Efesio 5
5
Krie e pesëtë
1Bëni të gjarë Perndisë si djelm të dashurë.
2E ecëni mbë dashuri, sikundr’ na deshi edhe Krishti nevet, e dha vetëhen’ e tij për nevet mblatë e kurban te Perndia, për të mirisurë.
3Edhe kurvëri e çdofarë të pëgërë, a lakëmim, as të mos zihetë ngoje ndër juvet, sikundrë ka hie ndë Shënjtorë.
4As e turpshime, as kuvënde të marra, as bufonërira, që janë të pahie, po më tepërë efharisti e lëvdim.
5Sepse këtë dijie, që çdo kurvjar, a i paqëruarë, a lakëmeës, që ai ësht’ idhollollatr’, s’kanë klironomi ndë mbretëri të Krishtit e të Perndisë.
6Ndonjë mos u gënjejë juvet me fjalë të mbrazëta, sepse për të tila punëra urgji e Perndisë mbë të bij të pabindurë.
7Mos doi adha të kini shoqëri me ta.
8Sepse njëherë jeshëtë errëcirë, ma ndashti dritë mbë Zotnë. Ecëni si djelmt’ e dritësë.
9(Se pemma e Shpirtit është mbë çdofarë të mirë e të drejtë, e të vërtetë).
10Dhoqimasni juvet vetëhenë, cila ësht’ e pëlqierë te Zoti.
11E mos doi të kini pjesë ndë punëra të papemmë të errëcirësë, po edhe më tepërë të rrihni faqenë.
12Sepse punëtë që bënenë nga ata ndë të fshehurë, janë të turpçime edhe të thuhenë.
13Ma gjith’ ato që janë për të hedhurë poshtë, do të çfaqenë prej dritet, sepse gjith’ ajo që çfaq (punëratë) është dritë.
14Andaj thotë: Ngreu mbë këmbë ti që flë, e ngjallu nga të vdekuritë, e do të ndrijë ti Krishti.
15Vështroni adha të ecëni me kujdes, jo si të pamënd, po si të dijturë.
16Tuke shpërblierë kohënë, sepse ditë janë të këqia.
17Pra andaj mos u bëni të pamënd, po digjuarë të thelimësë Zotit.
18E mos dehi me verë, që mb’atë ësht’ asotia, po mbushni me Shënjtnë Shpirt.
19Tuke kuvënduarë ndëpër juvet me psallmora e me imno, e këngëra të Shpirtit, tuke kënduarë, e tuke psallurë me zëmëra tuaj mbë Zotnë.
20Tuke dhënë lëvdim gjithënjë për çdofarë punë Perndisë e babait mbë ëmër të Zotit sonë Iisu Hristoit.
21Tuke bindurë njeri ndë jetërinë me frikë të Perndisë.
22Gratë le të bindenë ndë burra të ture si mbë Zonë.
23Sepse burri është Krie mbë gruanë, sikundr’ është Krishti kreu i Qishësë, e ai është sotiri i kurmit.
24Po sikundrë bindetë Qisha mbë Krishtinë, kështu le të bindenë edhe gratë mbë burra të ture mbë të gjitha.
25Ju burratë doi gratë tuaj, sikundrë edhe Krishti deshi Qishënë, e dha për atë vetëhen’ e tij.
26Që ta shënjtëron atë, tuke kërkuarë atë me të larë të ujit me anë të fjalësë.
27Të bëjë që të duketë përpara tij Qisha veshurë me nder, pa lerë, pa lapë, a ndonjë të tillë punë, po të jetë e Shënjtëruarë, e pa katigori.
28Kështu duhetë të duanë burratë grat’ e ture, si edhe trupet’ e ture. Ai që do gruan’ e tij, do vetëhen’ e tij.
29Sepse ndonjë nuk urreu kurrë kurmin’ e tij, po e ushqen e e mbulon atë, si edhe Zoti Qishënë.
30Sepse jemi anë të kurmit së tij, nga misht’ e tij, edhe nga eshtërat’ e tij.
31Andaj njeriu do të lërë baban’ e tij, edhe mëmmën’ e tij, e do të bashkonetë me grua të tij, e do të jenë të di një kurm.
32Kij Mistir ësht’ i madh, e unë thom mbë Krishtinë edhe mbë Qishë.
33Andaje edhe cilido nga jush le të dojë gruan’ e tij si edhe vetëhen’ e tij, e gruaja pa të trëmbetë burrit.
Currently Selected:
Efesio 5: ALTMK27
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.