Kollosait 3
3
Krie e tretë
1Ndë jini adha ngjallturë bashkë me Krishtinë, kërkoni punërat’ e lartësme, tek është Krishti që rri mb’anë të djathëtë të Perndisë.
2Kini silloi për punëra që janë atje lart, e jo për të dheut.
3Sepse jeni vdekurë, e jeta juaj është fshehurë bashkë me Krishtinë mbë Perndinë.
4Kur të çfaqetë Krishti jeta onë, atëherë do të çfaqi edhe juvet me të mbë nder.
5Bëni adha të vdesënë krahët’ e kurmit suaj të përdhesuratë, kurvërinë, të pëgëritë, pothenë, dëshërimn’ e keq, edhe lakëminë, që ajo është Idhollollatri.
6E për ato cbret urgji e Perndisë mbi të bij të pabesësë.
7Mb’ato të këqia patë ecurë edhe juvet njëherë, kur rrojëtë mbë to.
8E ndashti dha shtiri edhe juvet poshtë gjith’ ato, urgjinë, të zëmëruaritë, të keqenë, vllasfiminë, fjalët’ e liga nga goja juaj.
9Mos bëni gënjeshtrë njeri me jatërinë, sepse e kini cveshurë njerin’ e vjetërë me gjithë punërat’ e tij.
10E kini veshurë të rinë, që përtërihetë mbë të njohurë sikundr’ është ikon’ e atij që e ka ktisurë (bërë) atë.
11Tek s’është Elin a Çifut, i prerë a i paprerë, Varvaro a Sqith, kopil a zot, po Krishti (është) çdofarë punë, e është mbë të gjitha.
12Të vishni adha si Shënjtorë të cgjedhurë të Perndisë e të dashurë, zëmërë lejmonjare, të butë, të tapinosë, t’ëmblë, të duruarë.
13Tuke duruarë njeri-jatërinë, e tuke ndëjierë njeri-jatërinë, ndë pastë ndonjë paraponi mbë jatër njeri, sikundrë u ndëjeu edhe Krishti juvet, kështu edhe juvet.
14E mbi gjithë këto punëra të ruani dashurinë, që ajo është lidhëjë e së sosurësë.
15E paqi i Perndisë le të forconetë ndë zëmëra tuaj, mb’atë jini të thirrë për të bërë një kurm, e njihni dhurëtinë.
16Fjal’ e Krishtit le të rrijë mbë juvet me të plotë, mbë çdofarë sofie, tuke dhidhaksurë e tuke dhënë nasihat njeri-jetërit, me anë të psallmovet, e të imnovet, e të këngëvet të Shpirtit, tuke kënduarë për efharisti të Zotit mbë zëmra tuaj.
17E çdofarë punë që të thoni a të bëni, (bënie) gjithë mbë ëmër të Zotit Iisuit, tuke efharistisurë Perndinë e babanë për të.
18Juvet gratë, të jini të digjuara ndë burra tuaj, sikundrë ka hie mbë Zonë.
19Juvet burratë, të doi gratë tuaj, e mos bëni të pikëlluara mbë to.
20Juvet djelm, të jini të digjuarë mbë të gjitha përindet, sepse këjo ësht’ e pëlqierë nde Zoti.
21Juvet përind mos gërnjashni djelmtë tuaj, që të mos bënenë t’ashprë.
22Juvet shërbëtorë, digjoni mbë të gjitha zotërinjtë tuaj të kurmit, e mos shërbeni përpara sivet, si për të pëlqierë njerëzet, po me zëmërë të hapëtë për frikë të Perndisë.
23E çdofarë punë që të bëni, bënie me gjithë zëmërë, si për Zonë, e jo si për njerëz.
24Tuke digjuarë nga Zoti do të kini pagënë ndë klironomi, sepse punoni mbë Zonë Krishtinë.
25E cilido pa që të bëjë adhiqi, do marrë atë të ligë që bëri, sepse s’është mbanë Perndisë të cgjedhurë faqesë.
Currently Selected:
Kollosait 3: ALTMK27
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.