Efesio 3
3
Krie e tretë
1Për këtë punë unë Pavllua (jam) i hapsosurë i Krishtit Iisuit për juvet Ethnikotë.
2Ndë digjuatë shërbesën’ e dhurëtisë Perndisë që m’është dhënë mua për juvet.
3Sepse me anë të cbuluarit më bëri mua të njohë këtë të fshehurë (sikundr’ ua kam shkruarë me pak fjalë më sipër.
4Mb’atë mundni tuke dhiavasurë të kupëtoni urtëcinë që kam unë mbë mistirio të Krishtit).
5Atë mistirio që nukë qe njohurë ndë të tjera kohëra ndë bij të njerëzet, sikundr’ është çfaqurë ndashti ndë Shënjtorët’ Apostoj të tij, e Profitëvet me anë të Shpirtit.
6Që filit’ e tjera të jenë klironomë bashkë, e me një kurm, e me një pjesë mbë të taksurë të tij mbë Krishtinë Iisunë, me anë të Ungjillit.
7Mb’atë Ungjill jam bërë unë shërbëtuar me të dhënë të dhuratësë Perndisë, që është dhënë mbë mua sikundrë qe e zonja fuqi e tij.
8Mbë mua më të vogëlinë nga gjithë Shënjtorëtë qe dhënë këjo dhurëti, të vangjelisjë ndë fili të tjera gjën’ e pakupëtuarë të Krishtit.
9E të çfaq mbë të gjithë cila është pjesa e mistirioit së fshehurë jetë mbë jetë mbë Perndinë, që ka bërë gjithë punëtë me anë të Iisu Hristoit.
10Që ndashti me anë të Qishësë të njihetë nga arhitë e nga eksusitë që janë ndër Qiell, sofi e Perndisë e shumë e lejmosimea.
11Sikundrë qe kshilli i lashtë, që kish bërë ai mbë Krishtinë Iisunë Zotnë tënë.
12Mb’atë kemi parisi e të hijturë (mbë Perndinë) me tharos, me anë të besësë tij.
13Andaj u lutem të mos lodhi, për shtrëngime që kam unë për juvet, që ato janë nderi juaj.
14Andaj unj gjunjët’ e mia përpara Babait Zotit sonë Iisu Hristoit.
15Që nga ai merr ëmër gjithë fëmija që është ndër Qiell edhe ndë dhe.
16Që të ju apë juvet sikundrë ka nder’ e tij të madhnë që të jini forcuarë ndë të mirë, sikundr’ është njeriu i brëndëshm me anë të Shpirt(it) së tij.
17Që të rrijë Krishti ndë zëmëra tuaj me anë të besësë.
18Tuke qënë juvet rrënjosurë e themeliosurë ndë dashuri, që të mundni me gjithë Shënjtorë të kupëtoni ç’është të gjerëtë, e të gjatëtë, e të thellëtë, e të lartëtë.
19E të kupëtoni edhe atë që tepëron të dijturë, dashurin’ e Krishtit, e të mbushi nga gjithë të mbushurit’ e Perndisë.
20E mb’atë që është i fuqiçim të bëjë gjithë punëtë më të shtuara fort më të shumë nga ajo që i kërkojmë, a vëmë ndër mënd, si ka fuqinë që bën mbë nevet.
21Mb’atë qoftë lëvdim brënda ndë Qishë mbë Krishtinë Iisunë, për gjithë breza ndë jetë pas jetet. Kështu qoftë!
Currently Selected:
Efesio 3: ALTMK27
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.