mbretërin’ e Perndisë.
22E pemma e Shpirtit pa është dashuria e gëzimi, paqeja, zëmër’ e madhe, të butëtë, të mirëtë, besa, t’ëmblëtë, durimi.
23Kondrë këture punëravet nuk’ është nom.
24Ndashti ata që janë të Krishtit, kanë mbërthierë kurminë bashkë me xanxëra të ture e me dëshërime.
25Ndë rrojmë me Shpirt, me Shpirt edhe le të ecëjmë.
26Le të mos kërkojmë nder të mbrazëtë, tuke paraqinisurë njeri-jatërinë, e tuke zilepsurë njeri-jatërinë.
Currently Selected:
Gallatë 5: ALTMK27
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.