Gallatë 6
6
Krie e gjashtëtë
1Vëllazër, ndë qoftë zënë ndonjë njeri mbë ndonjë faj, juvet që jini të Shpirtit, dhidhaksni këtë të tilinë me Shpirt t’ëmblë, e vuri re vetëhenë mos ndodhetë e guciteç edhe ti vetë.
2Mbai barrën’ e njeri-jatërit, e kështu do të paguani nomn’ e Krishtit.
3Sepse nd’i duketë ndonjëit se është gjë, pagjene ai gënjen vetëhen’ e tij.
4Ma cilido le të vështrojë punën’ e tij që bën, e atëherë do të ketë nder ndë vetëhe vetëmë, e jo mbë jetërinë.
5Sepse cilido barrën’ e tij do të ngrërë.
6E ai që dhidhaksetë fjalënë, le të bëjë pjesë mbë gjithë të mira atij që e mpson.
7Mos gënjeni vetëhenë. Me Perndinë nukë bënenë lodrë, sepse atë që mbjell njeriu, atë edhe do të korrjë.
8Andaj ai që mbjell për kurm të tij, nga kurmi do të korrjë kalbësirë. E ai që mbjell për Shpirt, nga Shpirti do të korrjë jetën’ e pasosurë.
9Le të mos lodhemi tuke bënë të mirënë, sepse ndë mos u lodhçim, do të korrjëmë me kohë të saj.
10Andaj adha ngjera sa kemi kohë, le të bëjëmë të mirënë mbë gjithë njerëz, ma më shumë mbë njerëz të besësë.
11Shihni me çfarë kartëra u shkrova me dorë time.
12Gjith’ ata që duanë të dukenë të mirë mbë kurm. Ata u anangasjënë juvet të peritemnisë, vetëmë të mos heqënë të ndjekurë për kruq të Krishtit.
13Sepse as ata që bëjnë peritominë ruajnë nomnë, po duanë që të priteni juvet, që të mburrenë ata mbi kurm tuaj.
14Ma nga meje qoftë larg të mburrem për jatërë, përveçe ndë Kruq të Zotit sonë Iisu Hristoit. Mb’atë jeta ime është kruqasurë mbë mua, edhe unë mbë jetë.
15Sepse ndë Hristo Iisunë as të preritë vëjen gjë, as të papreritë, po të ktisurit’ e ri.
16E sa të ecëjënë pas këtij zakonit, mb’ata (qoftë) paq, edhe ndëjesë, edhe mbi Israiln’ e Perndisë.
17Sot di e parë le të mos më ngasë mua njeri, sepse unë mbaj plagët’ e Zotit Iisuit ndë kurm tim.
18Dhurëtia e Zotit sonë Iisu Hristoit, bashkë me Shpirt tuaj, o vëllazër. Ashtu qoftë!
* Karta mbë Gallatiot u shkrua nga Romi.
Currently Selected:
Gallatë 6: ALTMK27
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.