Që të ju apë juvet sikundrë ka nder’ e tij të madhnë që të jini forcuarë ndë të mirë, sikundr’ është njeriu i brëndëshm me anë të Shpirt(it) së tij.
Që të rrijë Krishti ndë zëmëra tuaj me anë të besësë.
Tuke qënë juvet rrënjosurë e themeliosurë ndë dashuri, që të mundni me gjithë Shënjtorë të kupëtoni ç’është të gjerëtë, e të gjatëtë, e të thellëtë, e të lartëtë.
E të kupëtoni edhe atë që tepëron të dijturë, dashurin’ e Krishtit, e të mbushi nga gjithë të mbushurit’ e Perndisë.