Gallatë 3
3
Krie e tretë
1O Gallatë të pamënd, kush u bëri të mirri si, kaqë që të mos bindni juvet ndë të vërtetë? Që përpara sivet suaj qe zografisurë më përpara Krishti ndër ju mbërthierë ndë Kruq.
2Këtë vetëmë dua të mpsoj nga jush: Me anë të punëvet së nomit e kini marrë juvet Shpirtinë, a me anë të gjegjëjësë së besësë?
3Kaqë të padigjuarë jini? Që si nistë me Shpirt, e sosni ndashti me kurm?
4Kaqë shumë besuatë mbë të mbrazëtë? Po makar të qe mbë të mbrazëtë.
5Ai adha që u dha juvet Shpirtinë, e bën ndër ju thavmaturgjitë, për punët’ e nomit e bën ai a për të gjegjurë ndë besë?
6Sikundr’ është shkruarë: Avraami besoi mbë Perndinë, e ju llois për të drejtë.
7Dijnie adha që ata që janë nga besa, ata janë të bijt’ e Avraamit.
8Ma karta si vështroi me t’ardhurënë, që Perndia duaj të bën filitë të drejta me anë të besësë, e vangjelisi më përpara Avraamnë, që: mbë tij do të bekonenë gjithë filitë.
9Ata dha që janë për besë, do të bekonenë bashkë me Avraamn’ e besësë.
10Sepse gjith’ ata që janë për punëra të nomit, janë ndë mallëkim, sepse ëshët shkruarë: I mallëkuarë cilido që nukë qëndron pa luajturë mbë të gjitha ato punëra që janë shkruarë ndë kartë të nomit, të bëjë ato.
11E që ndonjë pa s’është bërë i drejtë mbanë Perndisë me anë të nomit, është çfaqurë, sepse i drejti do të rrojë nga besa.
12Nomi adha nuk’ është nga besa, po, thotë, ai njeri që të bëjë ato punëra, do të rrojë për to.
13Krishti na kseshpërbleu nga mallëkimi i nomit, si u bë mallëkim për nevet, sepse është shkruarë: I mallëkuarë është ai që varetë ndë dru.
14Që të vijë bekimi i Avraamit ndë fili të tjera, mbi Iisu Hristonë, që të marrëmë të taksurit’ e Shpirtit me anë të besësë.
15Vëllazër, u flas si njeri, ndonjë dhjatë, ndonëse ësht’ e njeriut, ndonjë s’e prish a e çton.
16Mbë Avraamnë patnë qënë thënurë të taksuratë, edhe ndë farë të tij. Nukë thotë: Ndë farëra, si për shumë, po thotë si për një: Edhe ndë farë tënde, që këjo është Krishti.
17Ndashti thom u kështu, dhjata e veveosurë më përpara nga Perndia mbë Krishtinë, nukë bënetë e pavëjierë nga ai nom, që u bë katërqind e tridhjetë vjet pastaje, kaqë që të prishetë të taksuritë.
18Sepse nd’është nga nomi klironomia, nuk’ është më nga të taksuritë, po Perndia me anë të së taksurësë dhëroi (klironominë) mbë Avraamnë.
19Përse adha u dha nomi? Pat qënë çuarë për sebep të paravasevet, ngjera atëherë që të vin ajo farë, që i qe bërë të taksuritë, edhe qe porsiturë me anë të ëngjëjet mbë dorë të mesitit.
20Ma mesiti nuk’ ësht’ i njëit vetëmë, e Perndia është një.
21Nomi adha është kondrë të taksuravet së Perndisë? Jo, kurrë. Sepse të pat qënurë dhënë një nom që të mund të na bën të gjallë, nga nomi do të qe vërtet të drejtëtë.
22Ma karta i mbilli të gjitha ndënë faj, që t’ua bij të taksuritë ature që besojnë me anë të besësë Iisu Hristoit.
23Pa ardhurë edhe nomi, ruhishëm ndënë nom, mbuluarë mbë të priturë t’asaj bese, që duhej të çfaqej.
24Na u bë adha nomi pedhagogoi inë të na bij te Krishti, që të bëneshim të drejtë për besë.
25Ma si erdhi besa, nukë jemi më ndënë pedhagogonë.
26Sepse gjithë jini të bijt’ e Perndisë me anë të besësë, mbi Krishtinë Iisunë.
27Sepse gjithë juvet që jini pagëzuarë mbë Krishtinë, jini veshurë mbë Krishtinë.
28Nuk’ është Çifut, as Elin, s’është kopil, as eleftero, s’është mashkull a fëmërë, sepse ju të gjithë një vetëmë jini mbë Hristo Iisunë.
29E ndë jini juvet të Krishtit, adha jini far’ e Avraamit, edhe klironomë sikundrë qe të taksuritë.
Currently Selected:
Gallatë 3: ALTMK27
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.