YouVersion Logo
Search Icon

Bëratë 21

21
Krie e njëzetenjëtë
1E poqë u hoqm navet prej suresh, hapm plëhurëtë e vam dreq ndë Ko, e ditën’ e pastajme ndë Rodho, e ateje ndë Patara.
2E si gjem një karav që shkon për Finiq, him mbë të e bëm plëhurë.
3E si na u duk Qiprua e e lam atë mbë të mëngjërë, armenism për ndë Siri, e zum ndë Tiro, se atje duaj të shkarkon barrënë karavi.
4E si gjem mathitejtë, qëndruam atje shtatë dit’. E këta i thanë Pavllosë me anë të Shpirtit, të mos vij nd’Ierusalim.
5E si u sosnë këto dit, duallm e vejëm, e na përcillnë navet gjithë me gra e me djelm ngjera jashtë qutetit. E si unjm gjunjëtë, faleshim mb’anë të Detit.
6E si u puthm njeri me jatërinë, navet him ndë karav, e ata u kthienë ndë shtëpira të ture.
7E navet si sosm t’armenisuritë, nga Tirua arrijtim ndë Ptolemaidhë. E si u puthm me vëllazër, qëndruam një ditë me ta bashkë.
8E nesëret duallm navet bashkë me Pavllonë, e erdhm ndë Qesari. E si hitim ndë shtëpi të Filippoit vangjelistiut (që qe nga të shtatë) qëndruam tek ai.
9Kij kish katër vashëza vërgjëresha që profitepsnë.
10E si mbetm navet atje shumë dit, erdhi një profit nga Iudhea që quhej Agavo.
11E si erdhi ndë navet, e mori brezn’ e Pavllosë e lidhi duart’ e tij edhe këmbëtë, tha: Kështu thotë Shënjti Shpirt, njerinë që kij brez ësht’ i tija, kështu do ta lidhjënë çifutë nd’Ierusalim, e do ta apënë ndë duar të miletevet së tjera.
12E si digjuam këto, i luteshim nevet edhe vëndësitë, që të mos hipën ai nd’Ierusalim.
13E Pavllua u përgjegj: Ç’bëni tuke qarë, e tuke lënduarë zëmërënë time? Sepse sa për vetëhenë time, jam gati jo të lidhem vetëmë, po edhe të vdes nd’Ierusalim për ëmër të Zotit Iisuit.
14E si nukë na digjon ai, pushuam, e tham: Le të bënetë ajo që do Zoti.
15E pas ato ditet, muarm ç’na duhej për udhë, e vejëm nd’Ierusalim.
16E erdhë me na bashkë edhe ca mathitej nga Qesaria, e bijnë me vetëhe atë që duaj të na prit navet, Mnasonë Qipriotnë, mathitin’ e vjetërë.
17E si vam navet nd’Ierusalim, na pritnë vëllazëritë tuke gëzuarë.
18E të nesërmenë hin Pavllua me nevet bashkë ndë shtëpi t’Iakovoit, e u mbëjuadhë gjithë pleqësia.
19E si i puthi ata, u rrëfen një nga një ato që bëri Perndia ndëpër filira me anë të shërbesësë tij.
20E ata si digjuanë lëvdoijnë Zotnë, edhe i than’ atij: E sheh, vëlla, sa mijëra janë nga çifutë që panë besuarë? E gjithë këta kanë zili të nomit.
21Ndashti këta kanë digjuarë për ti, që dhidhaks gjithë çifutë që gjëndenë ndëpër filira, të largonenë nga Moisiu, tuke thënë të mos bëjënë ata djelmtë sunet, edhe të mos rrojënë sikundrë kishnë adetetë.
22Ç’është adha këjo? Do të mbëjidhenë turmë këtu, sepse do të dijënë se erdhë.
23Bën adha këtë që të thom tij: Janë ndë nesh katër njerëz që kanë të taksurë mbi vetëhe.
24Merri këta me vetëhe, e qërou me ta bashkë, e ksodhjas ti për ta, që të rruajnë kokënë, e ta dinë gjithë që ato që digjuanë për tij s’janë gjë, po ecën edhe ti adetnë e ruan nomnë.
25E sa për ata Ethnikotë që besuanë nevet u shkruam, e kemi vënë sinuar të mos vështrojënë këto, po veçe të ruhenë ata nga ato që therjënë nd’Idhollë, nga gjaku, nga të mbituratë, edhe nga kurvëria.
26Ahiere Pavllua mori me vetëhe njerëzitë, e si u qërua me ata bashkë ditën’ e nesërme hiri nd’Iero, e dëfton që u sosnë dit’ e së qëruarit, ngjera sa të bijnë kurban për cilinëdo nga ata.
27Ma kur qenë për të sosurë të shtatë ditë, e si e pan’ atë Çifut’ e Asisë nd’Iero, nakatosnë gjithë llaonë, e shtinë duartë mbi të.
28Tuke thirrturë: O burra Israilitër, ndihnani! Kij ësht’ ai njeri që dhidhaks gjithë botënë mbë çdo vënd kondrë llaoit, edhe nomit, edhe këtij vëndit. Edhe ka kallturë Elinëtë nd’Iero, e pëgëjti këtë vënd të Shënjtëruarë.
29(Sepse kishnë parë më përpara Trofimonë Efesiotnë ndë qutet bashkë me të, e pandehnë që e kish kallturë Pavllua nd’Iero).
30E luajti gjithë quteti, e u mbëjodh llaoi, e si e muarë Pavllonë, e zbranisn’ atë jashtë nga Ieroi, e atë çast u mbillë diertë.
31E si kërkoijnë ta vritn’ atë, vate fjala nde Hiliarhu i Spirësë, se u nakatos gjith’ Ierusalimi.
32E ai atë çast mori trima edhe Ekatondarhë, e vrapëtoi mbi ta, e ata si panë Hiliarhnë edhe trimatë, e lanë nga të rrahuritë Pavllonë.
33Ahiere u afërua Hiliarhu e e zuri atë, e porsiti të lidhetë me di zinçirë, e piet: Cili është, edhe ç’ka bërë.
34E nga llaoi, cili thërrit një punë, e cili tjetërënë. E si s’mund të mpson të vërtetënë nga nakatosia, porsiti ta bijn’ atë ndë kala.
35E kur arriu Pavllua ndë shkallë, gjau ta ngrijn’ atë trimatë mbë duar nga shtrëngimi i llaoit.
36Sepse turm’ e llaoit vij pas si, e thërrit: Ngrenae këtë.
37E kur deshi të hin Pavllua ndë kala, i thotë Hiliarhut: Kam urdhër të të thom tij një fjalë. Edhe ai i tha: Di gërqisht?
38Nukë je adha tij Egjiptiu që nakatose përpara këture ditet botënë, e nxore nd’erimi katër mijë njerëz me kordhë?
39Edhe Pavllua i tha: Unë jam njeri Çifut vëndës nga Tarsoja, ndë Qiliqi, qutet i njohurë. Po të lutem tij të m’apç urdhër të flas ndë llao.
40E si i dha ai urdhër, qëndroi Pavllua ndë shkallë, e bëri shëj llaoit me dorë. E si u bë pushim i madh, atëherë foli ndë gjuhë të Çifutet, e tha:

Currently Selected:

Bëratë 21: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in