Efesio 1
1
Krie e parë
1Pavllua, Apostolli i Iisu Hristoit me të dashurë të Perndisë, mbë Shënjtorë që janë nd’Efeso, edhe të besësë mbë Hristonë Iisunë.
2Dhurëti e paq qoftë mbë juvet nga Perndia Babai inë, edhe nga Zoti Iisu Hristoi.
3Bekuarë qoftë Perndia, e Babai i Zotit sinë Iisu Hristoit, që na bekoi nevet me çdofarë bekim të Shpirtit ndë Qiell mbë Krishtinë.
4Sikundrë na zgjodhi navet mbë të, pa dhe themeliosurë diniaja, që të jemi Shënjtorë e të pakallëzuarë përpara atij ndë dashuri.
5Ai që na pat urdhëruarë më përpara të na bën djelm me mes të Iisu Hristoit mbë vetëhe të tij, sikundr’ i pëlqeu thelimësë tij.
6Që të këndonetë nderi i dhurëtisë tij me anë t’asaj që bëri të zgjedhurë nevet mbë të dashurinë bir’ e tij.
7Mb’atë kemi të shpërblieritë me anë të gjakut së tij, të ndëjierit’ e fajevet për të madhenë dhuratë të tij.
8Atë që bëri të tepëron ndë nevet mbë çdo sofi e urtëci.
9Tuke bërë të njohëmë nevet të fshehurën’ e thelimësë tij që pat apofasisurë mbë vetëhe.
10Që të përmbëjidh mbë Krishtinë të mbushurit’ e kohëvet që qe urdhëruarë, gjithë punëtë, edhe ato që janë ndër Qiell, edhe ato që janë ndë Dhe.
11Mb’atë, që mbë të tillënë jeshëm thirrturë me short tuke prodhiorisurë si qe apofasi i atij që i bën të gjitha sikundr’ është kshilli i asaj që do ai.
12Që të jemi nevet nishan për nder të lëvdimit së tij, na që pam shpërierë më përpara mbë të.
13Mb’atë (kini shpërierë) edhe juvet, kur digjuatë fjalën’ e së vërtetësë, Ungjill’ e shpëtimit suaj, që mb’atë si besuatë, muarrtë vulënë me Shpirt të taksurësë Shënjte.
14Që është kapari i klironomisë sanë, për të çpërblierë të llaoit së pohtisurë, për lëvdim të nderit së tij.
15Pra andaj edhe unë si digjova besënë tuaj mbë Zotnë Iisunë, edhe dashurinë që kini mbë gjithë Shënjtorë.
16Nukë pushoj tuke lëvduarë Perndinë, e tuke kujtuarë juvet ndë të faltura të mia.
17Që Perndia e Zotit sonë Iisu Hristoit, Babai i nderit, t’u apë juvet Shpirtin’ e sofisë e të së çfaqurësë për njohëjë të tij.
18T’u ndritjë sitë e mëndiesë suaj, që të diji juvet, cila është shpëresa e thërresësë tij, e cili është nderi i madh i pjesësë tij për Shënjtorë.
19E cila është e shumë e tepëra madhëci e fuqisë tij mbë nevet që besuam sikundrë qenë të bëratë e fuqisë madhe së tij.
20Atë që bëri mbë Krishtinë, që e ngrijti atë nga të vdekuritë e e vuri mb’anë të djathëtë të tij ndër Qiell.
21Më sipër se çdo arhi, e eksusi, e fuqi, e urdhër, e sipër mbi çdo ëmër që të zihetë ngoje, jo vetëmë ndë këtë jetë, po edhe nd’atë që vjen.
22E gjithë punëtë ja vuri ndënë këmbë të tij, e atë e bëri Krie mbi gjithë Qishë.
23Ajo Qishë është kurmi i tij, të mbushurit e atij, që i mbush të gjitha mbë të gjitha.
Currently Selected:
Efesio 1: ALTMK27
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.